[go: up one dir, main page]

Jump to content

Besëlidhja e Re

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Papirusi 46, një nga papirusët më të vjetër të Dhiatës së Re, që tregon 2 Kor 11:33-12:9.

Besëlidhja e Re është pjesa e dytë e Biblës. Në shekulin e dytë të erës sonë që është e Jezus Krishtit ishin shumë shkrime që mbanin emrin e ndonjë apostulli: ungjij, vepra apostujsh, letra, por jo të gjitha këto shkrime hynë në liturgji, në predikime katekistike. Rreth mbarimit të shekullit të dytë disa ndër këto shkrime u quajten Besëlidhja e Re. Ishin ato shkrime që u përdornin në liturgji dhe në katekizim në mbarë Kishën e shpërndarë nëpër vende të ndryshme. Të tjerat nuk hynë në përdorim pse Kisha nuk i pranoi për të frymëzuara prej Hyjit, pra ishin të dyshmita dhe u quajten apokrife (i fshehur, i vënë në vend të fshehtë). Të krishterët e parë nuk e patën mënjiherë idenë t' ia bashkangjesin BV librat e vet. Ata filluan në liturgji t'i përdorin pas leximit të teksteve të Besëlidhjes së vjetër edhe shkrimet e reja. Kështu këto moren rendësinë e vet dhe dhe me kohë u quajten Librat e Besëlidhjes së Re dmth të Besëlidhjes që nëpër Jezu Krishtin, Hyji lidhi me mbarë njerëzimin. Kështu ju bashkangjitën librave të BV, të cilat Kisha gjithmonë i nderon si Fjalë e Hyjit. Njëzet e shtatë librat e BR janë letërsia më e afërt e krishterimit në fillim. Ato mbajnë përmbajtjen e të vërtetave të besimit dhe të moralit për të krishterin. Bashkë me librat e BV dhe me traditën e shenjtë të Kishës, përmbajnë gurrën e vërtetë që duhen besuar dhe të normave morale që duhen mbajtur.

Librat e Besëlidhjes së Re

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat e apostujve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat e Apostujve tregon se si rrodhen ngjarjet pas Ringjalljes se Jezusit. Historine e perhapjes se Ungjillit (Lajmit te Mire)dhe bashkesive te para te krishtera.

Letra të përgjithshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Letrat janë një gjini letrare, që, edhe pse nuk janë krejtësisht të panjohura në Besëlidhjen e vjetër (si psh. Letra e Urise 2 Sam 11,14-15); Letra e Elisë mbretit Joram 2 An 21,12-15 etj.), në Besëlidhjen e re më shumë se 2/3 e shkrimeve janë Letra (Letrat e Palit, Letrat e përgjithshme: e Jakobit, të Pjetrit, të Gjonit, Judës).

Besëlidhja e Re është shkruar në Hebraisht dhe Greqishtën e Vjetër.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shkrimet - një platformë për leximin dhe studimin e Biblës shqip