[go: up one dir, main page]

Jump to content

Bekër Ebu Zejd

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bekër bin Abdullah bin Muhammed bin Ebu Zejd (Arabisht: بكر بن عبد الله بن محمد بن أبوزيد)[1] ishte dijetarë arabë dhe anëtar i Këshillit i Dijetarëve të Lartë dhe Komitetit të Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva.[2] Ai ishte nxënës i Muhammed esh-Shenkitit.

Bekër lindi më 1944 në Dawadami. Ai shkoi në shkollat publike deri në vitin e dytë të shkollës fillore, dhe pastaj më 1955 u zhvendos në Riad ku vazhdoi studimet e tij. Ai diplomoi në Fakultetin e Sheriatit në Universitetin Muhammed ibn Saud me nderime të klasës së parë më 1966.

Në vitin 1964, ai u transferua në Medine, ku punoi si bibliotekar në Librarinë e Përgjithshme të Universitetit Islamik të Medinës. Në vitin 1966, ai u zgjodh si gjyqtar në sistemin ligjor të Arabisë Saudite, ku një dekret mbretëror saudit e emëroi atë. Ai vazhdoi këtë post deri në vitin 1979 kur një dekret u lëshua nga Këshilli i Ministrave duke e zgjedhur atë si prokuror i përgjithshëm për Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 1991, ai u emërua si anëtar i Këshillit i Dijetarëve të Lartë dhe Komitetit të Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva.

Bekër Ebu Zejd vdiq më 5 shkurt 2008 në Riad dhe u varros në Dirije që ndodhet në periferi të kryqytetit arabë.

Ai ka shkruar shumë libra në hadith, fikh, gjuhësi dhe njohuri të përgjithshme. Disa prej librave të tij janë:

  • Al-Taqrib Li `Ulum Ibn Al-Qayyim, 1 vëlim.
  • Ikhtiyarat Ibn Taymiyyah nga El-Burhan Ibn El-Kajim
  • Hukm Al-Intima' Ila Al-Firaq Wa Al-Ahzab Wa Al-Jama`at Al-Islamiyyah, 1 vëllim.
  • Tasnif Al-Nas Bayn Al-Dhan Wa Al-Yaqin
  • Al-Bulghah Fi Fiqh Imam Ahmad ibn Hanbal, 2 vëllime.
  1. ^ "Shaykh Bakr Abu Zayd Passes Away". Muslim Matters. Marrë më 5 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "His Eminence Shaykh Bakr ibn `Abdullah Abu Zayd". Alifta. Marrë më 5 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]