Arkitektura e tempujve hindu
Arkitektura e tempujve Hindu është një strukturë e hapur simetrike me shumë variacione, në një rrjet katrore pada-sh, të pozicionuar në forma të përkryera gjeometrike si rrathët dhe katrorët.[1][2] Një tempull Hindu konsiston në një qelë të shenjtë të brendshme, garbha griha ose dhoma e brendësisë, ku qëndron idhulli ose perëndia kryesore së bashku me Purusa-n. Garbhagriha është e kurorëzuar nga një ndërtesë si kullë e quajtur Shikhara, ose dhe Vimana. Arkitektura përfshin një ambulator për parikrama, një sallon kongregacioni dhe ndonjëherë një paradhomë dhe verandë. Arkitektura e tempullit Hindu pasqyron një sintezë artesh, ideale dharma, besimesh, vlerash dhe mënyrën e jetesës të promovuar nga hinduizmi. Është një lidhje ndërmjet njeriut, perëndive dhe Purusa-s universale në një hapësirë të shenjtë.[3] Në një tekst të lashtë indian, një tempull është një vend për pelegrinazhin Tirtha dhe Kshetra.[2] Është një vend i shenjtë, ambientimi dhe dizajni i të cilit përpiqet të kondensoi simbolikisht idealet e mënyrës hindu të jetesës.[3] Gjithë elementet kozmikë që krijojnë dhe celebrojnë jetën në panteonin Hindu, janë të pranishëm në një tempull Hindu - që nga zjarri te uji, nga imazhet e natyrës te hyjnitë, nga femërorja te mashkullorja, nga kama te artha, nga tingujt fluturak te aromat e temjanit te Purusha - mosqenia e përjetshme – është pjesë arkitekturës së një tempulli Hindu.[2] Parimet arkitekturore të tempujve Hindu në Indi janë përshkruar në Shilpa Shastra dhe Vastu Sastra.[4][5] Kultura Hindu ka inkurajuar pavarësinë estetike të ndërtuesve të tempujve të saj dhe arkitektët e saj shpesh herë kanë treguar fleksibilitet të lartë në shprehjen e tyre krijuese duke adoptuar gjeometri të tjera të përkryera dhe parime matimatike në ndërtimin Mandir për të shprehur mënyrën Hindu të jetesës.[1]
Dizajni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Susan Lewandowski pohon[6] se parimi themelor në një tempull Hindu është ndërtuar rreth besimit se të gjitha gjërat janë një, gjithëçka është e lidhur. Pelegrini është i mirëpritur në hapësirave të strukturuara matematikisht, një rrjet arti, kollonash me gdhendje dhe statujash që shfaqin dhe celebrojnë katër parimet e rëndësishme dhe të nevojshme të jetës njerëzore - kërkimi i artha-s (begatisë, kamjes), kërkimi i kama-s (kënaqsisë, seksit), kërkimi i dharma-s (virtyteve, jetës etike) dhe kërkimi i moksha-s (çlirimit, vetë-njohjes).[7][8][9] Në qendër të tempullit, tipikisht poshtë dhe ndonjëherë sipër ose pranë perëndisë, është hapësira e thjeshtë e zbrazët pa dekorime, që simbolikisht përfaqëson Purusa-n, Parimi Suprem, e shenjta universale, e pa formë, që ësthë e pranishme kudo, që lidh çdo gjë dhe ësthë esenca e secilit. Një tempull Hindu synon të inkurajoi reflektimin, të lehtësoi purifikimin e mendjes dhe të nxisë procesin e realizimit të brendshëm të besimtarit.[2] Procesi specifik i lihet shkollës së besimit të ndjekësit. Hyjnia kryesore e tempujve të ndryshëm Hindu varion për të pasqyruar këtë spektrum shpirtëror.
Siti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siti i përshtatshëm për një Mandir, sugjerojnë tekstet e shenjta sanskrite, është pranë ujit dhe kopshteve, ku lulëzojnë zambakët dhe lule të tjera, ku mbahen mjellma, rosa dhe zogj të tjerë, ku kafshët qëndrojnë pa frikë.[2] Këta vende harmonike rekomandoheshin në këta tekste me shpjegimin se në vende të tilla luajnë perënditë dhe kështu janë sitet më të mira për tempujt Hindu.[2][6] Ndërsa Mandirët madhor Hindu rekomandohet të ndërtohen në sangame (vendtakimi i lumenjve), brigjet e lumenjve, liqeneve dhe deteve, Brhat Samhita dhe Purana sugjeron që tempujt mund të ndërtohen gjithashtu edhe ku nuk është i pranishëm një burim natyror. Këtu ata rekomandojnë se një pellg të ndërtohet në mënyrë të parapëlqyer përball ose majtas tempullit me kopshte ujorë. Nëse uji nuk është i pranishëm as në mënyrë natyrore as i projektuar, uji është simbolikisht i pranishëm në shenjtërimin e tempullit ose hyjnisë. Tempujt mund të ndërtohen gjithashtu, sugjeron Visnudharmottara në pjesën III të kapitullit 93,[10] brenda shpellave dhe gurëve të skalitur, në majat e kodrave duke ofruar pamje qetësuese, në faqet e malit duke ofruar pamje të bukura të luginave, brenda pyjeve dhe vendeve të vetmuara, pranë kopshteve ose në krye të një rruge qyteti.
Planifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti i një tempulli Hindu ndjek një dizajn gjeometrik të quajtur vastu-purusha-mandala. Emri është një fjalë e përbërë sanskrite me tre nga komponentet më të rëndësishme të planit. Mandala do të thotë rreth, Purusha është esenca universale në qendër të traditës Hindu, ndërsa Vastu do të thotë stukturë banimi.[11] Vastupurushamandala është një yantra.[12] Dizajni i projektit të një tempulli Hindu në një strukturë simetrike, vetë-përsëritëse rrjedh nga besimet qendrore, mitet, drejtimet kardinale dhe parimet matematike.[1] Katër drejtimet kardinale ndihmojnë në krijimin e aksit të një tempulli Hindu, rreth të cilit formohet një katror i përkryer në hapsirën e disponueshme. Rrethi Mandala jashtë-shkruan katrorin. Katrori konsiderohet hyjnor për përsosmërinë e tij dhe si një produkt simbolik i diturisë dhe mendimit njerëzor, ndërsa rrethi konsiderohet tokësor, njerëzor dhe vëzhgohet në jetën e përditshme (hëna, dielli, horizonti, pika e ujit, ylberi etj.). Secili mbështet tjetrin.[2] Katrori është i ndarë në një rrjetë të përkryer katrorash. Në tempujt e mëdhenj, kjo është shpesh një strukturë rrjete 8 x 8 ose 64. Në superstrukturat ceremoniale të tempullit, kjo është një rrjetë me 81 katrorë të vegjël. Katrorët quhen ‘‘padas’’.[1][13] Katrori është simbolik dhe ka zanafillë vedike nga altari i zjarrit, Agni. Orientimi përgjatë drejtimeve kardinale, ngjashmërisht është një zgjatim i ritualeve vedike të tre zjarreve. Ky simbolizëm gjendet gjithashtu në qytetërimin grek si dhe në qytetërimet e tjera të lashta, nëpërmjet gnomonit. Në manualet e tempullit Hindu, projektet e dizajnuara janë përshkruar me 1, 4, 9, 16, 25, 36, 49, 64, 81 deri në 1024 katrorë; 1 pada konsiderohet s plani më i thjeshtë, si një vend për një heremit ose besimtar për tu ulur dhe medituar në të, për të bërë yoga, ose të bëjë oferta me zjarrin vedik përball. Dizajni i dytë prej 4 padash ka një qendër simbolike në pikëtakimin e diagonaleve dhe është gjithashtu një plan meditues. Dizajni me 9 pada ka një qendër të shenjtë të rrethuar dhe është modeli për tempujt më vegjël. Tempulli i vjetër Hindu vastumandala mund të përdori 9 deri në 49 seri padash, por 64 konsiderohet rrjeta gjeometrike më e shenjtë në tempullin Hindu. Quhet gjithashtu Manduka, Bhekapada ose Ajira në tekste të ndryshme të lashta sanskrite. Çdo pada i është atribuar konceptualisht një elementi simbolik, hera herës në formën e një hyjnie ose të një shpirti apo apasara. Katrori (ose katrorët) qendror 64 i kushtohet Brahmanit (të mos ngatërrohet me Brahminin) dhe quhen Brahma pada. Në strukturën e tempullit Hindu simetria dhe katrorët koncentrik, çdo rresht koncetrik ka një domethënie. Rreshti më i jashtëm, Paisachika pada, nënkupton aspekte të Asura-ve dhe të keqes; rreshti pasues më i brendshëm është Manusha pada që nënkupton jetën njerëzore; ndërsa Devika pada nënkupton aspekte të Deva-ve dhe të mirës. Manusha pada tipikisht bujt ambulatorin.[2] Besimtarët, pasi ecin rrethas në krahun orar nëpër këtë ambulator për të plotësuar Parikrama-n (ose Pradakshina-n), ecin midis të mirës në krahun e brendshëm dhe të keqes në krahun e jashtëm. Në tempujt më të vegjël, Paisachika pada nuk është pjesë e superstrukturës së tempullit, por mund të jetë në kufirin e tempullit ose thjesht e përfaqësuar simbolikisht. Paisachika padat, Manusha padat dhe Devika padat rrethojnë Brahma padat, që nënkuptojnë energjinë krijuese dhe shërben si vendndodhja e idhullit primar të tempullit për darsana-n. Më në fund në qendrën e Brahma padave është Garbhagruha(Garbha- qendër, gruha- shtëpia; fjalë për fjalë qendra e shtëpisë) (Hapësira Purusa), që nënkupton Parimin Universal të pranishëm në çdogjë dhe në çdokënd.[2] Kulla majuce e një tempulli Hindu, e quajtur Shikhara në Indinë veriore dhe Vimana në Indinë jugore, është e vendosur përsosmërisht mbi Brahma pada(t).
Poshtë katrorit qendror të mandala-s është hapësira për Shpirtin Universal të paformë kudo depërtues dhe gjithëçka lidhës, Purusha. Kjo hapësirë hera herës referohet si garbha-griya (fjalë për fjalë si shtëpia mitër) – një katror i vogël i përkryer, pa dritare, hapësirë e mbyllur pa zbukurime që përfaqëson esencën e përbotshme.[11] Brenda ose afër kësaj hapësire është në mënyrë tipike një murti (idhull). Ky është idhulli hyjnor kryesor dhe varion sipas çdo tempulli. Shpesh është ky idhull që i jep emrin, siç është tempulli Visnu, tempulli Krishna, tempulli Rama, tempulli Narayana, tempulli Siva, tempulli Lakshmi, tempulli Ganesha, tempulli Durga, tempulli Hanuman, tempulli Surya etj.[3] Është kjo garbha-griya që besimtarët ndjekin për ‘‘darsana’’ (fjalë për fjalë, një pamje e diturisë,[15] ose vizioni[11]). Sipër vastu-purusha-mandala-s është një superstrukturë me një kube e quajtur Shikhara në Indinë e veriut dhe Vimana në Indinë e jugut, që zgjatet drejt qiellit.[11] Ndonjëherë, tempujt zëvendësues, kubeja mund të zëvendësohet me një bambu simbolike me pak gjethe në majë. Përmasat vertikale të kupolës ose kubesë janë projektuar si një piramidë, konike ose forma të tjera si mal, duke përdorur përsëri parimin e rrathëve dhe katrorëve koncentrikë.[2] Studiuesit sugjerojnë se kjo formë është frymëzuar nga mali kozmik Meru ose Himalayan Kailasa, banesa e zotave sipas mitologjisë vedike.[11] Në tempujt më të mëdhenj, tre padat e jashtme janë vizualisht të dekoruara me gdhendje, piktura ose imazhe që synojnë të frymëzojnë besimtarin.[2] Në disa tempuj, këto imazhe ose relieve murore mund të ketë histori nga epika Hindu, në të tjerë mund të jenë rrëfenja vedike rreth të drejtës dhe të gabuarës ose virtuteve dhe veseve, në disa mund të jenë idhuj të perëndive minore ose rajonale. Kolonat, muret dhe tavanet në mënyrë tipike kanë gjithashtu zbukurime të gdhendura ose imazhesh të katër synimet e drejta dhe të nevojshme të jetës - kama, artha, dharma dhe moksa. Kjo ecje rrethas quhet pradakshina.[11]
Tempujt e mëdhenj kanë gjithashtu sallone me kollona të quajtura mandapa. Një në krahun lindor, që shërben si dhomë pritjeje për pelegrinët dhe besimtarët. Mandapa mund të jetë një strukturë e veçuar në tempujt më të vjetër, por në tempujt më të rinj kjo hapësirë është e integruar në superstrukturën e tempullit. Sitet e Mega-tempullor kanë një tempull kryesor të rrethuar nga tempuj dhe falëtore më të vogla, por këta janë akoma të planifikuar nga parimet e simetrisë, rrjetave dhe saktësia matematike. Një parim i rëndësishëm që gjendet në planin e tempujve Hindu është pasqyrimi dhe përsëritja e në mënyrë fraktale e dizajnit të strukturës,[16] secila unike edhe pse përsëritëse e parimit të zakonshëm qendror, të cilit Susan Lewandowski i referohet si “një organizëm i elementeve përsëritëse”.[17]
- Përjashtime nga parimi i rrjetës katrore
Shumica mbizotëruese e tempujve Hindu paraqet parimin e rrjetës së përsosur të katrore.[18] Gjithësesi, ka disa përjashtime. Për shembull, Teli-ka-mandir në Gwalior, ndërtuar në shekullin e VII nuk është një katror por është një drejtëkëndësh në raportin 2:3. Më tej, tempulli eksploron një numër strukturash dhe faltoresh në raportet 1:1, 1:2, 1:3, 2:5, 3:5 dhe 4:5. Këta raporte janë të saktë, duke sugjeruar se arkitekti synonte të përdorte këta raporte harmonike dhe modelin drejtëkëndor nuk ishte një gabim, as një përafrim arbitrar. Shembuj të tjerë të raporteve jo katrore harmonike gjenden në sitin e tempullit Naresar të Madhya Pradeshit dhe tempullit Nakti-Mata afër Jaipurit në Rajasthan. Michael W. Meister sugjeron se këto përjashtime nënkupton se manualet antike sanskrite për ndërtimin e tempujve ishin porosi dhe hinduizmi u lejonte artizanëve të tij fleksibilitet në shprehje dhe pavarësi estetike.[1]
Stile të ndryshme arkitekturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura nagara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempujt Nagara kanë dy veçori dalluese:
- Në plan, tempulli është një katror me një numër projektimesh graduale në mes të çdo ane duke krijuar një formë kryqi me një numër këndesh të futur në secilin krahë.
- Në ngritje, një shikhara, kulla gradualisht lakohet brenda në një lakore konvekse, duke përdorur parimin e katrorëve rrotullues dhe rrathëve koncentrikë.
Projeksionet në plan janë gjithashtu të ngritura lartë deri në majë të shikaras dhe kështu ka një theks të fortë te linjat vertikale. Stili Nagara është i shpërndarë gjerësisht mbi një pjesë të madhe të Indisë, duke shfaqur varietete të dallueshme dhe degëzime në linjat e lartësimit dhe përpunim sipas çdo vendi. Një shembull i arkitekturës Nagara është Tempulli Kandariya Mahadeva.
Arkitektura dravidiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili dravidian i tempujve hindu konsiston pothuajse në mënyrë të pandryshueshme në katër pjesë të njëpasnjëshme, që dallojnë vetëm sipas kohës në të cilën janë realizuar:[19]
- Pjesa parimore, vetë tempulli, quhet Vimana (ose Vimanam). Është gjithmonë katror në plan dhe kurorëzohet nga një çati piramidale me një ose më shumë kate; përmban qelën ku vendoset imazhi i zotit ose emblema e tij.
- Verandat ose Mandapa-t (ose Mantapam-at), që gjithmonë mbulojnë dhe paraprijnë derën që të çon te qela.
- Piramidat-porta, Gopuram-at, që janë veçoria kryesore në rrethimet katërkëndore që rrethojnë tempujt më të shquar.
- Sallonet me kolona ose Chaultris—më sakt Chawadis -- të përdorura për qëllime të ndryshme dhe që janë pandryshueshmërisht shoqëruese të tempujve.
Përkrahë këtyre një tempull përmban gjithmonë depozita tempulli ose puse për ujë (të përdorura për qëllime të shenjta ose leverdinë e priftërinjve), ngjitur me to janë banesat për të gjitha llojet e gradave të priftërinjve dhe ndërtesa të tjera për shtetin ose për dobishmëri.[19]
Arkitektura Badami Chalukya
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili Badami Chalukya zuri fill gjatë vitit 450 të e.s. në Aihole dhe u përsos në Pattadakal dhe Badami.[20] Periudha Badami Chalukya ishte një periudhë e lavdishme në historinë e arkitekturës indiane. Kryeqyteti i Dinastisë Chalukya, Vatapi (Badami, në distriktin Bagalkot, në Karnataka) gjendet në grykën e një lugine të thellë midis dy kodrave shkëmbore. Midis viteve 500 dhe 757 të e.s., Badami Chalukya-t vendosën themelet e arkitekturës së tempujve shpellorë, në brigjet e lumit Malaprabha. Këto stile përfshijnë kryesisht Aiholen, Pattadakal-in dhe Badamin. Sitet u ndërtuan me gurë ranorë të prerë në blloqe të stërmëdhenj nga vargu i kodrave Kaladgi. Në Badami, Chalukyat gdhendën disa nga tempujt shpellorë më të bukur. Mahakuta, pemët e mëdha nën të cilat qëndron faltorja. Në Aihole, e njohur edhe si "djepi i arkitekturës indiane", ka mbi 150 tempuj të shpërndarë rreth fshatit. Tempulli Lad Khan është më i vjetri. Tempulli Durga është i shquar për apsin e tij gjysëm-rrethor, plintat e ngritura dhe galerinë që rrethon sanktum sanktorum-in. Një skulpturë e Vishnu-së i ulur mbi një kobra të madhe është në tempullin Hutchimali. Tempulli i shpellës Ravalphadi lartëson format e shumta të Shiva-s. Tempujt e tjerë përfshijnë kompleksin tempullor Konthi dhe tempullin Jain Meguti.
Pattadakali është një sit i Trashëgimisë Botërore, ku gjendet tempulli Virupaksha; është tempulli më i madh, që ka skena të skalitura nga eposet e mëdhenj të Ramayana-s dhe Mahabharata-s. Tempujt e tjerë në Pattadakal janë Mallikarjuna, Kashivishëanatha, Galaganatha dhe Papanath.
Stili arkitekturor Gadag
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili arkitekturor Gadag quhet edhe Arkitektura Kalyani Chalukya.[24] Stili lulëzoi për 150 vjet (nga viti 1050 deri në vitin 1200); në këtë periudhë, u ndërtuan rreth 50 tempuj. Disa shembuj të saj janë Tempulli Saraswati në kompleksin tempullor Trikuteshwara në Gadag, tempulli Doddabasappa në Dambal, tempulli Kasivisvesvara në Lakkundi dhe tempulli Amriteshwara në Annigeri, që është i shënuar nga kolona të zbukuruara me skulptura të shumta.[25] Ky stil zuri fill gjatë periudhës së Kalyani Chalukya (e njohur gjithashtu si Chalukya perëndimore) të Someswara-s I.
Stili arkitekturor Kalinga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dizajni që lulëzoi në Indinë lindore në shtetin Odisha dhe në Andhra Pradesh janë quajtur stili arkitekturor Kalinga. Stili konsiston në tre tipe të veçanta tempujsh, përkatësisht Rekha Deula, Pidha Deula dhe Khakhara Deula. Deula do të thotë "tempull" në gjuhën vendore. Dy të parët janë të asociuar me tempujt e Vishnu-s, Surya-s dhe Shiva-s ndërsa i treti është kryesisht i asociuar me tempujt Chamunda dhe Durga. Rekha deula dhe Khakhara deula bujt sanctum sanctorum-in ndërsa Pidha Deula përbëhet nga sallonet e jashtme të kërcimit dhe ofertave.
Shembujt më të shquar të Rekha Deula-s janë Tempulli Lingaraj i Bhubaneswarit Tempulli Jagannath i Puri-t. Një nga shembujt e shquar të Khakhara Deula-s është Vaital Deula. Tempulli Konark Sun është një shembull i gjallë i Pidha Deula-s.
Arkitektura tempullore Māru-Gurjara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura tempullore Māru-Gurjara zuri fill në shekullin e VI rreth rajoneve të Rajasthanit. Arkitektura Māru-Gurjara tregon kuptimin e thellë të strukturave dhe aftësistë e rafinuara të artizanëve të Rajastanit të periudhës së vjetër. Arkitektura Māru-Gurjara ka dy stile të shquara: Maha-Maru dhe Maru-Gurjara. Sipas M. A. Dhaky-t, stili Maha-Maru u zhvillua kryesisht në Marudesa, Sapadalaksa, Surasena dhe në pjesë të tjera të Uparamala ndërsa stili Maru-Gurjara zuri fill në Medapata, Gurjaradesa-Arbuda, Gurjaradesa-Anarta dhe disa zona të Gujaratit.[26] Studiues si George Michell, M.A. Dhaky, Michael W. Meister dhe U.S. Moorti besojnë se arkitektura tempullore Māru-Gurjara është tërësisht arkitekturë indino perëndimore dhe është mjaft e ndryshme nga arkitektura tempullore indiano veriore.[27] Kjo tregon ndarjen e mëtejshme etnike dhe kulturore të Rajastanit nga kultura e Indisë veriore. Ka një lidhje mes arkitekturës Māru-Gurjara dhe arkitekturës tempullore Hoysala. Në të dy këto stile arkitektura trajtohet në mënyrë skulpturore.[28]
Kronologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Magadha u ngrit me Dinastinë Shishunaga rreth vitit 650 p.e.s.. Ashtadhyayi i Panini, një gramaticien i shekullit të V p.e.s. flet për imazhe që përdoreshin në faltoret e tempujve Hindu. Imazhet e zakonshme quheshin pratikriti dhe imazhet për adhurim quheshin archa. Patanjali, autori i shekullit të II p.e.s. i komentarit Mahabhashya mbi Ashtadhyayi-n, tregon më shumë rreth këtyre imazheve. Imazhet e perëndive për shitje quheshin Shivaka etj., por një archa i Shiva-s quhej thjesht Shiva. Patanjali përmend perënditë Shiva dhe Skanda. Ka gjithashtu përmendje të adhurimit të Vasudeva-s (Krishnas). Thuhej gjithashtu se disa imazhe mund të lëvizeshin ndërsa të tjerë ishin të palëvizshëm. Panini thotë gjithashtu se një archa nuk shitej dhe se kishte njerëz (priftërinj) që e kalonin jetën duke u kujdesur për të. Panini dhe Patanjali përmendin tempuj që quheshin prasada. Shatapatha Brahmana më e hershme e periudhës vedike, na informon për një imazh në formën e Purusha-s që ishte vendosur brenda altarit. Librat vedik përshkruajnë projektin e tempullit se duhet të jetë katror. Ky plan ndahej në 64 ose 81 katrorë më të vegjël, ku secili prej tyre përfaqësonte një hyjni specifike.
Tempuj të hershëm në rend afërsisht kronologjik:[29]
- Tempulli Mahabodhi në Bodh Gaya, 234 p.e.s. e më tëhu.
- Tempujt e periudhës Gupta (320 - 550 të e.s.) në Sanchi, Tigawa, Eran, Bhumra dhe Nachna.
- Tempulli i Vishnu-s, në Deogarh, distrikti Lalitpur, 500-525 të e.s.
- Bhitargaon, distrikti Kanpur Nagar, tempulli me tulla, shekulli i VI.
- Tempulli me tulla Lakshman, Sirpur, 600-625 të e.s.
- Tempulli Parsurameswar, Bhubaneshwar 600-650 të e.s.
- Mahabalipurami 650-675 të e.s.
- Tempulli Rajiv Lochan, Rajim, 600 i e.s.[30]
- Tempulli Meguti në Aihole, 634 i e.s., tempujt e Lad Khanit dhe Durgas, shekulli i VII.
- Alampur, Garuda-Brahma 696-734 të e.s., Svarga Brahma 681-696 të e.s., Visva-Brahma 700 i e.s.
- Arkitektura Badami Chalukya, 400-700 i e.s., Malegutti, Bhutanath.
- Shpellat Ellora, Kailas 750-775 të e.s., shpella 32, 800-825 të e.s.
- Pattadakal Virupaksh, Mallikarjuna, 745 i e.s.
- Tempujt në Mahua, Amril, Naresar, Batesar: shekulli i VIII.
- Osian Surya 700-725 të e.s., Harihar 775-800 të e.s.
- Gwalior Teli Ka Mandir 725-750 të e.s.
- Vaital Deula, Bhubaneshwar, 750-800 të e.s.
- Madhakheda në Madhaya Pradesh, 825 i e.s.
Fjalor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në projektin e një tempulli, midis pjesëve më të zakonshme të arkitekturës së tempujve përmenden:
- Jagati
Jagati është një term i përdorur për tiu referuar një sipërfaqeje të ngritur, platforme ose tarrace mbi të cilën vendoset tempulli.[31]
- Antarala
Antarala është një paradhomë e vogël ose një holl midis garbhagriha-s/garbha graha-s (faltorja) dhe mandapa-s, më e zakonshme në tempujt e Indisë veriore.[32][33]
- Mandapa
Mandapa (në gjuhën hindi/sanskrite, e transkriptuar gjithashtu mantapa ose mandapam) është një term që i referohet sallonit të jashtëm me kolona ose pavjonit për rituale publike.[34] ‘‘‘Ardha Mandapam’’’ — hapësirë e ndërmjetme midis pjesës së jashtme të tempullit dhe garba griha-s (sanctum sanctorumi) ose mandapave të tjera të tempullit. ‘‘‘Asthana Mandapam’’’ — salla e mbledhjes. ‘‘‘Kalyana Mandapam’’’ — kushtuar ritualeve të celebrimit të martesës së perëndisë dhe perëndeshës. ‘‘‘Maha Mandapam’’’ — (Maha = e madhe) ku ka mjaft mandapa në tempull, është më e madhja dhe më e larta. Përdoret për të mbajtur fjalime fetare. ‘‘‘Nandi Mandapam’’’ (ose ‘‘‘Nandi Mandir’’’) - Në tempujt e Shiva-s, pavjon me një statujë të demit të shenjtë Nandi, duke shikuar statujën ose lingam-in e Shiva-s.
- Sreekovil-i ose garbhagriha
Sreekovil-i ose garbhagriha është pjesa në të cilën vendoset murti (idhulli) i perëndisë në një tempull Hindu, dmth. Sanctum sanctorumi. Zona përreth përmendet si Chuttapalam, e cila përgjithësisht përfshin perëndi të tjera dhe murin kryesor kufizues të tempullit. Zakonisht gjendet gjithasthu një zonë Pradakshina në Sreekovil dhe një jashtë, ku besimtarët mund të marrin Pradakshina.[33]
- Shikhara ose Vimana
Shikhara ose Vimana (e quajtur edhe vimanam) fjalë për fjalë do të thotë "maja e malit", i referohet kullës që ngrihet mbi sanctum sanctorum, ku gjendet perëndia është pjesa më e shquar dhe e dukshme e një tempulli Hindu.
- Amalaka
Një amalaka është një disk guri, shpesh me kurrize, që qëndron në kullën (shikharan) kryesore të tempullit.[33]
- Gopurami
Gopurami (ose Gopura) është kullë e rafinuar portikësh të tempujve të Indisë jugore, që nuk duhet të ngatërrohen me shikharat.
- Urushringa
Një urushringa është një shtesë e shikharas, më ulët dhe më e ngushtë, ngjitur shikharas kryesore.[33]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f Michael Meister: Geometry and Measure in Indian Temple Plans: Rectangular Temples, 1983, Artibus Asiae, Vol. 44, Nr. 4, fq. 266-296
- ^ a b c d e f g h i j k l m Stella Kramrisch: The Hindu Temple, Vol 1, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0222-3
- ^ a b c George Mitchell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; kapitulli I, 1988, University of Chicago Press: Chicago, IL.; ISBN 978-0-226-53230-1
- ^ Jack Hebner: Science of the Sacred: Architecture of the Vastu Sastra - According to Sacred Science; red.: David Osborn, 2010, ISBN 978-0-557-27724-7, fq. 85-92
- ^ Binode Behari Dutt: Town planning in Ancient India; 1925, Gyan Publishing House, ISBN 978-81-8205-487-5
- ^ a b Susan Lewandowski: Buildings and Society: Essays on the Social Development of the Built Environment; kapitulli IV "The Hindu Temple in South India"; Anthony D. King (redaktor), Routledge, ISBN 978-0-7102-0234-5
- ^ Alain Daniélou: The Hindu Temple: Deification of Eroticism; përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga Ken Hurry, 2001, ISBN 0-89281-854-9, fq. 101-127
- ^ Samuel Parker: Ritual as a Mode of Production: Ethnoarchaeology and Creative Practice in Hindu Temple Arts; 2010, South Asian Studies, 26(1), fq. 31-57
- ^ Michael Rabe: Secret Yantras and Erotic Display for Hindu Temples; kapitulli 25, red. nga David White, Princeton University Readings in Religion (Motilal Banarsidass Publishers), ISBN 978-81-208-1778-4, fq. 435-446
- ^ Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Vol 1, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0222-3, fq. 5-6
- ^ a b c d e f Susan Lewandowski: Buildings and Society: Essays on the Social Development of the Built Environment; kapitulli IV "The Hindu Temple in South India"; Anthony D. King (redaktor), Routledge, ISBN 978-0-7102-0234-5, fq. 68-69
- ^ Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Volume 1 & 2, 1976, ISBN 81-208-0223-3
- ^ Përveç projektit me faqe katrore (4), Brhat Samhita përshkruan gjithashtu parime projektuese Vastu dhe Mandala të bazuara në një trekëndësh të përkryer (3), hekzagon (6), oktagon (8) dhe hekzadekagon (16), sipas Stella Kramrisch. Projekti i rrjetës 49 quhet Sthandila dhe ësthë me rëndësi të madhe në shprehjen krijuese të tempujve Hindu në Indinë e jugut, veçanërisht në ‘‘Prakaras’’.
- ^ Michael W. Meister: Journal of the Society of Architectural Historians; Vol. 65, Nr. 1 (mars 2006), fq. 26-49
- ^ Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Volume 1, 1976, ISBN 81-208-0223-3, fq. 8
- ^ K. Trivedi: Hindu Temples: Models of A Fractal Universe; 1989, The Visual Computer, 5(4), fq. 243-258
- ^ Susan Lewandowski: Buildings and Society: Essays on the Social Development of the Built Environment; kapitulli IV "The Hindu Temple in South India"; Anthony D. King (redaktor), Routledge, ISBN 978-0-7102-0234-5, fq. 71-73
- ^ Michael W. Meister: Maṇḍala and Practice in Nāgara Architecture in North India; Journal of the American Oriental Society, Vol. 99, Nr. 2 (prill - qershor 1979), fq. 204- 219
- ^ a b James Fergusson: History of Indian and Eastern Architecture; 1997, 3rd edition, viti i bot. të parë 1910, Low Price Publications, New Delhi, ISBN 81-7536-072-0, ISBN 978-81-7536-072-3, fq. 309
- ^ "Echoes from Chalukya caves". Marrë më 1 prill 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cousens (1926), fq. 101
- ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-Historic Times to The Present; 2001, viti i bot. të parë 1980, Jupiter books, Bangalore, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 117-18
- ^ Rao, Kishan. "Emperor of Temples crying for attention". The Hindu, June 10, 2002 (në anglisht). The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2007. Marrë më 10 nëntor 2006.
- ^ "In search of Indian records of Supernovae1" (PDF). Hrishikesh Jogleka, Aniket Sule, M. N. Vahia. Marrë më 3 prill 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kalyani Chalukyan temples, Temples of Karnataka" (në anglisht). Marrë më 3 prill 2009.
- ^ Cynthia Packert Atherton: The sculpture of early medieval Rajasthan; BRILL, 1997, ISBN 90-04-10789-4
- ^ George Michell: Beginnings of Medieval Idiom c. A.D. 900–1000; 1998, Manohar Publishers & Distributors, New Delhi, ISBN10: 817304225X, ISBN13: 9788173042256
- ^ Govind Sadashiv Ghurye & A. R. Momin: The Legacy of G.S. Ghurye: A Centennial Festschrift; fq. 205
- ^ Michael W. Meister: Artibus Asiae, Vol. 49, No. 3/4 (1988 - 1989), fq. 254-280
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2016. Marrë më 7 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ cite web|url=http://www.art-and-archaeology.com/india/glossary1.html%7Ctitle=Glossary%7Caccessdate=9[lidhje e vdekur] prill 2007
- ^ "Architecture on the Indian Subcontinent - Glossary" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 26 janar 2007.
- ^ a b c d "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2016. Marrë më 7 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5, fq. 143
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cynthia Packert Atherton: The sculpture of early medieval Rajasthan; BRILL, 1997, ISBN 90-04-10789-4, 9789004107892.
- Prasanna Kumar Acharya: An Encyclopaedia of Hindu Architecture; Oxford University Press, 1946.
- Alain Daniélou: The Hindu Temple: Deification of Eroticism; përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga Ken Hurry, 2001, ISBN 0-89281-854-9.
- V. Dehejia: Indian Art; 1997, Phaidon: London; ISBN 0-7148-3496-3.
- Binode Behari Dutt: Town planning in Ancient India; 1925, Gyan Publishing House, ISBN 978-81-8205-487-5.
- James Fergusson: History of Indian and Eastern Architecture; 1997, 3rd edition, viti i bot. të parë 1910, Low Price Publications, New Delhi, ISBN 81-7536-072-0, ISBN 978-81-7536-072-3.
- Govind Sadashiv Ghurye & A. R. Momin: The Legacy of G.S. Ghurye: A Centennial Festschrift.
- Adam Hardy: The Temple Architecture of India; 2007, Wiley: Chichester; ISBN 978-0-470-02827-8.
- Jack Hebner: Science of the Sacred: Architecture of the Vastu Sastra - According to Sacred Science; red.: David Osborn, 2010, ISBN 978-0-557-27724-7.
- Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-Historic Times to The Present; 2001, viti i bot. të parë 1980, Jupiter books, Bangalore, oclc 7796041, lccn 80905179.
- Vastu-Silpa Kosha: Encyclopedia of Hindu Temple architecture and Vastu/S.K.Ramachandara Rao, Delhi, Devine Books, (Lala Murari Lal Chharia Oriental series) ISBN 978-93-81218-51-8.
- Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Volume 1 & 2, 1976, Motilal Banarsidass, ISBN 81-208-0223-3
- Susan Lewandowski: Buildings and Society: Essays on the Social Development of the Built Environment; kapitulli IV "The Hindu Temple in South India"; Anthony D. King (redaktor), Routledge, ISBN 978-0-7102-0234-5.
- Michael Meister: Geometry and Measure in Indian Temple Plans: Rectangular Temples, 1983, Artibus Asiae, Vol. 44, Nr. 4, fq. 266-296.
- George Mitchell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 1988, University of Chicago Press: Chicago, IL.; ISBN 978-0-226-53230-1.
- George Michell: Beginnings of Medieval Idiom c. A.D. 900–1000; 1998, Manohar Publishers & Distributors, New Delhi, ISBN10: 817304225X, ISBN13: 9788173042256.
- Samuel Parker: Ritual as a Mode of Production: Ethnoarchaeology and Creative Practice in Hindu Temple Arts; 2010, South Asian Studies, 26(1), fq. 31-57.
- Michael Rabe: Secret Yantras and Erotic Display for Hindu Temples; red. nga David White, Princeton University Readings in Religion (Motilal Banarsidass Publishers), ISBN 978-81-208-1778-4.
- K.V. Soundara Rajan: Rock-Cut Temple Styles; 1998, Somaiya Publications: Mumbai; ISBN 81-7039-218-7.
- Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5.
- K. Trivedi: Hindu Temples: Models of A Fractal Universe; 1989, The Visual Computer, 5(4).