Ardhja e Dytë e Jezusit
Ardhja e Dytë e Jezusit (gr. [Δευτέρα] Παρουσία, [Dheftera] Parusia = Ardhja [e dytë]) është besimi i krishterë dhe islam i rikthimit të Jezusit nga qielli në tokë, për të plotësuar profecitë mesianike. Ardhja e Dytë e Jezusit nënkupton sipas këtyre besimeve ardhjen e Mesisë, fundin e botës, ringjalljen e të vdekurve, ditën e gjykimit të të vdekurve dhe të gjallëve, vendosjen e plotë të Mbretërisë së Perëndisë dhe Erës mesianike mbi tokë. Pikëpamjet mbi natyrën e këtij rikthimi janë të ndryshme ndër rrymat e krishtera. Mësimet mbi Ditët e fundit janë fushë studimi e eskatologjisë së krishterë.
Në filozofinë helene fjala "Parusia" nënkupton praninë e hyjnive dhe sundimtarëve. Filozofi i lashtë grek Platoni praninë e mendonte si ardhjen e ideve mbinatyrore, apo të thelbit ideal në botë.
Në Islam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besimet ezoterike dhe gnostike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka ardhur, "Babai i Tij". Po pwrgatitet dite për dite lindja e Atij. Vetem se nuk bien trupa nga Qielli, por trupi tashme është ne Toke, prej tridhjete vjetësh. Pritet qe ne këtë Trup te ndodhe Lindja e Dyte, nqs Zoti nuk e ndryshon planin papritur, ose nëse nuk ndodh ndonje gabim njerezor qe do ta devijonte(transferonte) Lindjen e Dyte ne ndonje trup tjetër. Trupi fizik i atij qe pritet te vije nen emertesen "Ardhja e dyte", tashme është ne jete (sic u tha edhe me siper), por shumica e njerezve sillen mbrapsht, për shkak te injorances, delirit dhe ligesise. Ata qe sillen me keq janë besimtaret te te dyja feve te medha, si edhe sektet e tyre (derivatet). Ky është një informacion me 70% saktesi.
Nderkohe, Krishti, edhe pse është një Figure Reale dhe Afashinante, nuk është i vetmi ne llojin e Tij. Kane ardhur disa Figura shume te rrendesishme,(Saji Avatar, Rajneesh,Gurdejef...etj), por është problem perceptimi sa naiv aq eshe meskin i njerezve, qe ngulmojne se Ardhja e dyte duhet te plotesoje parametrat qe kane vendosur vete keta (njerëzit), dhe nuk janë mendje-hapur qe ta zbulojne (perceptojne) Figuren Mistike, apo ta pranojne me parametrat qe vete Ligji Kozmik ka vendosur. Kështu lind dyshimi se ardhja mund te behet e vertete, por mund te jete një Ardhje jo sipas pritshmerise se njerezve; e për pasoje te mos perceptohet, tamam si Hena qe vjen e shkon por njerëzit nuk e pane se i mbanin qepallat ulur dhe syte (për pasoje) mbyllur.
Ky koment nuk duhet lexuar nen optiken fetare, te dy feve te medha (Kr & Isl.), por nen një ptike ezoterike, gnostike, diku diku... metaforike
Parathëniet e datës së Ardhjes II
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Data e Ardhjes së Dytë | Autori | Shënimet |
---|---|---|
22 tetor, 1844 | Uilliam Miller dhe Lëvizja Millerite | Arsyeja që kjo nuk ndodhi në atë mënyrë që pritej nga popullsia u lidh më vonë me atë që quajt Zhgënjimi i Madh. Disa Milleritë vazhduan të vendosin data të tjera; të tjerët themeluan Kishën Ardhëse të Ditës së Shtatë dhe Kishën e krishterë të Ardhjes, e cila vazhdoi të priste Ardhjen e Dytë por nuk vendosi më data të tjera për të. |
1874 | Çarls Tejz Rasëll | Rasëll ishte i pari në botë që botoi me sukses diskutimin mbi Parusinë (Praninë) tetor 2007. Ai mësonte se Parusia e padukshme e Krishtit filloi në vitin 1874 dhe pohonte ndër të tjera se rritja e befasishme në njohuri, udhëtim dhe shpikje në mbarë botën lidhet drejtpërdrejtë me këtë ngjarje. |
1914 | Dëshmitarët e Jehovas | Shpjegimi i Ardhjes së Dytë është i rëndësishëm në doktrinën e [[Dëshmitarët e Jehovas|Dëshmitarëve të Jehovas, pasiqë ata besojnë se Ardhja e II ka ndodhur në vitin 1914, dhe në vend të një Ardhjeje të Dytë apokaliptike duhet të shpjegohet si një prani e padukshme, dhe ngjarjet e shikueshme të kohës së fundit (të botës) do të ndodhin në një datë të mëvonëshme. |
1917-1930 | Sun Mjung Mun | Ndjekësit e të Nderuarit Sun Mjung Mun besojnë se S. M. Mun është Zoti i Ardhjes së Dytë thirrur nga vetë Jezus Krishti të Dielën e Pashkës në moshën 15 vjeçare në një mal të Koresë. (Shiko Parimi Hyjnor) |
Vitet 1930 | Rudolf Shtajner | Shtajner e përshkroi mishërimin trupor të Krishtit si një ngjarje të papërsëritëshme, por parafoli se Krishti do të rishfaqej në një rrafsh eterik, apo më të ulët shpirtëror gjatë viteve 1930. Kjo do të shihej në mënyra të ndryshme: si një afrim i ri shpirtëror i jetës së përbashkët dhe mes njerzve; në shumë e shumë njerëz duke zbuluar një hyrje të plotë e të ndërgjegjëshme në rrafshin eteror (qartëpamësi); dhe në shfaqjen e Krishtit grupeve kërkimtare të mbledhura tok. [1] |
mesi i viteve 1940 gjer 1975 | Herbert U. Armstrong | Armstrong, Bari i Përgjithshëm i Radios së Kishës së Perëndisë, dhe asokohe Kisha Mbarëbotërore e Perëndisë, paratha rikthimin e Jezus Krishtit në përsëritje të ndryshme midis viteve 1940 dhe 1975. Rëndësi të veçantë pati libri Viti 1975 në profeci! shkruar nga Armstrongu dhe botuar nga Radi Kisha e Perëndisë në vitin 1956. |
1994 | Harold Kemping | Harold Kemping, themelues dhe mësues i radio biblës WFME, botoi një libër, "1994", një parathënie e rikthimit të Krishtit për atë vit.[1]. |
1999 gjer 2009 | Xheri Felwell | Predikuesi fondamentalist Xheri Feluell paratha në vitin 1999 se Ardhja e Dytë do të ndodhë brenda 10 vjetësh.[2] |
1999 | Nostradami | Nostradami paratha se "nga qielli do të vijë një Mbret i Terrorit" në vitin 1999[3]. Kjo u shpjegua nga disa njerëz si një profeci mbi ardhjen e dytë të Jezusit. Kur kjo nuk ndodhi, disa nga ndjekësit e tij dhe të Edgar Kejsit pohian se Jezusi u ngjiz në vitin 1998, dhe lindi në vitin 1999, dhe po jeton tani në tokë si një njeri i rimishëruar. |
13 shtator, 2007 | Pol Sajds | Pol Sajds [2] paratha se 13 shtatori i 2007-s shënon fundin e 7 viteve të "luftërave dhe zhurmave të luftës" që shpërtheu ditën që u pezullua Marrëveshja e Oslos. Atëherë ai paratha një "kohë vuajtjeje" të fundit 7 vjeçare që shpie në një luftë mbi Tokën e Shenjtë që do të risjellë Mesinë. |
2012 | Xhek Van Impe | Televangjelisti Xhek Van Impe ka parathënë për vite me radhë shumë vite dhe data të veçanta për ardhjen e dytë të Jezusit, por ka vazhduar ta shtyjë parathënien e tij më vonë. Shumë nga këto data kanë kaluar tashmë, dhe ai kohët e fundit ka shënuar vitin 2012 si një datë të mundshme për ardhjen e dytë. Van Impe nuk vazhdon më të pohojë se e di me saktësi datën e Ardhjes së Dytë, por përmend vargje të cilat nënkuptojnë se njerëzimi do ta dijë kur ardhja e dytë është afër. |
E panjohur | Mjeshtri Beinsa Douno | Mjeshtri Beinsa Douno parashikimi për Shfaqjen e Dytë të Krishtit: "Impulsi (shtytja) e Krishtit do të depërtojë dalëngadalë në qenien njerëzore dhe do të marrë drejtimin gjatë zhvillimit të mëtejshëm të njerëzimit. Ne jemi tani ende në fillimin e gjithë kësaj." (Mjeshtri Beinsa Douno, Mjeshtri, Jeta e gjashtë racave, ISBN 954-744-050-0, [3], 1900-1946, Society Byalo Bratstvo - Bulgaria) |
E panjohur | Lëvizja Rastafari | Lëvizja Rastafari beson Hajle Selase është ardhja e dytë (megjithëse ai vetë nuk e mbështet këtë besim). Ai e trupëzoi këtë kur u bë Perandor i Etiopisë, por pritet të rikthehet edhe një herë tjetër për të nisur ditën e gjyqit apokaliptik. Hajle Selase, i quajtur edhe Jah Ras Tafari, besohet nga anëtarët e lëvizjes Rastafari të jetë ende gjallë.[4] |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Avatar
- Apokalipsi
- Eskatologjia e krishterë
- Kalki
- Saoshjant
- Fundi i botës
- Kijameti
- Dita e Gjygjit
- Maitreja
- Mesia
- Sun Mjung Mun
- Rendi i Ri Botëror
- Mileniarizmi
- Krishterimi dhe Islami
Burim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "1994" Harold Camping. Botuar nga Vantage Press, Inc. Copyright 1992. ISBN +0-533-10368-1. Library of Congress Cat. No. +Unknown
- ^ Feluell: Antikrishti mund të jetë gjallë Arkivuar 25 gusht 2007 tek Wayback Machine. Sonja Baristic, Associated Press. January 16 1999.
- ^ "Mbreti i Terrorit - Pjesa 1". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2007. Marrë më 11 dhjetor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://religiousmovements.lib.virginia.edu/nrms/rast.html Arkivuar 29 gusht 2006 tek Wayback Machine Rastafari Movement