[go: up one dir, main page]

Jump to content

Aborti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet abort. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me abortim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të.Por abortimi mund te behet edhe nga vetëdeshira

Hemoragji vaginale Dhimbje në formë therrjeje poshtë barkut Dalje e ndonjë cope mishi prej vaginës Sidomos hemoragjitë në trimestrin e parë (3 muajt e parë) janë tipike megjithëse me disa këshilla dhe rekomandime mund të shpëtojnë së dështuari.

Shkaqet e ndodhjes se abortit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkaku kryesor është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Por kjo nuk do të thotë se i ka kaluar nga prindërit. Ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë I kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe serviksin që më rrallë bëhen shkak. Aktivitete ditore, marrëdhëniet seksuale, jeta e punës apo ngritja e peshave nuk bëhen shkak për dështim. As të vjellat e forta. Gjithashtu edhe të rrëzuarit apo goditjet e ndryshme nuk para përfundojnë me dështime.

  • Mosha: Mosha e nënës mbi 35 vjeç bile mendohet se dhe baballarët mbi 40 vjeç.
  • Të paturit më përpara dështim: Ato gra që kanë përjetuar më shumë se dy herë dështim.
  • Sëmundjet kronike të nënës: P.sh diabeti (sëmundja e sheqerit) dhe tiroidet.
  • Sëmundjet e mitrës dhe serviksit: Anomalitë anatomike të tyre.
  • Cigarja, alkoli
  • Kafeina: Në këtë drejtim nuk ka një informacion të saktë rreth sasisë prandaj mirë është që mos të konsumohet më shumë se 200 mg.
  • Disa teste të veçanta gjatë shatazanisë: Amniocenteza

Shumica nuk parandalohen. Qëndoni larg cigares apo alkolit. Shkoni rregullisht për kontroll tek mjeku. Nëse keni sëmundje kronike kujdesuni për to. Fokusohuni tek bebi juaj dhe tek vetja juaj.

Nëse keni hemoragji vaginale dhe nëse keni dhimbje poshtë barkut kontaktoni menjëherë me mjekun. Ai do t’ju bëjë një vizitë gjinekologjike dhe me anë të EKO-s do të shohi rrahjet e zemrës së fetusit. Nëse keni vetëm hemoragji dhe nuk është hapur ende serviksi keni rrezik të dështoni por shtatzania mund të vazhdojë. Por nëse bashkë me hemoragjinë keni edhe kontraksione të mitrës apo serviksi është hapur dështimi bëhet i pashmangshëm.

Nëse keni shenja të një dështimi pushoni dhe mos lëvizni shumë. Largojuni marrëdhënieve seksuale. Nëse me Eko është parë se fetusi nuk po jeton më mund të prisni. Për disa javë dështimi ka për të ndodhur vetvetiu. Nëse dështimi ka filluar mund ta përshpejtoni me anë të disa ilaçeve. Nëse pas dështimit disa pjesë mund të kenë ngeluar brenda me anë të një ndërhyrjeje të lehtë mjeku mund ti nxjerri dhe ato.