[go: up one dir, main page]

Jump to content

Skifos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skifos
Triumfi i perandori Tiber. Skifos argjendi i dekoruar me stampim, fundi i shek. të I p.e.sonë - fillimi i shek. I të e.sonë. Nga vila Pizanela në Baskoreale, 1895. Poshtë: Skifos atik ku paraqitet një hoplitë, mendohet të jetë prodhuar rreth viteve 490-480 p.e.sonë.
MaterialiQeramik, Xham, Metale të çmuara
Krijuar mëNga shumë kultura, kryesish me origjinë greke dhe e eksportuar.
Periudha/kulturaFormë ene/vazoje e periudhës së hekurit
VendiPërreth Mesdheut

Skifos (greqisht: σκύφος) është një kup e thellë vere me dy vegje, bazë të ulët të tipi flanxhe ose jo. Vegjet mund të jenë horizontale në trajtë veshi që dalin nga buza (në të dy tipet Korintike dhe Athinase), në formë të harkuar të vendosura në buzë, ose mund të jenë vendosur në pjesën e poshtme të trupit. Skifosi i tipit të quajtur glaux (glauks) (owl/buf) ka një vegje horizontale dhe një tjetër vertikale.

Skifosat e hershëm janë prodhuar në periudhën Gjeometrike. Tipet e para karakteristike u krijuan në Korint dhe më pas u ndoqën nga Athina. Për një kohët të gjatë forma mbeti e njëtë, ndërsa stili i dekorimit dhe ornamentet ndryshonin.

Skifosat, bëheshin gjithashtu edhe prej metaleve të çmuara, në përgjithësi argjend dhe fletë ari, ekzitojnë shumë shembuj të tillë. Një shembull i mundshëm, që ruhet mirë, është edhe kupa Warren,[note 1] një  skithus në formë vezake prej argjendi, siç është përshkruar nga John Pollini.[1] Një skifos romak i punuar në xhami kameo gjendet në Getty Museum.

Të krahasueshme me format e kupave të pijeve, me vegje e fund të sheshtë janë edhe:

  • Kotile, një term i përgjithshëm, i përdorur kryesish për çdo filxhan ose kup.
  • Kantar
  • Komast
  • Kiliks

Përdorimi në kohët e sotme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala skifos është adaptuar për klasifikimin biologjikë  së kandilëve të detit, të cilët përfshihen në klasën Scyphozoa (fjalë e përdorur për një kafshë në formë kupe) dhe Sarcoscypha, kërpudhë flakë e kuqe në trajtë kupe ose filxhani.

  • Qeramika me figura të zeza
  • Qeramika me figura të kuqe
  • Thesari baskoreal
  • Arti i periudhës gjeometrike
  1. ^ In his notes Dr. Pollini states that uncertainty about the correct name of many ancient drinking vessals exists, however he refers to the object with the "established classificatory term scyphus", Specifically "half-oval variety of scyphus of the calix type". He cites as the "principal work" for such classifacation as: Werner Hilgers, Lateinische Gefassnamen: Bezeichnungen, Funktion und Form romischer Gefasse nach den antiken Schriftquellen, Beiheft der Bonner Jahrbucher, vol. 31 (Dusseldorf: Rheinland-Verlag, 1969)." More recently: "Stefanelli, 119-24, figs. 84-86.
  1. ^ Pollini, John (mars 1999). "The Warren Cup: homoerotic love and symposial rhetoric in silver". The Art Bulletin. LXXXI (1). Marrë më 20 qershor 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]