[go: up one dir, main page]

Jump to content

Puri

Coordinates: 19°48′38″N 85°49′53″E / 19.81056°N 85.83139°E / 19.81056; 85.83139
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Puri
ପୁରୀ
Qytet
Pamje nga qyteti i Purit
Pamje nga qyteti i Purit
Nofka(t): 
Qyteti shpirtëror
Vendndhodhja e Purit në Indi
Vendndhodhja e Purit në Indi
Koordinatat: 19°48′38″N 85°49′53″E / 19.81056°N 85.83139°E / 19.81056; 85.83139
Vendi India
Shteti federal Odisha
DistriktiPuri
Qeveria
 • LlojiBashki
 • TrupiBashkia e Purit
 • Kolektori dhe Magjistrati i distriktitSidhartha Shankar Swain, IAS[1]
 • Mbikëqyrësi i PolicisëPinak Mishra, IPS[1]
 • DeputetPinaki Misra, (Biju Janata Dal)
 • Anëtar i Asamblesë Legjislative të OdishësJayanta Kumar Sarangi, (Partia Bharatiya Janata)
Sipërfaqja
 • Gjithsej16,84 km2 (650 sq mi)
Lartësia mbidetare
0,1 m (3 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej201 026
Gjuha
 • ZyrtareOdia
Zona kohoreUTC+5:30 (Koha Standarde Indiane)
Kodi postar
752001
Prefiksi06752
TargatOD-13
Faqja zyrtarepuri.nic.in

Puri (në gjuhën oria: ପୁରୀ ose ପୁରୀ) është një qytet dhe bashki në shtetin e Odishës në Indinë Lindore. Është qendra administrative e distriktit të Purit dhe i vendosur në Gjirin e Bengalit, 60 km në jug të kryeqytetit të shtetit Bhubanesvar. Është gjithashtu i njohur si Jagannath Puri sipas Tempullit Jagannath të shekullit të XII në qytet. Është një nga sitet origjinale të pelegrinazhit Char Dham për hindutë.

Puri është i njohur me mjaft emra që nga koha e lashtë, dhe lokalisht i njohur si "Shrikhetra" dhe Tempulli Jagannath është i njohur si "Badadeula". Puri dhe Tempulli Jagannath u pushtuan 18 herë nga sunduesit hindu dhe myslimanë, nga shekulli i IV i e.s. deri në fillim të shekullit të XIX me synim plaçkitjen e thesarit të tempullit. Odisha, duke përfshirë Purin dhe tempullin e tij, ishin nën sundimin britanik nga viti 1803 deri sa India fitoi pavarësinë në gusht 1947. Megjithëse principatat nuk ekzistojnë sot në Indi trashëgimtarët e Dinastisë Gajapati të Khurda-s kryejnë akoma ritualet ceremoniale të tempullit. Qyteti tempullor ka shumë matha (manastire) hindu.

Ekonomia e qytetit të Purit është e varur në rëndësinë fetare të Tempullit Jagannath deri pothuaj në 80 përqind. 24 festat, duke përfshirë 13 të rëndësishme, të zhvilluara çdo vit në kompleksin tempullor kontribuojnë për ekonominë; Ratha Yatra dhe festat e saj të lidhura janë më të rëndësishmet që ndiqen nga miliona njerëz çdo vit. Arti me rërë dhe arti i aplikuar janë disa nga artizanatet e rëndësishme të qytetit.

Puri ka qenë zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën Heritage City Development and Augmentation Yojana (HRIDAY) të Qeverisë së Indisë.

Gjeografia dhe klima

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ura Atharanala që daton nga shekulli i XVI në hyrje të Purit

Puri, i vendosur në bregun lindor të Indisë në Gjirin e Bengalit, është në qendër të distriktit të Purit. Është i kufizuar nga Gjiri i Bengalit në jug-lindje, Mauza Sipaurubilla në perëndim, Mauza Gopinathpur-i në veri dhe Mauza Balukhand-i në lindje. Ndodhet brenda shtrirjes prej 67 km plazhi ranor që gjendet midis Liqenit Chilika dhe jugut të qytetit të Purit. Megjithatë, juridiksioni administrativ i bashkisë së Purit shtrihet në një sipërfaqe prej 16.3268 km2 e ndarë në 30 zona, që përfshijnë një linjë bregdetare prej 5 km.[3]

Puri ndodhet në deltën e Lumit Mahanadi në bregun e Gjirit të Bengalit. Në kohën e lashtë gjendej pranë Sisupalgarh-ës (të njohur edhe si "Tosali Ashokan"). Atëherë toka ishte e kanalizuar nga një degë e Lumit Bhargavi, degë e lumit Mahanadi. Kjo degë u gjarpërua duke krijuar shumë arterie që e ndryshuarn grykëderdhjen dhe duke formuar shumë kodra ranore. Për shkak të këtyre kodrave, Lumi Bhargavi, që rrjedh në jug të Purit, u zhvendos drejt liqenit Chilika. Kjo zhvendosje krijoi edhe dy laguna, të njohura si Sar dhe Samang, përkatësisht në pjesët lindore dhe veriore të Purit. Laguna Sar ka një gjatësi 8 km në drejtimin lindje-perëndim dhe një gjerësi 3.2 km në drejtimin veri-jug. Grykëderdhja e Lumit Bhargavi është e cekët me vetëm 1.5 m dhe procesi i mbushjes me prurje lumore vijon. Sipas shkrimtarit të shekullit të XV në gjuhën odia, Saraladasa, shtrati i rrjedhës së pa emërtuar që rridhte në bazën e Malit Blu ose Neelachal u mbush. Katakarajavamsa, një kronikë e shekullit të XVI, ia atribuon mbushjen e shtratit lumit që rridhte përmes rrugës së tanishme Grand, e bërë gjatë mbretërimit të Narasimha-s II (1278–1308) të Dinastisë Lindore Ganga.[4]

Sipas sistemit të klasifikimit Köppen–Geiger klima e Purit është klimë tropikale savana. Qyteti ka një klimë të moderuar tropikale. Lagështia është mjaft e lartë përgjatë vitit. Temperaturat gjatë verës prekim maksimumin e 36 ˚C dhe gjatë dimrit 17 ˚C. Reshjet mesatare vjetore janë 1337 mm, ndërsa temperatura mesatare vjetore është 26.9 ˚C. Të dhënat meteorologjike jepen në tabelën në vijim.[5][6]


Të dhënat meteorologjike të Purit, 2015 - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 26,8 28,4 30,2 31,4 32,5 31,8 30,6 31 31,6 31,7 29,4 27,2 Ø 30,2
Temp. Mini. (°C) 17,7 20,4 24,1 25,9 27 27,1 26,6 26,5 26,5 24,8 20,4 17,1 Ø 23,7
Reshje (mm) 9 20 15 11 49 182 267 310 245 161 63 5 Σ 1.337
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
26,8
17,7
28,4
20,4
30,2
24,1
31,4
25,9
32,5
27
31,8
27,1
30,6
26,6
31
26,5
31,6
26,5
31,7
24,8
29,4
20,4
27,2
17,1
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
9
20
15
11
49
182
267
310
245
161
63
5
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: [6]

Emrat gjatë historisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Puri, toka e shenjtë e perëndisë Jagannatha, gjithashtu i njohur me emrin popullor Shrikhetra, ka shumë emra të lashtë në shkrimet hindu si Rigveda, Matsya Purana, Brahma Purana, Narada Purana, Padma Purana, Skanda Purana, Kapila Purana dhe Niladrimahodaya. Te Rigveda, në veçanti, është përmendur si një vend i quajtur Purushamandama-grama që do të thotë vendi ku adhurhej Perëndia krijuese e botës vendosur në një altar ose mandapa pranë bregua dhe i ofroheshin lutje me himne vedike. Përgjatë kohës emri pësoi ndryshime në Purushottama Puri dhe u shkurtua më tej në Puri dhe Purusha u bë i njohur si Jagannatha. Të ditur si Bhrigu, Atri dhe Markandeya kishin eremitoret e tyre pranë këtij vendi.[7] Emri i tij është përmendur, duke konfirmuar hyjninë e adhuruar si Srikshetra, Purusottama Dhāma, Purusottama Kshetra, Purusottama Puri dhe Jagannath Puri. Puri, megjithatë, është përdorimi popullor. Është i njohur nga veçoritë gjeografike të vendndodhjes së tij si Shankhakshetra (planimetria e qytetit është në formën e një kërmilli deti),[8] Neelachala ("Mali Blu" një terminologji e përdorur për tiu referuar lagunës së madhe ranore mbi të cilën u ndërtua tempulli, por ky emër nuk është popullor), Neelāchalakshetra, Neelādri.[9] Në sanskritisht, fjala "Puri" do të thotë qytet,[10] që është i barasvlefshëm me polisin grek.[11]

Një tjetër emër i lashtë është Charita siç identifikohet nga gjenerali Alexander Cunningham i Archaeological Survey of India, që më vonë u bë Che-li-ta-lo nga udhëtari kinez Xuan Zang. Kur u ndërtua tempulli i tanishëm nga mbreti i Dinastisë Lindore Ganga, Anantavarman Chodaganga në shekullin e XI dhe XII, ai quhej Purushottamkshetra. Megjithatë, Mogulët, Marathat dhe sunduesit e hershëm britanikë e quanin Purushottama-chhatar ose thjeshtë Chhatar. Në Ain-i-Akbari të sunduesit mogul Akbar dhe kronikat pasuese myslimane ai njihej si Purushottama. Në dramën sanskrite Anargha Raghava Nataka, me autor Murari Mishra në shekullin e VII është përmendur po ashtu si Purushottama.[8] Vetëm pas shekullit të XII që Puri u bë i njohur me formën e shkurtuar Jagannatha Puri, sipas hyjnisë ose në formën e shkurtuar Puri.[9] Është faltorja e vetme në Indi, ku Radha, bashkë me Lakshmin, Sarasvatin, Durgën, Bhudevi-n, Satin, Parvatin dhe Shaktin qëndrojnë me Krishnën, që është i njohur me emrin Jagannath.[12]

Periudha e lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbreti Indradyumna i Ujjayani-t i konsideruar si ndërtuesi i tempullit origjinal në v. 318 të e.s.

Sipas kronikës Madala Panji, në vitin 318 të e.s., priftërinjtë dhe shërbëtorët e tempullit zhdukën idhujt për ti ikur inatati të mbretit Rashtrakuta, Rakatavahu.[13] Në të dhënat historike të tempullit përmendur te Brahma Purana dhe Skanda Purana pohohet se tempulli u ndërtua nga mbreti Indradyumna, Ujjayani.[14]

Historiani S. N. Sadasivan, në librin e tij A Social History of India citon William Joseph Wilkins, autor i librit Hindu Mythology, Vedic and Purānic të ketë thënë se në Puri, Budizmi dikur ishte i praktikuar gjerësisht por më vonë budistët u persekutuan dhe Brahmanizmi u bë praktika mbizotëruese fetare në qytet; Buda tashmë adhurhohet nga hindutë si Jagannatha. Thuhet gjithashtu nga Wilkinson se disa relike të Budës u vendosën brenda idhullit të Jagannath-ës që brahminët pretendonin se ishin kockat e Krishnës. Edhe gjatë mbretit Maurya, Ashoka në vitin 240 p.e.s., Kalinga ishte një qendër budiste dhe se një tribu e njohur si Lohabahu (barbarë nga jashtë Odishës) u konvertuan në budizëm dhe ndërtuan një tempull me një idhull të Budës që tani adhurohet si Jagannatha. Wilkinson thotë gjithashtu se Lohabahu depozituan disa nga reliket e Budës në kompleksin e tempullit.[15]

Ndërtimi i Tempullit Jagannatha filloi në vitin 1136 dhe përfundoi në gjysmën e dytë të shekullit të XII. Mbreti i Dinastisë Lindore Ganga, Anangabhima III i kushtoi mbretërinë e tij Jagannatha-s, atëherë të njohur si Purushottam-Jagannatha, dhe vendosi që nga atëherë ai dhe pasardhësit e tij do të sundonin nën "urdhërin hyjnor si djem dhe vasalë të Jagannatha-s". Megjithëse principata nuk ekziston më në Indi, trashëgimtarët e Dinastisë Gajapati të Khurda-s kryejnë akoma detyrimet rituale të tempullit; mbreti formalisht pastron rrugën përballë karrove përpar se të nis Ratha Yatra.[16]

Periudha mesjetare dhe e hershme moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e Purit është në të njëjtën linjë me Tempullin Jagannath, që u pushtua 18 herë gjatë historisë së tij për ti plaçkitur thesarin e tij, më shumë se për arsye fetare. Pushtimi i parë ndodhi në shekullin e VII nga mbreti Rastrakuta, Govinda III (798–814), ndërsa i fundit ndodhi në vitin 1881 nga ndjekësit monoteistë të Alekh-ut (Mahima Dharma) që nuk e njihte adhurimin e Jagannatha-s.[17] Nga viti 1205 e tëhu[16] pati shumë pushtime të qytetit dhe tempullit të tij nga myslimanët afganë dhe mogul, të njohur si Yavana ose të hyaj. Në shumicën e pushtimeve idhujt u morën për tu shpëtuar nga priftërinjtë dhe shërbëtorët e tempullit. Shkatërrimi i tempullit u parandalua nga rezistenca ose dorëzimi nga mbretërit i rajonit. Megjithatë, thesari i tempullit u plaçkit në mënyrë të përsëritur.[18][17]

Puri është siti i Govardhana Matha-s, një nga katër institucionet kardinale të krijuara nga Adi Shankaracharya, kur vizitoi Purin në vitin 810 dhe që atëherë e bërë një dham (qendër hyjnore) i rëndësishëm për hindutë; ku të tjerat janë Sringeri, Dwarka dhe Jyotirmatha. Matha (manastiri i sekteve të ndryshme hindu) kryesohet nga Jagatguru Shankarachrya. Është një besim vendor rreth këtyre dhamëve se Vishnu e ha drekën e tij në Puri, bënë banjë në Rameshwaram, e kalon natën në Dwarka dhe kryen pendesë në Badrinath.[14][19]

Në shekullin e XVI, Chaitanya Mahaprabhu i Bengalit krijoi lëvizjen Bhakti të Indisë, tani të njohur me emrin Lëvizja Hare Krishna. Ai kaloi shumë vjet si një i përkushtuar i Jagannatha-s në Puri; thuhet se ai është bashkuar me hyjninë.[20] Gjendet edhe një matha e Chaitanya Mahaprabhu-së këtu e njohur si Radhakanta Matha.[14]

Në shekullin e XVII, tempulli shërbente si pikë referimi për lundruesit në bregun lindor të Indisë, duke qenë i vendosur në një shesh në qendër të qytetit, që ata e quanin "Pagoda e Bardhë" ndërsa Tempulli Diellor Konark, 60 km në lindje të Purit, ishte i njohur si "Pagoda e Zezë".[20]

Paraqitja ikonike e imazheve në Tempullin Jagannatha besohet se janë forma të rrjedhura nga adhurimi i bërë nga grupet tribale Sabara që i përkasin Odisha-s veriore. Këto imazhe janë zëvendësuar me intervale të rregullta me prishjen e drurit. Ky zëvendësim është një ngjarje e veçantë e zhvilluar në mënyrë rituale nga një grup i veçant karpentierësh.[20]

Qyteti ka edhe shumë matha të tjera. Emar Matha u themelua nga shenjti vaishnavit tamil Ramanujacharya në shekullin e XII. Kjo matha, që tani është e vendosur përballë Simhadvara-s përgjatë këndit lindor të Tempullit Jagannath, është relatuar se ka qenë ndërtuar në shekullin e XVI gjatë sundimit të mbretërve Suryavamsi Gajapati. Matha ishte në lajme më 25 shkurt 2011 për depozitën e madhe të fshehtë prej 522 pllakash argjendi nga një dhomë e mbyllur.[21][22]

Britanikët e pushtuan Orissa-n në 1803 dhe duke njohur rëndësinë e Tempullit Jagannatha në jetën e banorëve të shtetit, ata fillimisht caktuan një zyrtar të kujdesej për punët e tempullit dhe më vonë e deklaruan tempullin si pjesë të një distrikti.[16]

Në vitin 1906, Sri Yukteswar, një eksponent i Kriya Yoga-s dhe një banor i Purit, krijoi një ashram (një qendër trajnimi shpirtëror), të emërtuar "Kararashram" në Puri. Ai vdiq më 9 mars 1936 dhe trupi i tij është varrosur në kopshtin e ashramit.[23][24]

Qyteti është siti i ishte rezidencës verore të British Raj-it (sundimi britanik në Indi), Raj Bhavan-i, i ndërtuar në vitet 1913–14.[25]

Për banorët e Purit, Jagannatha, i paraqitur si Krishna, është sinonim me qytetin e tyre. Ata besojnë se Jagannatha kujdeset për mirëqenien e shtetit. Megjithatë, pas rrëzimit të pjesshëm të Tempullit Jagannatha (në pjesën Amalaka të tempullit) më 14 qershor 1990, banorët u shqetësuan dhe e konsideruan atë një shenjë të keqe për Odishën. Zëvendësimi i gurit të rënë nga një tjetër me të njëjtën madhësi dhe peshë (7 tonë), që mund të bëhej vetëm në mëngjes herët pasi portat e tempullit ishin të hapura, u krye më 28 shkurt 1991.[20]

Puri është zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën Heritage City Development and Augmentation Yojana të Qeverisë Indiane. Ai u zgjodhe si një nga 12 qytetet e trashëgimisë me "fokus zhvillimin tërësor" për tu zbatuar brenda 27 muajve nga fundi i marsit 2017.[26]

Jo hindut nuk lejohen të hyjnë në faltore por lejohen të shikojnë tempullin dhe ceremonitë nga çatia e bibliotekës Raghunandan, e vendosur brenda kompleksit të tempullit, për një dhurim të vogël.[27]

Sipas censusit indian të vitit 2011, Puri është një aglomerat urban i qeverisur nga korporata bashkiake në shtetin e Odishës, me një popullsi prej 201 026 banorësh.[28] 18 471 fëmijë nën moshën gjashtë vjeçe. Raporti gjinor është 927 femra për 1000 meshkuj. Niveli mesatar i alfabetizmit në qytet është 88.03 % (91.38 % për meshkujt dhe 84.43 % për femrat).

Ekonomia e Purit është e varur nga turizmi deri në rreth 80 % të saj. Tempulli është pika qendrore e qytetit dhe mundëson punësim për banorët e qytetit. Prodhimi bujqësor i orizit, gisë, perimeve dhe të tjera të rajonit plotësojnë nevojat e mëdha të tempullit. Shumë vendbanime përreth qytetit plotësojnë nevojat e tjera fetare të tempullit.[29] Administrimi i tempullit punëson 6 000 njerëz për të kryer ritualet. Tempulli mundëson mbështetjen ekonomike për 20 000 njerëz.[27] Sipas Colleen Taylor Sen, një autor mbi ushqimin dhe udhëtimet, që shkruan mbi kulturën ushqimore të Indisë, kuzhina e tempullit ka 400 kuzhinierë që përgatisin ushqim për deri në 100 000 njerëz.[30] Sipas J. Mohapatra, drejtor i Ind Barath Power Infra Ltd (IBPIL), kuzhina është e njohur si "kuzhina më e madhe dhe më e mirë në botë".[31]

Menaxhimi dhe qeverisja e qytetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Samudra Arati ose adhurimi i detit në Swargadwar nga dishepujt e Govardhana Mathas

Bashkia e Purit, Autoriteti i Zhvillimit Puri Konark, Organizata e Inxhinierisë së Shëndetit Publik dhe Bordi i Furnizimit me Ujë dhe i Kanalizimeve të Orissa-s janë disa nga organizatat kryesore që kanë përgjegjësinë e mundësimit të shërbimeve qytetare si furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, ndriçimi i rrugëve dhe infrastruktura rrugore. Aktiviteti kryesor, që i vë më shumë nën presion këto organizata është ngjarja e përvitshme e Ratha Yatra-s e zhvilluar gjatë qershor-korrikut. Sipas Bashkisë së Purit më shumë se një milionë banorë e ndjekin këtë event. Kështu, zhvillimi i veprimtarive si infrastruktura dhe shërbimet për pelegrinët, përveç sigurisë, merr vëmendjen kryesore.[32]

Administrimi qytetar i Purit është përgjegjësi e Bashkisë së Purit. Bashkia u krijua në vitin 1864 me emrin Trusti i Përmirësimit të Purit, që u shndërrua në Bashkinë e Purit në 1881. Pas pavarësisë së Indisë në 1947, u shpall Akti Bashkiak i Orissa-s (1950) që ja ngarkonte administrimin e qytetit Bashkisë së Purit. Kjo trupë është e përfaqësuar nga anëtarë të zgjedhur me një kryetar dhe kështilltarë që përfaqësojnë 30 zonat brenda kufijve të bashkisë.[33]

Monumente referimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Jagannatha në Puri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Majtas: Tempulli Jagannath në Puri; djathtas: pamje e tempullit natën

Tempulli Jagannatha në Puri është një nga tempujt hindu më të rëndësishëm i ndërtuar në Stilin Arkitekturor Kalinga.[34] Kulla e tempullit, me një majëz, ngrihet në një lartësi prej 58 m dhe mbi të valëvitet një flamur, i fiksuar mbi një rrotë (chakra).[27][35]

Majtas: Çakra rituale flamujt në krye të shikharës të Tempullit të Jagannatha-s në Puri e lidhur edhe me Sudarsana çakra-n. Flamuri i kuq 4.3 m nënkupton se Jagannatha ndodhet brenda tempullit.
Djathtas: Statujë e Aruna-s, karrocierit të perëndisë së Diellit në krye të Aruna Stambha-s përballë Singhadwara-s

Tempulli është ndërtuar mbi një platformë të ngritur (me sipërfaqe rreth 39 000 m2),[36] 6.1 m mbi zonën përreth. Tempulli lartësohet në një lartësi prej 65 m mbi nivelin e rrugës. Kompleksi tempullor shtrihet në një sipërfaqe prej 4.3 hektarësh.[32] Ka katër porta hyrëse në katër drejtimet kardinale të tempullit, secila portë e vendosur në pjesën qendrore të mureve. Këto porta janë: porta lindore e quajtur Singhadwara (Porta e Luanëve), porta jugore e njohur si Ashwa Dwara (Porta e Kuajve), porta perëndimore e quajtur Vyaghra Dwara (Porta e Tigrave) ose Porta Khanja dhe porta veriore e quajtur Hathi Dwara ose (porta e elefantëve). Këto katër porta simbolizojnë katër parimet themelore të Dharma-s (sjellja e drejtë), Jnana (dituria), Vairagya (heqja dorë) dhe Aishwarya (begatia). Portat janë të kurorëzuara me struktura në formë piramide. Përballë Singhadwara-s ndodhet një kolonë guri, e quajtur Aruna Stambha {kolona diellore}, 11 m e lartë me 16 faqe, e bërë prej guri kloriti; në krye të stambas (kolonës) është vendosur një statujë e Arunës në një mënyrë lutjeje. Kjo kolonë u zhvendos nga Tempulli Diellor Konarak.[37] Katër portat janë dekoruar me statuja gardianësh në formën e luanëve, kalorësve, tigrave dhe elefantëve në emër dhe rendin e portave.[27] Një kolonë e bërë me dru të fosilizuar është përdorur për të vendosur llampat si oferta. Porta e Luanëve (Singhadwara) është porta kryesore e tempullit, që ruahet nga dy hyjni gardiane Jaya dhe Vijaya.[36][37][38] Porta kryesore ngjitet nëpërmjet 22 shkallëve të njohura si Baisi Pahaca, që nderohen pasi besohet se zotërojnë "shpirt". Fëmijët rrokullisen nga lartë poshtë për tu sjell atyre lumturi shpirtërore. Pasi hyhet në tempull, në anën e majtë, ndodhet një kuzhinë e madhe ku pregatitet ushqim në kushte higjenike në sasi të stërmëdha; kuzhina konsiderohet "hoteli më i madh në botë".[36]

Hyrja kryesore e Tempullit Jagannath

Sipas një legjende mbreti Indradyumma ishte drejtuar nga perëndia Jagannatha në një ëndërr për të ndërtuar një tempull për të, që ai e bëri sipas porosisë. Megjithatë, sipas të dhënave historike tempulli u fillua dikur gjatë shekullit të XII nga mbreti Chodaganga i Dinastisë Lindore Ganga. Ai u përfundua nga pasardhësi i tij, Anangabhima Deva, në shekullin e XII. Imazhet prej druri të Jagannath-ës, Balabhadra-s dhe Subhadra-s u hyjnizuan këtu. Tempulli ishte nën kontrollin e sunduesve hindu deri në vitin 1558. Pastaj, kur Orissa u pushtua nga navabi afgan i Bengalit, ai u vu nën kontrollin e gjeneralit afgan Kalapahad. Në vijim të mundjes së mbretit afgan nga Raja Mansingh-u, gjenerali i perandorit mogul Akbar, tempulli u vu nën kontrollin mogul deri në vitin 1751. Më pas, nën kontrollin e Marathave deri në vitin 1803. Gjatë British Raj-it, raxhai i Purit u ngarkua me menaxhimin e tij deri në vitin 1947.[35]

Triada e imazheve në tempull janë Jagannatha, që personifikon Krishnën, Balabhadra, vëllai i tij më i madh dhe Subhadra, motra e tij më e vogël. Imazhet janë bërë prej druri nimi në një formë të papërfunduar. Trungjet e drurit që formojnë imazhet e vëllezërve kanë krahë njerëzorë, ndërsa ai i Subhadra-s nuk ka krahë. Kokat janë të mëdha, të pikturuara dhe të pa-skalitura. Fytyrat janë shënuar me sy të mëdhenj rrethorë.[20]

Pancha Tirtha e Purit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pancha Tirtha e Purit, Ujëmbledhësi Markandeshwar

Hindutë e konsiderojnë thelbësore të bësh banjë në Pancha Tirtha ose pesë vendet e shenjta të banjës në Puri, për të kompletuar një pelegrinazh në Puri. Pesë pellgjet e shenjta ujore janë Ujëmbledhësi Indradyumana, Rohini Kunda, Ujëmbledhësi Markandeya, Ujëmbledhësi Swetaganga dhe Gjiri i Bengalit i quajtur edhe Mahodadhi, ku 'mahodadhi' në sanskritisht do të thotë "oqean i gjelbër"; të gjitha janë konsideruar vende të shenjta banje në zonën Swargadwar.[39][40][41] Këta ujëmbledhës kanë burime të përhershme për të furnizuar nga uji i shiut dhe ai nëntokësor.[42]

Tempulli Gundicha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Porta kryesore e Tempullit Gundicha

Tempulli Gundicha, i njohur si Kopshti i Shtëpisë së Jagannatha-s, qëndron në qendër të një kopshti të bukur, të rrethuar nga mure të përbërë në të gjitha anët. Ai qëndron në një largësi prej rreth 3 km në veri-lindje të Tempullit Jagannatha. Dy tempujt janë të vendosur në dy skajet e Bada Danda, që është rruga për Rath Yatra-n. Sipas një legjende, Gundicha ishte gruaja e mbretit Indradyumna që ndërtoi Tempullin origjinal Jagannatha.[43]

Tempulli është ndërtuar duke përdorur gurë të lehtë ranor dhe është një shembull tipik i Arkitekturës Kalinga në stilin Deula. Kompleksi përfshin katër përbërës: vimana (struktura e kullës që përmban shenjtëroren), jagamohana (salla e mbledhjes), nata-mandapa (salla e festave) dhe bhoga-mandapa (salla e ofertave). Ka gjithashtu një kuzhinë të lidhur me një kalim të vogël. Tempulli është vendosur brenda një kopshti dhe është i njohur si "Kopshti i Pushimit Veror i Zotit" ose koshpshti i shtëpisë së Jagannatha-s. I gjithë kompleksi, duke përfshirë dhe kopshtin, është i rrethuar nga një mur që është 131 m X 98 m me një lartësi 6.1 m.[44]

Përveç 9 ditëve të Rath Yatra-s, ku triada e imazheve adhurohen në Tempullin Gundicha, ai mbetet i papërdorur gjatë pjesës tjetër të vitit. Turistët mund ta vizitojnë tempullin pasi paguajnë një tarifë hyrjeje. Të huajt (përgjithësisht të penguar për të hyrë në tempullin kryesor) brenda këtij tempulli lejohen gjatë kësaj periudhe.[45] Tempulli është nën Administratën e Tempullit Jagannath në Puri, trupa qeverisëse e tempullit kryesor. Një grup i madh shërbëtorësh mirëmbajnë tempullin.[44]

Deti në Swargadwar të Purit

Swargadwar-i është emri i dhënë terrenit të kremimit ose ghatit të djegjes që është i vendosur në bregun e detit. Këtu mijëra trupa të vdekurish hindu sillen nga larg për tu kremuar. Sipas një besimi Chitanya Mahaparabhu u zhduk nga Swargadwar-i rreth 500 vjet më parë.[46]

Plazhi detar i Purit i parë nga fari

Plazhi në Puri, i njohur si "Plazhi Ballighai", në grykën e lumit Nunai, është 8 km larg nga qyteti dhe është i mbushur me pemë casurina.[14] Ai ka rërë të verdhë të artë. Lindja dhe perëndimi i diellit këtu janë tërheqje të të bukura panoramike.[47]</ref> Valët thyhen në plazh që është i gjatë dhe i gjerë.[20]

Muzeu i distriktit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzeu i distriktit të Purit është i vendosur në stacionin rrugor ku paraqiten tipe të ndryshme veshjesh të veshura nga Jagannatha, skulptura vendore, patachitra (piktura tradicionale në rrotulla, prej cohe), dorëshkrime të vjetra në gjethe palme dhe vepra artizanale vendore.[48]

Biblioteka Raghunandana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biblioteka Raghunandana është e vendosur në kompleksin Emara Matha (përkundrejt Simhadwara-s ose portës së luanëve, porta kryesore hyrëse). Jagannatha Aitihasika Gavesana Samiti (Qendra historike Jagannatha) është e vendosur po ashtu këtu. Biblioteka bujt dorëshkrime të vjetra në gjethe palme mbi Jagannatha-n, kultin e tij dhe historinë e qytetit.[48]

Rruga e kryesore pranë Tempullit Jagannath

Puri përjeton 24 festa çdo vit, nga të cilat 13 janë të rëndësishme. Më e rëndësishmja e këtyre është Rath Yatra, ose festa e karros, e zhvilluar në qershor–korrik, që ndiqet nga më shumë se 1 milionë njerëz.[49]

Rath Yatra në Puri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Triada e Tempullit Jagannatha adhurohen normalisht në shenjtëroren e tempullit në Puri, por një herë gjatë muajit Asadha (stina e shirave të Orissa-s, zakonisht në qershor ose korrik), ata nxirren në Bada Danda (rruga kryesore në Puri) dhe çohen në një largësi prej 3 km në Tempullin Shri Gundicha[50] në karro të stërmëdha (ratha), duke e lejuar publikun të bëjë darshana (përjetim pamor të hyjnores). Kjo festë është e njohur si Rath Yatra, që do të thotë udhëtim (yatra) i karrove.[51] Yatra nis çdo vit sipas kalendarit hindu në ditën Asadha Sukla Dwitiya, dita e dytë e dyjavëshit të Asadha-s (qershor–korrik).[52]

Rath Yatra në Puri në kohët moderne duke paraqitur tre karro të hyjnive me tempullin në sfond

Historikisht, Dinastia sunduese Ganga e krijoi Rath Yatra-n gjatë përfundimit të Tempullit Jagannatha rreth vitit 1150. Festa është një nga festat hindu që përmenden mjaft herët në botën perëndimore.[53] Frati Odorik, në përshkrimin e tij të vitit 1321, tregonte se si njerëzit i vendosnin "idhujt" në karroca dhe mbreti, mbretëresha dhe të gjithë njerëzit i tërhiqnin ata nga "kisha" më muzikë dhe këngë.[54][55]

Rathat janë struktura të stërmëdha druri të pajisura me rrota të mëdha, që ndërtohen çdo vit dhe tërhiqen nga besimtarët. Karroca për perëndinë Jagannatha është rreth 14 m e lartë dhe 3.3 m2 dhe kërkon rreth dy muaj për ndërtimin.[56] Karroja montohet me 16 rrota, secila me diametër 2.1 m. Skalitje në pjesën ballore të karros kanë katër kuaj druri të tërhequr nga Maruti. Në tre faqet e tjera, të skalitur në dru janë Rama, Surya dhe Vishnu. Karroja është e njohur si Nandi Ghosha. Çatia e karros është e mbuluar me rrobë të verdhë dhe të artë. Karroja tjetër është e Balabhadra-s që është 13.4 m e lartë e pajisur me 14 rrota. Karroja është skalitur me Satyaki-n si karrocier. Skalitjet në këtë karro përfshijnë imazhe të Narasimha-s dhe Rudra-s si shokë të Jagannatha-s. Karroja tjetër në rend është e Subhadra-s, që është 13.1 m e lartë e mbajtur nga 12 rrota, çati e mbuluar me rrobë të zezë dhe të kuqe dhe karroja njihet si Darpa Dalaan ndërsa karrocieri i skalitur është Arjuna. Imazhe të tjera të skalitura në karro janë Vana Durga, Tara Devi dhe Chandi Devi.[52][57] Artisët e Purit i dekorojnë makinat dhe pikturojnë petale lulesh dhe dizajne të tjera te rrotat, karrocieri i skalitur në dru dhe kuajt, si dhe zambakë të pëermbysur në murin mbrapa fronit.[51] Karroja e Jagannatha-s tërhiqen gjatë Rath Yatra-s i ka dhënë origjinë fjalës angleze Juggernaut.[58] Ratha Yatra quhet edhe Shri Gundicha Yatra dhe Ghosha Yatra[52]

Pahandi bije gjatë Ratha Yatra-s në Puri

Chhera Pahara (Pastrim me ujë) është një ritual domethënës i lidhur me Ratha Yatra-n. Gjatë këtij rituali, mbreti Gajapati vishet si një pastrues dhe pastron përreth hyjnive dhe karrove. Mbreti pastron rrugën përballë karrove me një fshesë me dorezë ari dhe spërka ujë druri sandali dhe pluhur. Si zakon, megjithëse mbreti Gajapati konsiderohej personi më i vlerësuar në mbretërinë Kalinga, ai i bënë akoma punë shërbyesi ndaj Jagannatha-s. Ky ritual nënkupton se nën sundimin e Jagannatha-s, nuk ka dallim midis sovranit të fuqishëm dhe besimtarit më modest.[59]

Ujëmbledhësi Narendra Tirtha ku kryhen ceremonitë e Chandan Yatra-s

Festa Chandan Yatra e zhvilluar çdo vit në ditën e Akshaya Tritiya-s shënon fillimin e ndërtimit të karrove të Rath Yatra-s. Ajo shënon edhe kremtimin e vitit të ri hindu.[14]

Çdo vit gjatë ditës së Purnimas në muajin Jyestha të kalendarit hindu (qershori), triada e imazheve të Tempullit Jagannatha lahen në mënyrë ceremoniale dhe dekorohen me rastin e Snana Yatra-s. Uji për banjën merret në 108 enë nga Suna Kuan-i (që do të thotë: "pusi i artë") i vendosur pranë portës veriore të tempullit. Uji merret nga ky pus vetëm një herë në vit me qëllimin e vetëm të banjës fetare të hyjnive. Pas banjës triada e imazheve vishen në modën e perëndisë elefant, Ganesha. Më vonë, gjatë natës, imazhet origjinale të triadës nxiren në një procesion përsëri në tempullin kryesor, por mbahen në një vend të njohur si Anasara pindi.[52] Pas kësaj kryhet Jhulana Yatra kur imazhet përfaqësuese të hyjnive nxiren në një procesion madhështor për 21 ditë, të shëtitur mbi varka në ujëmbledhësin Narmada.[14]

Imazhet gjatë Snana Yatra-s

Anavasara ose Anasara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anasara, e rrjedhur nga fjala sanskrite "anabasara",[60] do të thotë pushime. Çdo vit pas Snana Yatra-s së shenjtë, imazhet e triadës, pa Sudarshana Chakra-n, merren në një altar sekret i quajtur Anavasara Ghar (i njohur edhe si Anasara pindi, ku 'pindi' në gjuhën orija do të thotë "platformë"[60]) ku ata qëndrojnë për dyjavëshin tjetër të Krishna Paksha-s; besimtarët nuk lejohen ti shikojnë këta imazhe. Në vend të kësaj, adhuruesit shkojnë pranë Brahmagiri-t të shikojnë zotin në formën me katër koka të Alarnath-it, një personifikim i Vishnut.[52][61] Adhuruesit pastaj bëjnë shikimin e parë të zotit në ditën përpara Rath Yatra-s, që quhet Navayouvana. Sipas besimit vendor zotat vuajnë nga ethet pasi bëjnë një banjë të rafinuar rituale dhe trajtohen nga shërbëtorë të veçantë niti të njohur si Netrotchhaba (një rit i ngjyrosjes së syve të triadës). Gjatë kësaj periudhe ushqimi i gatuar nuk ofrohet për hyjnitë.[62]

Nava Kalevara është një nga ngjarjet më të mëdha të lidhura me perëndinë Jagannatha që ndodh kur një muaj hënor i Ashadha-s pasohet nga një tjetër Ashadha e quajtur Adhika Masa (muaji ekstra). Kjo mund të ndodh në një interval prej 8, 12 ose madje 18 vjetësh. Nava Kalevara do të thotë "Trupi i Ri" (nava = i ri, kalevar = trup) në gjuhën odia, festa ndiqet nga miliona njerëz dhe buxheti për këtë ngjarja përgjithësisht i tejkalon 500 000 $ dollarët. Ngjarja përfshin vendosjen e imazheve të reja në tempull dhe varrosjen e të vjetërve në kompleksin e tempullit në Koili Vaikuntha. Gjatë ceremonisë Nabakalebara të zhvilluar gjatë korrikut 2015 idhujt që u vendosën në tempull në 1996 u zëvendësuan nga imazhe të reja të skalitur në mënyrë të veçantë prej druri nimi.[63][64] Raportohet se këtë festë e kanë ndjekur më shumë se 3 milionë besimtarë.[65]

Suna Besha ose Veshja e Artë e Jagannatha-s

Suna Besha, ('Suna besh' do të thotë "veshje e artë”[66]) e njohur edhe si Raja ose Rajadhiraja Bhesha[67] ose Raja Bhesha, është një ngjarje që zhvillohet kur triada e imazheve të Tempullit Jagannatha zbukurohen me stoli ari. Kjo ngjarje zhvillohet pesë herë në vit. Zakonisht zhvillohet gjatë Magha Purnima-s (janar), Bahuda Ekadashi-t të njohur si Asadha Ekadashi (korrik), Dashahara-s (Bijayadashami) (tetor), Karthik Purnima-s (nëntor) dhe Pousa Purnima-s (dhjetor).[68][69] Një event i till Suna Bhesha zhvillohet në Bahuda Ekadashi gjatë Rath Yatra-s në karrot e vendosura në Simhadwar. Katër Besha-t e tjera ndodhin zhvillohen brenda tempullit në Ratna Singhasana (altari i zbukuruar me gurë të çmuar). Me këtë rast pllakëza ari dekorohen mbi duart dhe këmbët e Jagannatha-s dhe Balabhadra-s; Jagannatha zbukurohet edhe me një disk (çakra) të bërë prej ari në dorën e djathtë ndërsa në dorën e majtë një kërmill deti. Balabhadra dekorohet me një plug të bërë prej ari në dorën e majtë, ndërsa në dorën e djathtë një topuz i artë.[68]

Një skenë nga një teatër i vënë në skenë gjatë Sahi Yatra-s

Niladri Bije, e kremtuar në muajin e Asadha të kalendarit hindu (qershor–korrik) në ditën Trayodashi (dita e 13-të),[70] shënon fundin e Ratha Yatra-s. Imazhet e mëdha prej druri të triadës së zotave nxiren nga karrot dhe pastaj çohen në shenjtërore, duke ecur ritmikisht; një ritual që është i njohur si pahandi.[64]

Sahi Yatra, i konsideruar si teatri më i madh në botë në qiell të hapur,[71] është një ngjarje e përvitshme që zgjat 11 ditë; një festë tradicionale teatrore ose dramë folklorike që fillon në Ram Navami dhe përfundon në Rama avishke (në sanskritisht do të thotë: vajosje). Festa përfshin drama që paraqesin skena të ndryshme nga Ramajana. Banorët e lokaliteteve të ndryshme, ose

Samudra Arati i adhurimit të detit nga dishepujt e mathas në Puri

Sahi, u është caktuar detyra e kryerjes së dramës në këndet e rrugës.[72]

Samudra Arati është një traditë e përditshme e filluar nga shankaracharya i tanishëm 9 vjet më parë.[73] Praktika e përditshme përfshin lutje dhe oferta zjarri për detin në Swargadwar në Puri nga dishepujt e Govardhan Matha-s. Gjatë Paush Purnima-s të çdo viti vetë shankaracharya vjet del për të ofruar lutje për detin.

Stacioni i autobusëve Malatipatpur

Më parë nuk kishte rrugë të asfaltuara në Puri. Rruga kryesore e udhëtimit ishte lundrimi përgjatë Gangut deri në Kalkutë. Ishte vetëm gjatë sundimit Maratha që u ndërtua rruga popullore Jagannath Sadak rreth vitit 1790. East India Company vendosi binarë hekurudhorë nga Kalkuta për në Puri, që u bë funksional në vitin 1898.[74] Puri tani është i lidhur mirë me hekurudha, rrugë të asfaltuara dhe shërbime ajrore. Një linjë hekurudhore me binarë të gjerë e Hekurudhave Jug-Lindore, që lidh Purin me Kalkutën dhe Khurda-n është një nyjë e rëndësishme hekurudhore në këtë itinerar. Largësia hekurudhore është rreth 499 km nga Kalkuta[75] dhe 468 km nga Vishakhapatnami. Rrjeti rrugor përfshin Autostradën Kombëtare 203 që lidh qytetin me Bhubanesvarin, kryeqytetin e shtetit, të vendosur rreth 60 km larg. Autostrada Kombëtare 203 B lidh qytetin me Satapadan nëpërmjet Brahmagirit. Rruga detare, që është pjesë e Autostradës Kombëtare 203 A, e lidh Purin me Konarkun. Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar Biju Patnaik në Bhubaneswar.[49] Stacioni Hekurudhor i Purit është mes qind stacionet më të ngarkuar të hekurudhave indiane.[76]

Artet dhe artizanatet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një vepër arti të aplikuar

Arti ranor është një formë e veçantë arti që krijohet në plazhet e Purit. Forma e artit i është atribuar Balaram Das-it, një poeti që jetoi në shekullin e XIV. Statuja të zotave të ndryshëm dhe njerëzish të famshëm tani krijohen nga artistë amatorë. Këta kanë natyrë të përkohshme pasi prishen nga valët. Kjo formë arti ka marr famë ndërkombëtare në vitet e fundit. Një nga artistët e famshët të rërës së Odisha-s është Sudarshan Patnaik. Ai kriji Golden Sand Art Institute në vitin 1995, në qiell të hapur në brigjet e Gjirit të Bengalit, për të ofruar trajnim për studentët e interesuar në këtë formë arti.[77][72]

Arti i aplikuar, që është një art i bazuar në thurjen ndryshe nga qëndistaria, u pri nga Hatta Maharana e Pipili-t. Është i përdorur gjerësisht në Puri, si për dekorimin e hyjnive ashtu dhe për shitje. Anëtarët e familjes Maharana janë të punësuar si darji-nj ose rrobaqepës ose sebak-ë nga maharaxhai i Purit. Ata pregatisin artikujt për dekorimin e hyjnive në tempull për festa dhe ceremoni të ndryshme fetare. Veprat e aplikuara ngjyrosen në mënyrë të theksuar dhe modelonë në forma tendash, ombrellash, pëlhurash, flamujsh, mbulesa të kuajve dhe lopëve makete, dhe tekstile të tjera shtëpiake; këto tregtohen në Puri. Rroba përdoret në nuancat e errëta të të kuqes, të zezës, të gjelbrës, të verdhës, blusë dhe të bruztës.[78]

Kërcimtare Odissi

Veprimtaritë kulturore, duke përfshirë festat e përvitshme fetare në Puri janë: Festa e Plazhit të Purit e zhvilluar nga 5 deri në 9 nëntor çdo vit dhe Shreekshetra Utsav-i i zhvilluar nga 20 dhjetori deri në 2 janar çdo vit. Programet kulturore përfshijnë artin e veçant ranor, paraqitjen e punimeve artizanale vendore dhe festivalet e ushqimit.[79] Për më tepër, programet kulturore zhvillohen për dy orë çdo të shtunë të dytë të muajit në Sallën e Konferencave të Kolektorit afër stacionit policor të plazhit. Kërcimi Odissi, muzika Odissi dhe kërcimet folklorike janë pjesë e këtij eventi.[79] Kërcimi Odissi është trashëgimi kulturore e Purit. Kjo formë kërcimi është krijuar në Puri nga kërcimet e kryera nga devadasit (mahari) të bashkangjitur me Tempullin Jagannatha që kryenin kërcimet në Nata mandapa-n e tempullit për të kënaqur hyjnitë. Megjithëse praktika devadasi nuk pati vijueshmëri, forma e kërcimit moderne dhe klasike u bë gjerësisht popullore; shumë artistë virtuozë odisi dhe guru janë nga Puri.[72] Disa nga kërcimtarët e famshëm odisi janë Kelucharan Mohapatra, Mayadhar Raut, Sonal Mansingh, Sanjukta Panigrahi etj.

Kolegji Samanta Chandra Sekhar, Puri

Disa nga institucionet arsimore në Puri janë:

  • Instituti i Teknologjisë dhe Menaxhimit Ghanashyama Hemalata
  • Kolegji Ligjor Gangadhar Mohapatra, i krijuar në 1981[80]
  • Extension Unit of Regional Research Institute of Homoeopathy, Puri, nën Central Council for Research in Homoeopathy (CCRH), New Delhi; i krijuar në mars 2006[81]
  • Universiteti Sanskrit Shri Jagannath, i krijuar në korrik 1981[82]
  • Gopabandhu Ayurveda Mahavidyalaya, një kolegj dhe spital ku trajtimi dhe trajnimi janë të bazuar në mjeksinë Ajurveda[83]
  • Instituti i Trajnimit Industrial, një institut teknikë parësor për të ofruar arsim për teknikë të aftë, të përkushtuar dhe të talentuar u krijua në 1966 Qeveria e Indisë[84]

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Chakhi Khuntia – atdhetar.[85]
  • Gopabandhu Das – punëtor shoqëror
  • Nilakantha Das – aktivist shoqëror
  • Kelucharan Mohapatra – kërcimtar odisi
  • Pankaj Charan Das – kërcimtar
  • Manasi Pradhan – shkrimtar dhe veprimtar
  • Raghunath Mohapatra – arkitekt dhe skulptor
  • Baisali Mohanty - ALC Global Fellow në Universitetin e Oksfordit, Mbretëria e Bashkuar
  • Sudarshan Patnaik – artist rëre
  • Rituraj Mohanty – këngëtar
  • Sona Mohapatra – këngëtar
  1. ^ a b "Who's Who". Puri District Administration (në anglisht). Marrë më 10 mars 2024.
  2. ^ "Puri City" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2020. Marrë më 22 nëntor 2020.
  3. ^ "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality: Government of Odisha. 2006. fq. 1–2. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  4. ^ O. M. Starza: The Jagannatha Temple at Puri: Its Architecture, Art, and Cult; 1993, fq. 1
  5. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. xxxiv
  6. ^ a b "Climate: Puri" (në anglisht). Climate data organization. Marrë më 25 shtator 2015.
  7. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. xxix
  8. ^ a b J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. xxx
  9. ^ a b J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. xxxi
  10. ^ Glashoff, Klaus. "Sanskrit Dictionary for Spoken Sanskrit" (në anglisht). Spokensanskrit.de. Marrë më 19 shtator 2011.
  11. ^ Sri G. Ananda: Empires of the Vedas, Volume IV: The Kingdom of God[lidhje e vdekur]; 2015, fq. 11
  12. ^ "Jagannathyatra" (në anglisht). Jagannathyatra. Marrë më 11 tetor 2013.
  13. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. 7
  14. ^ a b c d e f Subodh Kapoor: The Indian Encyclopaedia; 2002, fq. 5890
  15. ^ S. N. Sadasivan: A Social History of India; 2000, fq. 211
  16. ^ a b c T. Ring, R. M. Salkin & S. La Boda: International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania; 1994, fq. 699
  17. ^ a b Dash, Abhimanyu (korrik 2011). "Invasions on the Temple of Lord Jagannath, Puri" (PDF) (në anglisht). Government of Odisha. fq. 82. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 29 mars 2017. Marrë më 20 mars 2017.
  18. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. xliii7
  19. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri (Story of Lord Jagannatha and his Temple); 2014, fq. xxxii
  20. ^ a b c d e f T. Ring, R. M. Salkin & S. La Boda: International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania; 1994, fq. 697
  21. ^ "Documentation format for Archaeological / Heritage Sites / Monuments" (pdf). Emar Matha, Puri town (në anglisht). Indira Gandhi National Centre for Arts. Marrë më 25 shtator 2015.
  22. ^ "Hidden treasure' worth Rs. 90 crores found in Puri's Emar Mutt". The Hindu (në anglisht). 28 shkurt 2012. Marrë më 25 shtator 2015.
  23. ^ Constance Jones & James D. Ryan: Encyclopedia of Hinduism; 2006, fq. 248
  24. ^ Roy Eugene Davis: Life Surrendered in God: The Philosophy and Practices of Kriya Yoga; 1997, fq. 265
  25. ^ "Raj Bhavan,Puri" (në anglisht). Official website of rajbhavan. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2015. Marrë më 20 mars 2017.
  26. ^ "Heritahe City Development and Augmentation Yojana" (në anglisht). HRIDAY National Project Management Unit National Institute of Urban Affairs. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2015. Marrë më 20 mars 2017.
  27. ^ a b c d J. Bindloss, L. Brown, M. Elliott & P. Harding: Northeast India; 2007, fq. 253
  28. ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)" (në anglisht). Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 2008-11-01.
  29. ^ "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality: Government of Odisha. 2006. fq. 2–3. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  30. ^ Sen, 2004, fq. 126
  31. ^ J. Mohapatra: Wellness In Indian Festivals & Rituals; 2013, fq. 61
  32. ^ a b "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality: Government of Odisha. 2006. fq. 3. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  33. ^ "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality: Government of Odisha. 2006. fq. 4. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  34. ^ "Temple Architecture" (në anglisht). Culture Department, Government of Orissa. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2015. Marrë më 20 mars 2017.
  35. ^ a b "Jagannath Temple, India – 7 wonders". 7wonders.org (në anglisht). 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2012. Marrë më 3 korrik 2012. Tempulli është i ndarë në katër dhoma: Bhogmandir, Natamandir, Jagamohana dhe Deul
  36. ^ a b c "About Jagannath Temple" (në anglisht). Official Website of Shree jagannath temple Administration. Marrë më 27 shtator 2015.
  37. ^ a b "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality: Government of Odisha. 2006. fq. 3-4. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  38. ^ "Temple information: Jagannath temple" (në anglisht). Full Orissa. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2015. Marrë më 28 nëntor 2012.
  39. ^ "Panch Tirtha of Puri" (në anglisht). Shreekhetra. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 5 dhjetor 2012.
  40. ^ O. M. Starza: The Jagannatha Temple at Puri: Its Architecture, Art, and Cult; 1993, fq. 10
  41. ^ T. N. Madan: Way of Life: King, Householder, Renouncer: Essays in Honour of Louis Dumont; 1988, fq. 161
  42. ^ "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality:Government of Odisha. 2006. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  43. ^ Sunita Pant Bansal: Hindu Pilgrimage: A journey through the holy places of hindus all over India[lidhje e vdekur]; 2012, fq. 30–1
  44. ^ a b Mahapatra, Bhagaban. "Significance of Gundicha Temple in Car festival" (PDF) (në anglisht). E-Magazine, Qeveria e Orissa-s. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 4 tetor 2015. Marrë më 20 mars 2017.
  45. ^ Panda, Namita (22 qershor 2012). "Ready for the Trinity". The Telegraph (në anglisht). Marrë më 4 dhjetor 2012.
  46. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. xl–xli
  47. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. xiii
  48. ^ a b J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. xli
  49. ^ a b "Puri City DevelopmentPlan 2006" (PDF) (në anglisht). Puri Municipality: Government of Odisha. 2006. fq. 2. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 5 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.
  50. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2016. Marrë më 20 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  51. ^ a b Manoranjan Das: The wooden horse: drama; 1982, fq. 40
  52. ^ a b c d e Barik, Sarmistha. "Festivals in Shri Jagannath Temple" (PDF) (në anglisht). Government of Odisha. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 28 shtator 2015. Marrë më 20 mars 2017.
  53. ^ O. M. Starza: The Jagannatha Temple at Puri: Its Architecture, Art, and Cult; 1993, fq. 133
  54. ^ O. M. Starza: The Jagannatha Temple at Puri: Its Architecture, Art, and Cult; 1993, fq. 129
  55. ^ Manoranjan Das: The wooden horse: drama; 1982, fq. 48
  56. ^ O. M. Starza: The Jagannatha Temple at Puri: Its Architecture, Art, and Cult; 1993, fq. 16
  57. ^ Sunil Sehgal: Encyclopaedia of Hinduism; 1999, fq. 1076–77
  58. ^ "Juggernaut-Definition and Meaning" (në anglisht). Merriam Webster Dictionary. Marrë më 28 nëntor 2012.
  59. ^ Karan, Jajati (4 korrik 2008). "Lord Jagannath yatra to begin soon". IBN Live (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 28 nëntor 2012.
  60. ^ a b Orissa Review (në anglisht). Home Department, Government of Orissa. 1980. fq. 29.
  61. ^ "Temple of Alarnath" (në anglisht). Official web site of Shreekshetra. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2016. Marrë më 4 tetor 2015.
  62. ^ "Festivals of Lord Sri Jagannath". nilachakra.org (në anglisht). 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2012. Marrë më 16 maj 2012.
  63. ^ "Puri gearing up for 2015 Nabakalebar". dailypioneer.com (në anglisht). 2011. Marrë më 4 janar 2013.
  64. ^ a b "Nabakalebara festival comes to end with Niladri Bije". The Hindu (në anglisht). 31 korrik 2015.
  65. ^ "During the tight security of the millennium's first…" (në anglisht). Gettyimages.ca. 7 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2017. Marrë më 20 mars 2017.
  66. ^ The Eastern Anthropologist (në anglisht). Ethnographic and Folk Culture Society. 1978.
  67. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. 103
  68. ^ a b "Suna Bhesha(Ashadha/ June – July)" (në anglisht). National Informatics center. Marrë më 2 korrik 2015.
  69. ^ Arts of Asia (në anglisht). Arts of Asia. 2001. fq. 84.
  70. ^ "Festivals of Lord Sri Jagannath". nilachakra.org (në anglisht). 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2012. Marrë më 4 tetor 2015.
  71. ^ Mahapatra, Prasanta (24 prill 2013). "World's Biggest Open-Air Theatre Sahi Yatra Begins at Puri" (në anglisht). The Pioneer. Marrë më 19 mars 2015.
  72. ^ a b c J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. xl
  73. ^ Sahu, Monideepa (6 mars 2016). "The great fire" (në anglisht). Deccan Herald. Marrë më 6 mars 2016.
  74. ^ J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. xxxiii
  75. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2017. Marrë më 20 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  76. ^ "Availability in trains for Top 100 Booking Stations of Indian Railways Passenger Reservation Enquiry". indianrail.gov.in Indian Railways (në anglisht). IRFCA. Marrë më 4 janar 2013.
  77. ^ "Sand Arts" (në anglisht). Government of Orissa. Marrë më 28 shtator 2015.
  78. ^ Shailaja D. Naik: Traditional Embroideries of India; 1996, fq. 95–6
  79. ^ a b J. C. Mahanti: The Saga of Jagannatha and Badadeula at Puri; 2014, fq. xxxviii
  80. ^ "Gangadhar Mohapatra Law College" (në anglisht). highereducationinindia.com. Marrë më 27 shtator 2015.
  81. ^ "Research Unit of CCRH" (në anglisht). National Informatics Center.[lidhje e vdekur]
  82. ^ "Sri Jagannath Sanskrit Vishwavidyalaya" (në anglisht). National Informatics Center.
  83. ^ "Official website of college". Gopabandhu Ayurveda Mahavidyalaya (në anglisht). Marrë më 8 mars 2016.
  84. ^ "The ITI, Puri" (në anglisht). National Informatics Center. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2015. Marrë më 27 shtator 2015.
  85. ^ "The 144th Birth Anniversary of Chakhi Khuntia" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 20 mars 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]