[go: up one dir, main page]

Jump to content

FC Basel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
FC Basel
Pseudonimi(et)FCB, Bebbi, RotBlau
Themeluar14 nëntor 1893
StadiumiSt. Jakob-Park
Kapaciteti38,512 vende, (37,000 vende në ndeshjet ndërkombëtare)
PronariFlamuri Bernhard Heusler
LigaSuper Liga Zvicrane
2023/248.
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Football Club Basel 1893 (Gjermanisht: Fussball Club Basel 1893), njohur gjerësisht si FC Basel ose thjesht Basel, dhe ndonjëherë referohet si FC Bazeli në Shqip,[1][2][3] është një klub profesionist zviceran me seli në Bazel. Ata janë klubi më i suksesshëm i futbollit zviceran, duke fituar Superligën Zvicerane plot 17 herë, duke u bërë klubi i dytë me më shumë liga të fituara. Përveç dinastisë së tyre aktuale, ata kanë qënë klubi më i suksesshëm në vitet 60' dhe 70', duke e fituar titullin e ligës plot shtatë herë nga viti 1967 e deri në vitin 1980. Vitet 80' panë periudha të vështira për Baselin, pasi ata patën një mungesë në futbollin evropian për shumë vite duke u rrëzuar edhe nga liga në vitin 1987. Në vitet 2000', Basel u rikthye në elitën e futbollit zviceran, duke fituar titullin e tyre të parë pas 22 vitesh në vitin 2002 dhe kjo gjë u pasua nga tituj të tjerë të fituar në vitet 2004, 2005, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Basel ka fituar edhe Kupën Zvicerane plot 11 herë.

Ata kanë marrë pjesë në kompedicionet evropiane që nga sezoni 1999–2000. Në sezonin 2000–01, klubi arriti në finalen e UEFA Intertoto Cup, duke humbur kundër Aston Villës; në sezonin 2002–03 ata u kualifikuan për në fazën e dytë të grupeve në Ligën e Kampioneve; dhe në sezonin 2005–06 ata arritën në çerek–finalet e Kupës UEFA. Ata kanë marrë pjesë në Ligën e Kampioneve më shumë se çdo klub tjetër zviceran — gjithsej gjashtë herë — dhe janë klubi i vetëm zviceran që është kualifikuar direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

sezonin 2011–12, Basel prodhoi disa rezultate të jashtëzakonshme në Ligën e Kampioneve. Pas barazimit 1–1 kundër Benficës, Basel barazoi 3–3 jashtë fushe dhe më pas fitoi 2–1 në shtëpi kundër Manchester United, gjë që solli eleminimin e këtyre të fundit dhe avancimin e Baselit në raundet me eleminim direkt. Ata u eleminuan nga Bayern Munich pavarësisht se fituan ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1–0. Sezoni 2012–13 i pa ata në shkallë më të larta pasi "RotBlau" avancuan në gjysmë–finalet e Ligës së Evropës, por u mposhtën nga fituesit e mëvonshëm të kompedicionit, Chelsea. Megjithatë, direkt në sezonin tjetër, Basel u hakmorr pasi mori dy fitore rresht gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në sezonin 2013–14. Ata morën bhë fitore surprizuese jashtë fushe me rezultatin 2–1 kundër Chelseat në Stamford Bridge dhe kjo u pasua me një fitore 1–0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit në St. Jakob-Park, por Basel u eleminua që në fazën e grupeve. Në vitin e ardhshëm, Basel avancoi në raundin e 16 në Ligën e Kampioneve në një grup që përbëhej nga klube gjigande si Real Madrid dhe Liverpool, që u eleminua pikërisht nga Baseli pas barazimit 1–1 në Anfield në ndeshjen e fundit në grupe.

Referime

  1. ^ "Liverpool v FC Basle". The Guardian. 26 shtator 2002. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "FC Basle fan Roger Federer predicts 2-1 defeat for Chelsea". Sunday Express. 24 prill 2014. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "FC Basle vs Chelsea: live". The Telegraph. 25 prill 2013. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme