vigan
Appearance
VIGAN m.
- 1. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant.
- 2. lart. Njeri me mendje gjeniale, njeri i shquar që ka bërë vepra madhështore në shkencë, në art etj., gjigant.
- 3. Diçka (vepër, ndërtim etj.) me përmasa shumë të mëdha e me rëndësi të jashtëzakonshme, vepër madhështore; gjigant. Vigani i industrisë sonë.
- 4. mit. Figurë mitologjike që përfytyrohej si njeri me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi të mbinatyrshme, gjigant. Luftoi si vigan.
'VIGAN mb.
- 1. Që ka trup shumë të madh, gjigant.
- 2. lart. Që ka mendje gjeniale, që ka bërë vepra madhështore në shkencë, në art etj., gjigant. Mendimtar vigan.
- 3. Që është shumë i madh, që ka përmasa shumë të mëdha, gjigant. Shkëmb (lis) vigan. Kështjellë vigane. Vepër vigane.
- 4. fig. Që shquhet për përpjesëtimet, për vlerën ose për forcën e vet; që kërkon punë e përpjekje të jashtëzakonshme, gjigant. Hapa vigane. Forcë (fuqi) vigane. Luftë vigane. Revolucion vigan.