ua
Appearance
UA I
- Trajtë e shkurtër e shkrirë e përemrit vetor, e formuar nga bashkimi i trajtës së shkurtër u të përemrave ATA, ATO në rasën dhanore dhe e të përemrave AI, AJO në rasën kallëzore ose i të përemrave ATA, ATO në rasën kallëzore. Ua thashë lajmin. Ua dhashë librat. Ua bleva fletoret.
UA II pasth. bised.
- Përdoret kur habitemi shumë për diçka jo të zakonshme ose të papritur. Ua, sa bukur! Ua, sa i mirë! Ua, ç'më the! Ua, si qenka bërë! Ua, edhe ti!