[go: up one dir, main page]

Jump to content

turp

Nga Wiktionary

TURP m.

  • 1. zakon. nj. Ndjenjë e fortë turbullimi e hutimi, që na lind kur bëjmë diçka të pahijshme a të pandershme, kur gabojmë, kur nuk ia dalim mbanë një pune, kur na fyen ose kur na vë në lojë dikush etj.; druajtje e madhe përpara dikujt, ndjenjë që na pengon t'i dalim përpara dikujt, t'i flasim etj.; frikë se mos dalim keq ose se mos bëhemi qesharakë para të tjerëve. Me turp të madh. Njeri pa turp. Ndjenja e turpit. U bë me turp. Ha (rri) me turp. E zuri turpi. Më vjen turp. Kam turp. Të kesh turp! U skuq nga turpi. E ka për turp. Është pa pikë turpi. U afrua me turp. Ia hoqi turpin. I iku turpi. I ka plasur turpi. keq. nuk turpërohet për asgjë, i ka plasur cipa. Kishte turp të dilte në skenë. Turpi të lë pa bukë. fj. u.
  • 2. Punë a sjellje e pahijshme dhe e pandershme që të ngjall përbuzje, gjë e turpshme; njollë e keqe që i mbetet dikujt për një punë të tillë të ulët; ai që e ka këtë njollë; kund. nder. Turp i rëndë. Kishte bërë turpe. S'bëri ndonjë turp. Vdiq me turp. Dështuan me turp. E lau turpin. S'është turp të pyesësh. Është turp të flasësh kështu! Ç'janë këto turpe? I mbeti turpi në derë. U bë turpi i klasës. Nuk i la turp shtëpisë. S'e duroi turpin.
  • E mbuloi me turp dikë e turpëroi. Buka s'ka turp (marre) kur të ka marrë uria ha sa të ngopesh, mos u druaj nga të tjerët. Puna s'ka turp. fj. u. nuk është turp të punosh, puna është nder. E ka ngrënë turpin me bukë shih te HA. S'e ha (s'e ngjyen) turpin me bukë shih te BUKË,~A. Ia la turpin (koren) te dera e turpëroi, e fëlliqi dhe iku. E mbërthyen (e gozhduan, e vunë) dikë në shtyllën e turpit libr. shih te SHTYLL/Ë,~A.