[go: up one dir, main page]

Jump to content

skenë

Nga Wiktionary

SKENË f.

  • 1. Pjesa e ngritur e teatrit ku luajnë aktorët a valltarët, ku këndojnë këngëtarët etj. Skenë rrotulluese. Skena e Teatrit Popullor (e Operës). Hyri (u ngjit) në skenë. Prapa skenës.
  • 2. Tërësia e dekoreve që paraqitin vendin ku zhvillohet veprimi i një pjese teatrale. Skena paraqet një pyll (një shesh).
  • 3. fig. Veprimtaria në lëmin e artit dramatik, veprimtaria në teatër; teatri. Arti i skenës. Dashuria për skenën. Mjeshtrit e skenës. Në botën e skenës. E vuri në skenë e përgatiti një shfaqje dhe e dha. Përshtat për skenën.
  • 4. Nënndarja e një akti të një pjese teatrale, gjatë së cilës luajnë të njëjtat personazhe; episod i veçantë i një akti. Skenë masive. Skenë komike (tragjike, dramatike). Skena e fundit e tragjedisë. Në skenën e tretë të aktit të dytë.
  • 5. Episod i një vepre tregimtare, liriko-epike etj.; një ngjarje, një pamje nga natyra etj., që paraqitet në një vepër arti, në një film, në një emision etj. Skenat e filmit. Skena prekëse të tregimit (të romanit). Pikturë me skena luftarake.
  • 6. Ngjarje e jetës që zhvillohet para syve tanë, pamje. Skenë prekëse (e papëlqyer). Skenë komike. Ishte dëshmitar i një skene mallëngjyese.
  • 7. fig. Tërësia e kushteve dhe e rrethanave, në të cilat zhvillohen ngjarjet politike, shoqërore etj.; arenë. Në skenën e historisë. U largua nga skena politike.
  • Prapa skenës keq. fshehurazi nga sytë e botës, pa e marrë vesh të tjerët.