skarë
Appearance
SKARË f.
- 1. Përdorëse kuzhine e përbërë nga disa shufra të holla hekuri, mbi të cilat piqet në prush mish ose peshk ose theket buka. Qofte të skarës. Pjek (thek) në skarë.
- 2. Shufra hekuri ose pllaka me të çara për së gjati, mbi të cilat digjen drutë a qymyri në një furrë. Skara e furrës. I ndërroi skarën.
- 3. Përdorëse prej shufrash metalike, që i vihet prapa biçikletës për të mbajtur sende të vogla. E vuri në skarë.
- 4. Rrjetë e trashë prej shufrash metalike që vihet për të ndaluar kalimin e gjërave të ndryshme të një farë madhësie nga një vend në një tjetër më poshtë.