[go: up one dir, main page]

Jump to content

shul

Nga Wiktionary

SHUL m.

  • 1. Dru i drejtë e i gjatë, i pastruar nga degët, që përdoret për punë të ndryshme, hu i gjatë. Shul i fortë (i gjatë). Shul mullari strumbullar. Shul tende. Shut gardhi.
  • 2. Dru i trashë e i fortë që u vihet tejetej kanateve të portës nga prapa për t'i mbajtur mbyllur; vegël me një shufër hekuri të lëvizshme, që shërben për të mbyllur nga prapa derën ose një kanat të derës, të dritares, të dollapit etj.; lloz. Shul i drunjtë (i hekurt). Shuli i portës (i derës). I vë (i heq) shulin. E mbyll me shul.
  • 3. Çdonjëri prej dy drurëve të rrumbullakët të avlëmendit (të çarë në mes për së gjati sa gjerësia e pëlhurës), në njërin prej të cilëve mbështillet pëlhura e punuar, ndërsa në tjetrin mbështillen fijet e majës. Shuli i përparmë (i prapmë). Shulat e vegjës. Shuli i pëlhurës.
  • 4. tek. Vegël që hap e mbyll folenë e fishekut të pushkës e të mitralozit ose grykën e topit nga ana ku vihet predha dhe që ka gjilpërën për të goditur kapsollën. Shuli i pushkës (i automatikut, i mitralozit). Hap (mbyll) shulin.
  • 5. bised. Direk. Shuli i barkës.
  • 6. Trari i mesit në çatinë e shtëpisë, mbi të cilin mbështeten baballëkët.
  • 7. Tredhës. I vuri shulin.
  • 8. krahin. Vig. E prunë me shul.
  • 9. fig. bised. Njeri me trup të shëndoshë e të ngjeshur; njeri me trup tepër të gjatë, stërhell, zdap, lloz. Ç'ishte gjithë ai shul?!
  • Shul gardhi mospërf. budalla, i trashë nga mendja, hu gardhi. Hyri (shkoi) shul e doli (erdhi) lloz nuk mësoi asgjë, s'përfitoi fare nga një mësim, nga një përvojë etj., si hyri doli; si vajti erdhi. Mbyll dymbëdhjetë dyer me një shul është shumë i zoti, shumë i shkathët.

SHUL ndajf.

  • 1. Kryq a tërthor me dikë ose me diçka tjetër; për së gjeri a për së gjati mbi një tjetër ose mbi diçka; pjerrtas, shtrembër; keq. Brezat vihen shul. I vuri drutë shul. Ra shul përdhe. E gjetën shul në shtrat. I ka degët shul. Ishte rrëzuar shul mbi rrugë (një pemë). E kishte zënë rrugën shul. I rrinte shul kalit (gomarit). E ka lënë tryezën shul. Mos rri shul! I mban këmbët shul.
  • 2. Në një drejtim të pjerrët a të tërthortë, në një rrugë jo të drejtë, tërthoras; shtrembër, jo drejt. Gaforrja ecën shul. I ranë shul malit. Shkon (ikën, merr) shul. E mori hullinë shul. Shkoi plumbi shul. I shkonin këmbët shul e shul i shkonin këmbët sa andej këtej. Më shkoi buka (uji) shul. U lëshua shul teposhtë. E ngriti shul përpjetë.
  • 3. Pa të përpjeta e të tatëpjeta, drejt, shesh, shtruar. Rruga shkon shul. Këtej e ke rrugën shul.
  • 4. Haptas, copë, troç, shqip. Ia tha shul.
  • 5. Praptë, mbrapsht. Ia ktheu shul. U kthye shul.
  • 6. Paskëtaj, prapa. Këtu e shul. Të nesërmen e shul.
  • 7. Në mes, pa e mbaruar. E lanë punën shul. E la bukën shul. E la pazarin shul.
  • Shul e tërthor kryq e tërthor. Mbeti shul mbeti pa gjë, mbeti në diell. Ma zuri shul diçka ma përfoli e ma nxori nga hundët. Ia zuri shul dikujt keq.
  • a) ia zuri keq rrugën, e pengoi të lëvizte;
  • b) e kundërshtoi me kokëfortësi për diçka;
  • c) i vajti dikujt pa pritur në shtëpi e ndenji shumë kohë aty, u shtrua këmbëkryq, i zuri derën.