katil
Appearance
KATIL m. keq.
- Ai që vret dikë në mënyrë mizore, vrasës i pamëshirshëm, kriminel; ai që nuk ngopet duke e munduar dikë, duke i bërë keq dikujt. Katilët fashistë. Me zemër (me shpirt) prej katili.
KATIL mb.
- Që ka të bëjë me katilin, që është veti e katilit, prej katili; mizor; gjakatar, kriminel. Dora katile. Shpirt katil.