karakter
Appearance
KARAKTER m.
- 1. Tërësia e veçorive psikike më kryesore, që shfaqen në veprimtarinë e në sjelljen e njeriut në shoqëri dhe që e shquajnë personalitetin e tij; njeri me veçori psikike e morale të caktuara. Me karakter të butë (të fortë). Me karakter të mbyllur. Tiparet e karakterit. Formohet karakteri. Nuk u puqen karakteret.
- 2. Këmbëngulje e madhe, vendosmëri për t'ia arritur një qëllimi, vullnet i fortë, qëndresë e burrëri. Njeri me karakter. Dobësi (mungesë) karakteri.
- 3. Ajo që e shquan diçka nga të tjerat, veti dalluese e diçkaje. Me karakter objektiv (subjektiv). Me karakter të përgjithshëm (të veçantë). Ka karakter klasor (politik, ideologjik). Karakter shkencor (artistik, pedagogjik). Ka karakter shoqëror (kombëtar, përparimtar).
- 4. art., let. Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori thelbësore të përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose të një grupi a mjedisi shoqëror në një epokë të caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (i gjallë). Karakter dramatik (tragjik). Karakter në letërsi (në art). Karakteret në prozën e Migjenit. Krijoi (dha) një karakter të ri.