[go: up one dir, main page]

Jump to content

këtu

Nga Wiktionary

KËTU ndajf.

  • 1. Në një vend të caktuar afër nesh, në vendin ku ndodhemi; në këtë vend; kund. aty; atje. Ky këtu. Deri këtu. Që këtu deri aty (deri atje). Këtu midis jush. E ke këtu. Rri këtu! Lëre këtu! Eja këtu! Këtu më dhemb. Çfarë kërkon këtu?
  • 2. Në të njëjtin vend, në po këtë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (përdoret e përsëritur në krye të fjalive); kund. aty; atje. Këtu hante, këtu flinte. Këtu e gjeta, këtu do ta lë.
  • 3. Përdoret në fjalinë kryesore, me kuptimin «në këtë vend», kur fjalia e varur fillon me «ku», «te»; kund. aty; atje. Erdha këtu, ku janë të gjithë. Do të kthehemi përsëri këtu ku jemi. Shtrihu këtu, ku nuk ka erë!
  • 4. Nga kjo kohë, që nga ky çast. Këtu e tutje (e prapa). Këtu e dy vjet të shkuara.
  • 5. Në të njëjtën kohë, po atëherë, herë... herë (përdoret e përsëritur në krye të fjalive). Këtu qante, këtu qeshte.
  • 6. Përdoret bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje për të treguar në mënyrë më të përcaktuar vendin pranë nesh, ku është diçka ose ku kryhet një veprim; përdoret para një ndajfoljeje për të përforcuar kuptimin e saj. Këtu në shtëpi. Këtu afër. Këtu brenda. Këtu rrotull.
  • 7. fig. Në këtë gjë. Këtu më rri mendja. Këtu ju jap të drejtë. Dëgjo këtu!
  • Këtu drejt në këtë drejtim. Këtu të dua! shih te DUA. Këtu (aty) të kam! shih te KAM. Këtu ma solli (ma solli këtu) më inatosi shumë, ma solli në majë të hundës. Diç (diçka) luan këtu (në këtë mes)! shih te LUAJ. Bam këtu, bam atje (bam këtej, bam andej) shih te BAM. Kokën këtu, këmbët atje shih te KËMB/Ë,~A.