[go: up one dir, main page]

Jump to content

ikur

Nga Wiktionary

IKUR mb.

  • 1. Që ka ikur fshehurazi, që është larguar nga një vend, ku e kishin mbyllur për dënim ose kundër dëshirës; që ka marrë malet ose që ka kapërcyer kufirin për të shpëtuar nga ndjekjet, nga ndonjë e keqe ose rrezik, që ka marrë arratinë; i arratisur.
  • 2. Që ka ikur nga shtëpia e nga vendlindja e vet, që është larguar nga atdheu; i mërguar. Njerëz (burra, gra, fëmijë) të ikur. Familje të ikura.
  • 3. bised. I marrë, i çmendur, i lënë. Një djalë e kishte të ikur.
  • 4. fig. bised. Që nuk shpëton dot nga vdekja, vajtur (për një të sëmurë rëndë a për një të pandehur që mund të dënohet me vdekje). Ishte i ikur.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Numër i madh të ikurish. Shtetëzimi i pasurisë së të ikurve. I zunë të ikurit.