[go: up one dir, main page]

Jump to content

hip

Nga Wiktionary

HIP jokal.

  • 1. edhe kal. Zhvendosem nga poshtë lart, shkoj e vendosem në një vend më të lartë nga ai ku jam, ngjitem; lëviz lart, bëj përpjetë duke iu ngjitur një shkalle a diçkaje tjetër; kund. zbres. Hipi në çati. Hipi në katin e dytë (të tretë). Hipi në shtyllë. Hipi në pemë (në fik, në kumbull). I hipi lisit. Hipi në majë. Hipi nëpër shkallë. Hipi në mal (në kodër, në bjeshkë). Hipi mbi karrige. Hipi mbi mur. Hipi në skenë (për të dhënë shfaqje). Hipi më këmbë (me ashensor). Hipi shkallët. Hip e zbrit. Hipi lart. Hipi shpejt (fluturimthi, ngadalë).
  • 2. Zë vend mbi një kafshë ose në një mjet udhëtimi për të shkuar diku; kund. zbres. I hipi kalit (mushkës). I hipi karrocës (biçikletës, motoçikletës, veturës, kamionit, trenit, anijes, barkës, aeroplanit). Hipi në kalë (në gomar, në qerre, në veturë, në vapor, në aeroplan). Hip lart!
  • 3. kal. E vë diçka në një vend më të lartë se aty ku është, e mbart dhe e çoj në një vend të lartë; e ngre lart diçka, e ngjit diku; e shpie nga fusha në mal; kund. zbres, ul. E hipi tryezën lart. I hipi plaçkat në katin e dytë. E hipi ujin mbi nivelin e lumit. E hipi bagëtinë në mal (në bjeshkë).
  • 4. kal. E vë dikë a diçka mbi një kafshë ose në një mjet udhëtimi për ta dërguar në një vend tjetër, e ngarkoj; e shpie në një vend tjetër më të lartë; kund. zbres. E hipën nusen në kalë. E hipi djalin në karrocë (në biçikletë, në autobus, në anije). I hipën arkat në kamion.
  • 5. Ngjitem lart në hapësirë; vet. veta III ngjitet a fluturon lart diçka; kund. zbres, ulem. Dielli kishte hipur dy hostenë. Mjegulla hipi mbi qytet. Tymi hipi gjer te retë. Hipën me aeroplan deri në dhjetë mijë metra. Shqiponja hipën shumë lart.
  • 6. vet. veta III. Rritet shumë, zhvillohet tej mase; e zë dhe e mbulon diçka. Hipi bari. Gruri po hipën. U kanë hipur barërat e këqija të lashtave. I kanë hipur flokët. I hipi zjarri shtëpisë e mbuloi zjarri shtëpinë.
  • 7. edhe kal. bised. Ngjitem në një detyrë a në një shkallë më të lartë; ngrihem në përgjegjësi; e vë në një detyrë më të lartë, e caktoj në një punë më të rëndësishme, e ngre në përgjegjësi, kaloj një vit më lart me moshë. Hipi në detyrë (në gradë, në kategori). Hipi në klasën e tretë. Mbushi pesë vjet dhe hipi në gjashtë. E hipën në një punë më të lartë.
  • 8. edhe kal. vet. veta III bised. Ngrihet më lart vlera e diçkaje; rritet çmimi i një malli; e bëj më të madh, e rrit, e shtoj. Nuk ka hipur vaji (gjalpi, sheqeri). Nuk kanë hipur çmimet. Ka hipur kursi i valutës.
  • 9. vet. veta III fig. Bie në një gjendje shpirtërore të caktuar, më zë a më pushton një ndjenjë ose diçka tjetër; vij në një gjendje të caktuar për shkak të diçkaje. I hipi mërzia (meraku, inati, zemërimi). Më hipi kureshtja (dëshira). Më hipi gazi (një e qeshur). I hipi qejfi për të kënduar. Më hipi gjumi. I hipën nervat u nevrikos. Ç'të ka hipur sot?
  • 10. vet. veta III fig. bised. Rritet diçka, arrin një shkallë më të lartë; vjen menjëherë e me shumicë. Hipi temperatura (të nxehtët, vapa). I hipi zjarrmia (zjarri, të nxehtët) fëmijës. I hipën ethet. I ka hipur shëndeti i lig. Hipi dimri. Ka hipur punë e madhe.
  • 11. vet. veta III bised. Ngrihet a rritet niveli i diçkaje, fryhet diçka. Ka hipur deti (lumi, liqeni). Hipi niveli i ujit. Hipi qumështi (në zjarr).
  • I ka hipur breshkës iron. shih te BRESHK/Ë,~ A. I hipi (i kërceu, iu ndez, iu ngrit, e zuri) damari shih te DAMAR,~I. Hipi në fron u bë mbret. Hipi në fuqi erdhi në pushtet, mori pushtetin. I hipën (i kërcyen) kacabunjtë e zuri inati, u inatos, u nevrikos. I kam hipur atij kali ia kam nisur një pune, për të cilën bëhet fjalë; e di atë punë. Ua hipi këmbëve shak. shkoj më këmbë, nisem për diku më këmbë. I hipi mbi kokë dikujt nuk i ndahet, i rri mbi kokë. I hipi (i kërceu) në kokë (në tru) diçka (për të bërë diçka) iu ngul në tru, i ra në kokë; iu mbush mendja për të bërë diçka dhe nuk heq dorë. I hipën (i erdhën) orët dikujt shih tek OR/Ë,~A II. I hipi përsipër dikujt a diçkaje
  • a) e pushtoi; e nënshtroi dikë;
  • b) i zuri frymën, e bezdisi tepër. I ka hipur në qafë (në zverk) dikujt shih te QAF/Ë,~A. E hipi (e ngriti, e çoi) në qiell dikë shih te QIELL,~I. I hipi në shpinë (në kurriz) dikujt shih te SHPIN/Ë,~A. I hipën (i kërcyen, e kapën, e zunë) xhindet (qipujt) i kërcyen nervat, u tërbua fare, u xhindos. I ka hipur (i ka hyrë, i ka kërcyer) zekthi (miza) shih te ZEKTH,~I. I hipi një avull në kokë shih tek AVULL,~I. Ka hipur në barkë pa vela shih te BARK/Ë,~A. Nuk hipën në degë të hollë shih te HOLLË (i,e). I hipi (iu ngrit, i kërceu) delli i ballit shih te DELL,~I. Kur të hipë gomari (derri) në fik (majë fikut) thjeshtligj. shih te GOMAR,~I. I hipi gjaku në fytyrë shih te GJAK,~U I. I hipi (i kërceu) gjaku në kokë (në tru) shih te GJAK,~U I. I ka hipur kalit lakuriq mospërf. shih te LAKURIQ. I ka hipur kalit mbrapsht (së prapthi) shih te MBRAPSHT. I ka hipur kalit qorr shih te QORR,~E. Më ka hipur në majë të kokës dikush a diçka shih te MAJ/Ë,~A. I ka hipur mendja në qiell shih te MENDJ/E,~A. I hipën mizat në kokë u shqetësua shumë për diçka, e zuri halli. I hipi zemra në fyt shih te FYT,~I. Nuk i hipën dot dardhës e i bie fikut fj. u. shih te DARDH/Ë,~A.