[go: up one dir, main page]

Jump to content

hak

Nga Wiktionary

HAK m. bised.

  • 1. Shpërblimi për një punë që merret përsipër dhe kryhet me marrëveshje, pagesa për punën e kryer. Haku i punës. Haku i ustait. Ia hëngri hakun. E punoi me hak. Sa i bëri haku? S'të kam hak nuk të detyrohem gjë për diçka.
  • 2. Hakmarrje, shpagim. Ia mori hakun.
  • 3. E drejtë që më takon; ajo që meritoj; e drejtë, arsye. Hak për hak sipas punës edhe shpërblimi. E ka (me) hak. Ka hak. I jap hak. Laj hakun. Ia hëngri hakun.
  • E bëri hak e meritoi diçka. I doli hakut (borxhit, nga borxhi) dikujt shih te BORXH,~I. I hyri në hak dikujt i hëngri të drejtën. I vjen hakut (i vjen për hak) dikujt keq. shih te VIJ. Kija inatin dhe foli hakun! (kija inatin, po hakun mos ia ha!) fj.u. shih tek INAT,~I.