gjel
Appearance
GJEL m.
- 1. zool. Mashkulli i pulës, këndes. Gjel fushe. Lafsha e gjelit. Mish gjeli. Këndon gjeli. Fryhet si gjel.
- 2. fig. keq. Njeri mendjemadh e kapadai; njeri që fryhet e ngrefoset dhe e mban veten për më kryesorin; njeri që kërkon grindje. Gjeli i shtëpisë. Është bërë gjel.
- 3. Send ose mjet që i ngjan nga trajta këtij shpendi. Gjel sheqeri. Gjeli i oxhakut. Gjeli i makinës qepëse.
- 4. vjet. Çarku, rrahësi i një arme të vjetër zjarri. Gjeli i hutës.
- 5. Kokërr misri e pjekur, që ka plasur në zjarr, pupagjel, gjeldash, kokoshkë.
- 6. Thelb i ndarë në pjesë; thelë e prerë e një kokrre. Gjelat e arrës. Gjelat e qepës. Gjelat e mollës.
- 7. vjet. Monedhë e vjetër prej ari, flori.
- Si gjeli pa kokë (pa krye) sikur i merren mendtë, si i trullosur, si i hutuar, si i shastisur. Një gjel plaçka shumë pak plaçka. Hidhet (kërcen) si gjel merr zjarr menjëherë, zemërohet e kërcen për gjënë më të vogël. Ngrihet me gjelat ngrihet, zgjohet herët në mëngjes. I rri gjel dikujt qëndron me mendjemadhësi përballë dikujt, krekoset para dikujt, nuk e ul kokën para dikujt, i rri kundër. I bën edhe gjeli vezë i ecën shumë mbarë, i ka punët shumë mirë, i ka të gjitha të mirat. Ra si gjeli (si pula) në thekër shih te THEK/ËR,~RA. I ka dalë gjel kaproll një punë i ka dalë përpara një punë, i ka vënë gjoksin, i ka dalë ballë për ballë me guxim. Fle (bie) kur këndojnë gjelat fle (bie) vonë. Kapardisej (krekosej) si gjeli (si këndesi, si kaposhi) majë plehut mbahej më të madh, krekosej. Kur këndoi gjeli (këndesi) i parë shumë herët në mëngjes, që më natë, pa zbardhur mirë drita. I këndon gjeli në samar i ecën mbarë, i ka punët mirë. S'i këndon më gjeli në shtëpi i është shuar pragu, i është mbyllur dera. Kur këndoi gjeli (këndesi) i tretë shumë vonë në mëngjes, pasi doli mirë drita. S'rri gjeli mbi vezë s'është punë për të, nuk e bën dot ai atë punë, s'bën ai për atë punë. U skuq (u bë) si lafsha e gjelit shih te LAFSH/Ë, ~A. I këndojnë dyzet gjela përmbi kokë ka shumë halle; ka shumë punë e telashe. Sa kërcen gjeli tra më tra shih tek TRA,~RI. Të merr kokrrën (koqen) e melit para gjelit shih te KOK/ËRR, ~RRA. Lule gjeli bot. lulëkuqe.