furrë
FURRË f.
1. Ndërtim i veçantë në trajtën e një kubeje, që është e zbrazët përbrenda, ku piqen bukët; ndërtesa me një vend të tillë të veçantë e me disa pjesë plotësuese, ku çohen byrekët, tavat, ëmbëlsirat etj. për t'u pjekur. Furrë buke. Furrë pjekjeje. Çoj tavën në furrë.
2. bised. Sasia e bukëve etj. që piqen njëherësh në një vend të tillë. Dhjetë furra bukë.
3. Ndarje e veçantë në një sobë zjarri a në një stufë kuzhine, në të cilën futen tavat për të pjekur gjëra të ndryshme ushqimore; ndarje e veçantë në një sobë a në një stufë, ku ndizet zjarri. Furra e sobës (e stufës). E vë në furrë. E nxjerr nga furra. Hedh dru në furrë.
4. tek. Ndërtim i veçantë dhe i mbyllur për të shkrirë minerale, për të nxjerrë a për të përpunuar lëndë të ndryshme që kërkojnë temperaturë të lartë. Furrë termike. Furrë elektrike. Furrë e lartë furrnaltë. Furrë shkrirjeje. Furrë çeliku (gize). Furra e tharjes. Furrë gëlqereje. Furrë tullash (tjegullash). Përpunoj (shkrij) në furrë.
5. përd. mb. Shumë i nxehtë; që ka zjarrmi të madhe. Është furrë djali. Ishte furrë dita dje.
- U bë furrë dikush u nxeh, u inatos shumë. E bëri furrë diçka e dogji krejt, e bëri shkrumb e hi. Kemi ngrënë një furrë bukë (një thes kripë, një barrë kripë, një hambar miell) bashkë njihemi prej kohësh, punojmë prej kohësh së bashku; jemi shokë a miq të vjetër. I nxjerr si simitet nga furra shih te SIMITE,~JA.