[go: up one dir, main page]

Jump to content

eci

Nga Wiktionary

ECI jokal.

1. Shkoj me këmbë e me hapa të zakonshëm nga një pikë në një pikë tjetër; lëviz me këmbë, bëj hapa në drejtime të ndryshme; lëviz. Ecën njeriu. Ecën kali (lopa, macja). Eci në rrugë (nëpër fushë, nëpër dhomë). Ecën shpejt (ngadalë). Ecën lehtë (rëndë, në majë të gishtave). Eci përpara (prapa, djathtas, majtas). Eci poshtë e lart. Ecte me zor. Ecim drejt malit. Ecën me katër këmbë. Eci gjunjas. Ecën si mbi vezë.

2. Lëviz nga një vend në tjetrin me një mjet transporti ose mbi një kafshë (me kalë etj.). Ai ecte me shpejtësi të madhe.

3. vet. veta III. Lëviz nga një vend në tjetrin, shkon diku (për një mjet transporti); përshkon një rrugë të caktuar. Ecën treni (makina, biçikleta). Ecën dyzet kilometra në orë. Ecën në rrugë të asfaltuar (në rrugë malore, mbi binarë).

4. vet. veta III. Rrjedh, lëviz duke rrjedhur (për ujin). Ecën uji. Ecën lumi (përroi).

5. vet. veta III bised. Është në lëvizje a në veprim, punon. Motori ecën mirë.

6. vet. veta III. Shkon, kalon, ikën (për kohën). Ecën koha. Nuk ecte ora.

7. fig. Shkoj përpara duke ndjekur një rrugë a një drejtim të caktuar ose duke pasur një qëllim a synim të caktuar. Ecim drejt komunizmit. Ecim drejt një të ardhmeje me të mirë.

8. fig. Shkoj përpara, përparoj; arrij përfundime të mira në diçka; zhvillohem. I ecën puna. Ecën prodhimi. Ecën bujqësia (industria). Ecën me këmbët e veta. Ecën me kohën. Ecën me të tjerët.

9. fig. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Me vete mbarë, më shkon siç duhet. Nuk më ecte. Atij i ecte gjithnjë.

10. fig. bised. Veproj siç më thotë dikush; shkoj. Mos ec me ato që dëgjon poshtë e lart!

11. vet. veta III fig. bised. Ka vlerë, shkon. Nuk ecën kjo para këtu. I ecën fjala i dëgjohet fjala, i zë vend fjala.

12. vet. veta III bised. Paguhet; vijon t'i jepet. Ecën dita. I ecën rroga.

13. bised. Shko; eja (në urdhërore). Ec e pyete se ç'thotë?! Ec e thuaji të vijë! Ec lart, se kam një fjalë!

14. bised. Përdoret së bashku me një folje tjetër, zakonisht me një lidhëz bashkërenditëse shtuese (e), kur duam të tregojmë se është e pamundur të kryhet a të mos kryhet veprimi që shpreh folja e dytë. Ec e mbushja mendjen atij! Ec e fol me të, po deshe! Ec e (mos) ia thuaj pastaj! Ec e mos u nis, po të duash!

15. Pavet. e 1, 5, 7,8, 10. Nuk ecej më tej.

  • Ecën mbi driza shih te DRIZ/Ë,~A. I eci fati pati fat gjithnjë, qe me fat. Ecën kundër rrymës shih te RRYM/Ë,~A. Ec drejt hundës! shih te HUND/Ë, ~A. Ecën (shkon) si në vaj shih te VAJ~I I. Është ujë që s'ecën është shumë i ngathët e i plogësht, është ujë amull. Nuk i ecën kali në vijë shih te VIJ/Ë, ~A. I ecën kungulli mbi ujë dikujt shih tek UJ/Ë,~I. I ecën (i shkon, i vete) puna fjollë shih te FJOLL/Ë,~A. Ecën puna sahat shih te SAHAT,~I.