[go: up one dir, main page]

Jump to content

dashurohem

Nga Wiktionary

DASHUROHEM vetv.

1. Bie në dashuri me një njeri të seksit tjetër, me pushton dashuria për të; dashuroj dikë, që gjithashtu më dashuron, duhemi. U dashurua marrëzisht pas saj (pas tij, me të). Ata të dy dashurohen prej kohësh. U dashuruan në punë.

2. libr. Dua me gjithë shpirt diçka që më tërheq e më pëlqen shumë, jepem shumë pas diçkaje. U dashurua pas punës. U dashurua pas muzikës.

3. Pës. e DASHUROJ 1.

  • Është dashuruar me vetveten keq. i pëlqen tepër vetja, është bërë egoist.