brej
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]brej kal. -
- E ha diçka me dhëmbë duke e grirë grimca-grimca, grimcoj me dhëmbë diçka të fortë. Brej bukën. Brej sheqer. Brej me dhëmbë. Miu bren letrën. Krimbi bren drurin. Qeni bren kockat. Mola bren rrobat. Uria bren gurët. fj.u.
- vet. veta III. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak. Ndryshku bren hekurin. Pusi e breu litarin. Era bren tokën. Shiu bren shkëmbinjtë.
- jokal. vet. veta III. Më kruhet shumë, më ha. I brente trupi (koka).
- vet. veta III fig. Më mundon diçka përbrenda vazhdimisht, më grin përbrenda pak e nga pak, s'më lë të qetë. E bren ndërgjegjja. Më bren malli për dikë. Më bren meraku. E bren dyshimi (smira). Më bren zemrën (shpirtin). E brejnë kontradiktat. E bren nga brenda.
- Bren hekur me dikë grindet keq, hahet, bën sherr. Bren (ha) hekurin (çelikun, plumbin, gurin) me dhëmbë shih te dhëmb,~i. E brente (i kishte hyrë, e hante) krimbi shih te krimb,~i. Më bren (më ha) zemra shih te zemër,~ra. Më bren zemrën.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0