[go: up one dir, main page]

Jump to content

ballë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

Ballë m.

Balli
  1. Pjesa e sipërme e fytyrësnjeriut midis syve dhe flokëve; pjesa e sipërme e turirit të shtazëve. Ballë i lartë (i gjerë, i ngushtë). Ballë i dalë (i futur). Me ballë të ngrysur (të vrenjtur). Shtegu (mesi) i ballit. Lulja e ballit. Damari (nervi) i ballit. Lëkura (kocka) e ballit. Rrudhat e ballit. Djersa e ballit. Rrudh ballin. Fshij ballin. E puth në ballë. Lëshoj flokët mbi ballë.
  2. edhe sh. ~ë, ~ët. Faqja e përparme e kryesore e një ndërtese, e një sendi etj.; pjesa që duket, ana që bie në sy. Balli i shtëpisë. Balli i anijes. Ballët e arkës anët më të ngushta të arkës. Ballët e krevatit kokat e krevatit. Balli i samarit. Balli i djepit. Ballët e vozës ballësoret. Ballët e dhomës dy faqet e ngushta të dhomës. Me ballë nga dielli. Në ballë të odës.
  3. edhe fig. Pjesa e fillimit të një sendi, fillimi i diçkaje, kreu; fillimi i një stine a i një kohe; radhët e para, vendi që ndodhet në krye e më i rëndësishmi. Balli i oxhakut qoshja. Balli i kolonës (i demonstratës). Balli i kopesë. Balli i vendit. Balli i gazetës. Balli i ujit. Në ballë në vijën e parë, në krye; në udhëheqje; në fillim, herën e parë.
  4. min. Pjesa e përparme e një galerie, e një tuneli, e një pusi etj., ku bëhet gërmimi për të nxjerrë mineral. Ballë i verbët. Balli i galerisë (i tunelit, i pusit). Balli i punimit. Ballë kërkimi.
  5. Vija e ndeshjes me kundërshtarin, front. Balli i parë. Ballë i gjerë. Zunë ballin.
  6. fig. Pjesa më e zgjedhur; ai që është më i mirë, lulja, ajka; gjëja më e parë e më kryesore. Balli i djemve (i djalërisë, i burrave, i trimave). Balli i vajzave (i nuseve). Balli i miqve. Balli i grurit. Balli i kuajve. Balli i gjellëve. Balli i rakisë. Marr ballin e ballin marr pjesën më të mirë.
  7. përd. parafj. Përballë, përkundrejt, përpara. Ballë një muri. Ballë armikut.
  • Ballë për ballë
a) njëri kundrejt tjetrit, me fytyrë njëri përballë tjetrit; përballë, përkundrejt;
b) njëri kundër tjetrit si kundërshtarë; në luftë të hapur me dikë a me diçka, pa iu trembur e me guxim. Ballë e fund kokë e

këmbë, krejt. Balli i kazanit rakia e parë dhe më e fortë që nxjerrim kur bëjmë raki. As ballë as bisht as nga të parët as nga të fundit, i mesëm. Me ballë hapur (hapët) shih te hapur. Me ballë të hapur (të çelur) shih te hapur (i, e). Me ballë (me ballin) lart ballë lart. Me ballë të larë shih te larë (i, e). Për ballë të laraskës (për bishtin e laraskës) shih te bisht, ~i. Bëri (dha) ballë shih te bëj. I bëj ballë dikujt a diçkaje shih te bëj. Të çan (ta jep) në ballë është shumë i ftohtë; është shumë i fortë (për pijet). Laj ballin para dikujt shih te laj. Iu nxi balli shih te nxihem. Në rogë të ballit shih te rogë,~a. Rrudhi (ngrysi, mblodhi) ballin (vetullat) shih te rrudh. Për sytë e ballit (për këta sy që kam në ballë) bet. shih te sy,~ri. Shikon (vështron) nën ballë shikon shtrembër e me inat, shikon me zemërim. Ylli i ballit lulja e ballit. Me yll në ballë shih tek yll,~i. Për dy gisht ballë për nderin e vet. E kam ballin të hapur shih te hapur (i,e). I kam sytë në ballë shoh, e kam kujdes vetë; i hap sytë mirë. E ka të shkruar në ballë duket qartë, e sheh kushdo. I kërceu (i hipi, iu ngrit) delli i ballit shih te dell,~i. Mbaj ballin lart jam i guximshëm e i papërkulur, qëndroj krenar. Ngre ballin (lart) shih te ngre. Pash (pasha) sytë e ballit betim. shih te sy,~ri. I ka plasur cipa (peta) e ballit keq. është i pacipë, s'ka turp fare. I ka plasur damari (delli) i ballit (i marres) keq. shih te damar,~i. I qeshi shtegu i ballit shih te shteg,~u. Ia qëndisi në lule të ballit shih te lule,~ja. I ra ballit me dorë shfaqi në mënyrë të papritur habinë, pendimin a zemërimin e vet. E ruaj (e dua) si sytë e ballit (si dritën e syve) shih te sy, ~ri. Rron me djersën e ballit shih te djersë,~a 3. Vë ballë për ballë i vë njërin përballë tjetrit; i vë njërin kundër tjetrit, bëj që të ndeshen njëri me tjetrin. E puth dhe e vë në ballë e pëlqej, e pranoj me gjithë qejf diçka që është më e mirë se një tjetër më e keqe; ku ta gjej! Nga vë ballin, vë thembrat (thembrën) tall. kthehet mbrapsht, tërhiqet nga ka ardhur.

  • m. sh. spec. - Njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj. Tërmet shtatë ballësh. Era vajti pesë ballë.
  • m. sh. - Krehër pushke me pesë a gjashtë fishekë; krehër që mban fishekët e pushkës. Tre ballë fishekë. Mbush ballin me fishekë. I vuri pushkës ballin. E shkrepi të gjithë ballin.[1]

Sinonime

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0