art
Appearance
Shqip
[redaktoni]Art m. -
- Formë e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimit të realitetit në mënyrë krijuese me anë figurash artistike; veprimtaria krijuese artistike. Arti popullor (kombëtar). Arti socialist (revolucionar). Arti përparimtar. Vepër arti. Punonjësit (dashamirët) e artit. Ngre në art.
- sh. ~e, ~et. Degë ose lloj i veprimtarisë krijuese artistike. Arti dramatik (skenik, teatral). Artet e bukura emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën dhe arkitekturën. Artet figurative emërtim i përbashkët për pikturën, grafikën dhe skulpturën. Artet e zbatuara (e aplikuara) lloje të veçanta arti që krijojnë sende të përdorimit të përditshëm, orendi etj. të cilat njëkohësisht kanë edhe vlera artistike. Artet plastike. Arti kinematografik. Arti i pikturës (i skulpturës). Instituti i arteve. Shtatë artet e lira. libr. aritmetika, gjeometria, muzika, astronomia, gramatika, dialektika dhe ritmika (sipas terminologjisë së romakëve të vjetër).
- Tërësia e prodhimit të një periudhe ose të një vendi në fushën e veprimtarisë krijuese artistike, si pjesë e një kulture të caktuar. Arti shqiptar. Arti egjiptian (grek, romak). Arti mesjetar. Galeria e arteve.
- Tërësia e rregullave dhe e metodave që kërkohen për ta kryer me mjeshtëri e në mënyrë të përsosur një veprimtari; njohja e hollë e një pune dhe aftësia për ta kryer atë si duhet; mjeshtëri. Arti ushtarak. Arti i të folurit (i të shkruarit). Arti i drejtimit (i komandimit). Arti i luftës. Arti i kuzhinës (i qëndisjes).
- Arti për art parimi themelor i një teorie estetike reaksionare, që e sheh artin si qëllim në vetvete, të shkëputur nga përmbajtja, nga jeta shoqërore e politike dhe nga detyra për t'u shërbyer masave të gjera. Vepër arti ndërt. objekt në vepra të mëdha, si në rrugët, hekurudhat, kanalet etj., ndërtimi i të cilit kërkon një punë të veçantë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0