akull
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]akull m. sh. akujt (akulli)
- Ujë i ngrirë. Akull i trashë (i hollë). Akull i përjetshëm. Shtresë (cipë) akulli. Hell (qiri) akulli. Copë (kallëp) akulli. Fabrikë (punishte) akulli. Ujë me akull. Balet në akull. Zë akull. Shkriu (ngriu) akulli. Vë në akull. Rrëshqas në akull.
|
|
|
Mbiemër
[redaktoni]- përd. mb. Shumë i ftohtë. M`u bënë duart akull. U bëra akull ngriva fare.
- përd. mb. Shumë i pastër; i ngrirë. E bëri shtëpinë akull. I rrinë (i mban) rrobat akull.
- përd. mb. fig. I ftohtë, pa ndjenja (për njeriun); i ngrirë. Është akull me mua. Me qëndron akull. E ka zemrën akull. E ka gjakun akull.
|
|
|
Ndajfolja
[redaktoni]- përd. ndajf. Shumë, fare (me mbiemrat); shumë bukur, shumë mirë, shumë pastër (me foljet). Akull i ftohtë. I pastër akull. Akull i ri. Ishte veshur akull.
- Me akull të mendjes libr. me gjykim të ftohtë, me arsye të ftohtë. Jam (kam mbetur) akull jam (kam mbetur) pa asgjë, jam pa një lek në xhep. Shkriu akulli nisi një ndryshim për të mirë, zunë të përmirësohen kushtet e të kapërcehet një gjendje e vështirë. E shkruaj në akull e quaj të humbur diçka. Thyej (çaj) akullin libr. bëj hapin e parë e më të vështirë, hap i pari shtegun për të tjerët në një punë që ka ngecur në vend. M'u bë zemra akull më ngriu zemra nga frika, nga dëshpërimi, nga një fatkeqësi. E ka mendjen akull e ka gjykimin të kthjellët, e ka mendjen të ftohtë. Ngul këmbët në akull jam pa mbështetje, nuk kam ku të mbahem. Akull i thatë spec. gaz karbonik i ngurtësuar. Xham akulli shih te xham ~i 3. Lule akulli bot. shih te lule ~ja.[1]
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0