[go: up one dir, main page]

Jump to content

Vietnami

Coordinates: 16°06′N 107°30′E / 16.10°N 107.50°E / 16.10; 107.50
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vietnam)

16°06′N 107°30′E / 16.10°N 107.50°E / 16.10; 107.50

Cộng Hòa Xã Hội Chủ Nghĩa Việt Nam
Emblema - Vietnami
Vietnami Vietnami
Moto Kombëtare: Ðộc lập, tự do, hạnh phúc
Vendndodhja - Vietnami
Vendndodhja - Vietnami

Vietnami është shtet në pjesën jug-lindore të Azisë, i cili shtrihet në pjesën e bregdetit lindor prapa Indisë, nga rrafshi dhe pellgu i lumit të Kuq (nëpër kryeqytetin Hanoi) në Veri deri tek Delta e Mekongut në qytetin Ho Chi Minh (Saigon) në jug. Në mes gjendet pjesa malore. Vietnami shtrihet në një sipërfaqe prej 331 114 km2 dhe ka rreth 76,2 milion banorë, shumica e të cilëve janë vietnamezë. Kryeqyteti është Hanoi dhe gjuhë zyrtare është vietnamishtja. Sipas kushtetutës së vitit 1992, Vietnami është Republikë Socialiste. Kushtetuta e re është e përqendruar në liberalizimin e ekonomisë dhe në të njëjtën kohë parasheh monopolin e Partisë Komuniste. Veprimi legjislativ bëhet me listat e njehsuar për zgjedhjet e Kuvendit Nacional çdo 5 vite. Po me këto lista bëhet zgjedhja edhe e Kryeministrit (Shefit të qeverisë) dhe Presidentit (Kryetarit të shtetit).

Figura e kokës së tigrit si dekorim në pallatin e Dinastisë Ho

Rreth 179-ës p.e.sonë, Lac Viet-i (emri i vjetër i Vietnamit) e pushton Perandorinë e Au Lac-it dhe ja bashkon më 207 p.e.sonë perandorisë së krijuar Nam Viet ("Vendi jugorë i Viet-it"). Dinastia kineze e Han-it më 111 p.e.sonë bënë aneksimin e perandorisë 100 vjeçare të Nam Viet-it. Pas shumë përpjekjeve e luftimeve të mundimshme vietnamezët ja arrijnë që nga mesi i shekullit të X-të ta heqin zgjedhjen kineze dhe në vitin 968 të themelojnë perandorin Anam (Annam) e cila më 1471 e pushton edhe perandorin (Champa) të Çampëve (Cham). Me ndihmën e francezëve në vitin 1802 vietnamezët ja arrijnë që të bashkohen në perandorin Gia Long. Sei më 1867-të Franca pushton pjesën jugore Koçinkinën (Cochinchina), ndërsa Anami dhe Tonkingu hynë në zgjedhjen franceze më 1883/84. Gjatë kësaj kohe flitet për Protektoratin Indokina.

Në shekullin XX në Vietnam krijohet në Lëvizje Vetëvendosësh udhëheqja e së cilës pas kryengritjes së dështuar(1930) bie në duar të komunistëve të prirë nga Ho Chi Minh. Në luftën e dytë botërore japonezët i largojnë francezët. Pas humbjes ushtarake të Japonisë, Ho Chi Mihn më 2 shtator 1945 shpallë "Republikën Demokratike të Vietnamit. Po në të njëjtin muaj kthehen francezët në Indokinë. Pas luftës disa vjeçare (Lufta në Indokinë 1946-1954) me vietnamezë ju udeshë që të tërhiqeshin. Pas Konferencës së Gjenevës për Indokinën (1954) zhvillohen dy republika njëra e udhëhequr nga komunist Republika Demokratike e Vietnamit (Veriorë) dhe republika e Vietnamit (Jugorë).

Lufta e Vietnamit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Pas luftës së dytë botërore Franca luftonte kundër pavarësisë së kolonive që I kishte pushtuar. Më e famshmja ishte ajo e vënjes së Vietnamit nën kontroll të Francës. Vietnami kishte miniera të hekurit dhe thëngjillit në veri, plantacione te kauçukut dhe orizit në jug. Francezët dëshironin ti mbajnë këto burime të vlefshme natyrore, prandaj nuk do të lejonin pavarësimin e Vietnamit. Vietminhët, grup komunistësh e udhëhequr nga Ho Chi Minh, e udhëhoqën lëvizjen nacionaliste në Vietnam. Vietminhët kishin nën kontroll fshatrat. Ata përdornin sulme dhe taktika të shpejta në luftën kundër Francezëve.

Sipas kushtetutës së vitit 1992, Vietnami është një Republikë Socialiste. Kushtetuta e re është e përqendruar në liberalizimin e ekonomisë dhe në të njëjtën kohë parasheh monopolin e Partisë Komuniste. Veprimi legjislativ bëhet me listat e njehsuar për zgjedhjet e Kuvendit Nacional çdo 5 vite. Po me këto lista bëhet zgjedhja edhe e Kryeministrit (Shefit të qeverisë) dhe Presidentit (Kryetarit të shtetit).

Ujvarat Ban Gioc në Vietnamin Verior
Saola



Portret i një gruaje Hmong

{{subst:#if://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/cc/TOPIO_2.0.jpg|[[Skeda:TOPIO 2.0.jpg|left|130px|thumbnail|TOPIO,




Vietnam as a part of the East Asian Cultural Sphere (Sinosphere).

}}

Hyrja kryesore e Tempullit të Letërsisë në Hanoi
Vietnamese phở noodle soup with sliced rare beef and well done beef brisket.
My Dinh National Stadium in Western Hanoi
Plazhi i Lăng Cô, në Huế

Hapësira e Vietnamit shtrihet në pjesën jug-lindore të Azisë. Ajo aty ndodhet në pjesën e bregdetit lindorë prapa Indisë, nga rrafshi dhe pellgu i lumit të Kuq (nëpër qendrën Hanoi) në Veri deri tek Mekongdelta me qytetin Ho-Chi-Minh-Qytet (Saigon) në jug. Në mes gjendet pjesa malore . Vietnami shtrihet në një sipërfaqe prej 331 114 km2. Vietnami kufizohet nga Kina në veri dhe veri-perëndim, pas së cilës vije kufiri në perëndim me Laosin dhe në jug-perëndim me Kamboxhianë. Pjesa tjetër nga jugu deri në veri ku pritet me kufirin e Kinës lagët nga ujërat e detit.

Që nga 1986-ta, reformat e tregut të lirë nuk kanë mundur që të mënjanojnë kolektivizimin e tokës bujqësore dhe shtetëzimit të industrisë. Kulturat bimore mbillen në arat e Vietnamit e që ja vlen të përmenden janë Oriz pas së cilës pason Panxharsheqeri me Kallamboqin, Mëndafshin, Çajin, Kafen, Duhanin dhe Kauçukut të nxjerr nga bimët përkatëse. Bujqësia veçohet me kultivimin e Derrit, kultivimin dhe gjuajtjen e peshkut. Xehetaria zhvillohet në minierat e ndryshme nga të cilat më së shumti nxirret qymyr guri, Apatiti, Kromi, Hekuri, Zinku, Volframi. Po ashtu në Vietnam bëhet edhe nxjerrja e naftës nga burimet e saja si dhe janë të zhvilluara në nivel të regjionit përkatës edhe industria e ushqimit, tekstilit, çelikut, makinave dhe industria kimike.

Eksporti karakterizohet me naftën, qymyr gurin dhe prodhimet e tekstilit të eksportuara kryesisht tek partneret e saj më të mëdhenj si Singapori, Japonia, Koreja Jugore, Gjermania dhe Franca. Embargoja ekonomike e thirrur nga SH.B.A -ja në vitin 1975, u hoq në shkurt të 1994-ës.

Portet detare më të njohura janë Haiphong, Da Nang, porti në qytetin Ho-Chi-Minh, ndërsa porta ajrore për udhëtime ndërkombëtare gjendet në Hanoi dhe në qytetin Ho Chi Minh.

Vietnami ka një popullsi më të madhe se 76,2 milion (2000) e cila sipas para llogaritjeve të dhënave që qarkullojnë në internet mund të jetë diku 82,689,518 (2004). Si do që të jetë Vietnamezët, dikur të njohur si Anamitët merreshin si popull shtet formues prapa Indisë dhe në vitin 2000 numëronin diku 57,5 milion. Një popull i familjes së popujve mongolë (mongoloide).

Kultura e Shtetit

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

Mardhëniet me shqiptarët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria nuk ka ambasadë në Vietnam.

Aktualisht, Vietnami nuk e njeh Kosoven si shtet të pavarur.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Vietnam – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale