Lumi i Shkumbinit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
41°02′23″N 19°26′34″E / 41.039722°N 19.442778°E Lumi Shkumbin, ose Lumi Shkëmbi, buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedhur nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s.
Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë [nevojitet citimi] me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske që mund të vizitohen si Selca e Poshtme në Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir të lashtë,[nevojitet citimi] ura e Golikut në fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin, etj. Më pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit. Rrjedha e lumit vazhdon ne Rrethin e Elbasanit ku kalon shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Detin Adriatik.
Lumi Shkumbin luan një rol te madh në jetën e banorëve të luginës se tij. Përgjatë lumit janë ngritur shumë vendbanime që i kanë përdorur burimet e lumit në aktivitete të jetës së përditshme.
Mbi të janë ngritur vepra hidrike që përdoren për ujitje ne bujqësi si p.sh.: Kanali "Naum Panxhi" në Elbasan që përdoret për vaditjen e fushës pjellore[nevojitet citimi] të Cërrikut dhe së fundmi në degët e tij janë projektuar edhe hidrocentrale të vegjël. [nevojitet citimi] Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në Plazhin r Vilë - Bashtovës.[nevojitet citimi]