[go: up one dir, main page]

Jump to content

Orizarja (Likovë)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Orizare)

Stampa:Infobox MK vendbanim

Orizare, (maqedonisht: Оризари/Orizari) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.

Fshati Orizare, është fshat kodrinoro-malor, por është edhe fshat që prek edhe rrëzat e maleve të Karadakut. Shtrihet në zonën hipsografike prej 500 metrash lartësi mbidetare. Në veri të fshatit, Orizarja kufizohet me fshatin Sllupçan, në jug me fshatin Likovë, në perëndim me fshatin Allashec dhe në lindje me fshatin Opajë.

Ndër toponimet e njohura të fshatit janë : përroni i fshatit (ose Përroni i Madh), Çeshma e Haxhi Xhemshitit, Juria, Erezina, Gradina, Bunari i Kurtës, Sinanakat, Livadhet, Batllaku, Drumi, Oroshka, Hajmalia, Vneshtë e Hoxhës, Vneshtë e Plakut, Dushku etj.

Orizarja gjatë viteve në vijim kishte këtë numër banorësh:

Gjatë vitin 519 në Orizarja ka pasur 30 familje.
Gjatë vitit 1941 Orizarja kishte 80 familje me 693 banorë.
Gjatë vitit 1948 Orizarja kishte gjithsejtë 817 banorë.
Gjatë vitit 1953 Orizarja kishte gjithsëjtë 915 banorë.
Gjatë vitit 1956 Orizarja kishte gjithsejtë 87 shtëpi.
Gjatë vitit 1961 Orizarja kishte gjithsejtë 966 banorë.
Gjatë vitit 1971 Orizarja kishte gjithsejtë 1282 banorë.
Gjatë vitit 1994 Orizarja kishte gjithsejtë 1847 banorë.
Gjatë vitit 2002 Orizarja ka 354 shtëpi me 2300 banorë.
Gjatë vitit 2005 Orizarja ka 360 shtëpi me 2310 banorë.
Gjatë vitit 2006 Orizarja ka 363 shtëpi me 2345 banorë.
Gjatë vitit 2007 Orizarja ka 369 shtëpi me 2352 banorë.

Fshati Orizare është ndër fshatrat të mëdhenj të komunës së Likovës me rreth 2400 banorë. Fshati është i banuar tërësisht me popullatë shqiptare të konfesionit islam dhe ka xhaminë e re të ndërtuar në vitin 2008.

Fshati Orizare merret më së shumti me bujqësi, blegtori si dhe një pjesë dërmuese e këtij fshati gjinden në kurbet. Ky fshat furnizohet me ujësjellësin e sjell nga fshati Dumanoc në gypa, nëpër malet e këtyre fshatrave, duke iu falënderuar inxhinierit të njohur Qenan Selmani.

Kane kulture te lashte. Darsmat para shek.21 kane qene te mahnitshme.Nqs eshte bere nje darsem i gjith fshati jan mbledhur aty.

Shkolla e parë shqipe në këtë fshat do të hapet në vitin shkollor 1945/46. Ndërtesa e kësaj shkolle për herë të parë është ndërtuar më 1927, ndërsa për herë të dytë do të ndërtohet më vitin 1943. Shkolla e këtij fshati përderisa ishte e pavarur me emrin e heroit të popullit “Emin Duraku“ deri në bashkim me shkollën “Shaban Beqiri“ të fshatit Sllupçan ku pastaj shkolla e re u emërua si “Jeta e Re”.

Fshati Orizare ka klubin e futbollit "KF Vllazrimi" formuar në vitin 1972, trajneri i parë i këtij klubi ishte Shefik Selimi[nevojitet citimi].


  • Hajdar Jashari - imam i burgosur 12 vite për çështje kombëtare.
  • Ismet Jashari - i njohur si komandant Kumanova, Komandant i UÇK-ës,ra dëshmor në Kleçk.
  • Vaid Saiti- krytar i kumunës së Likovës 1992-1996.
  • Nehat Jahiu - poet
  • Nazim Destani - Nje nder mesuest e pare te arsimit shqip ne Kumanovë dhe rrethine.
  • Shaban Zendeli-Zv drejtore ne doganat e maqedonise
  • Xhemall Jashari - Deputet ne parlamentin e Maqedonise
  • Çelebi Destani - Patriot dhe atdhetar i cili u vra nga pushteti maqedonass
  • Ramadan Selimi - Imam nga viti 1912-1943.
  • Selver Selimi - Imam i fshatit 1943- 1967.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]