Dollari
Dollari është emërtimi i valutës ne disa vende te botës si Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Hong Kong etj.
Dollari amerikan ($) është dollari më i njohuri prej të gjithëve. Ai përdoret në shumë vende të botës me emra të ndryshëm si dollari australian, dollari kanadez, dollari i Hong Kongut etj.
Lista e shteteve me monedhë dollarin
Në botë janë 16 shtete që kanë dollari si monedhë zyrtare.4 prej tyre përdorin dollarin SHBA-së, 3 prej tyre përdorin dollarin australian, ndërsa 9 të tjerët kanë dollarin e tyre.
Shteti | Monedha | Shenja | Kodi ISO 4217 |
---|---|---|---|
Australia | Dollari australian | $, A$ ose AUD | AUD |
Beliza | Dollari i Belizës | BZ$ | BZD |
Brunei | Dollar i Bruneit
(Së bashku me Dollarin e Singaporit) |
B$ | BND |
Ekuadori | Dollari i Shteteve të Bashkuara | $ | USD |
Fixhi | Dollari fixhijan | FJ$ | FJD |
Gujana | Dollari gujanez | $ dhe G$ | GYD |
Ishulli i Krishtlindjeve | Dollari australian | $, A$ ose AUD | AUD |
Kanadaja | Dollari kanadez | $, C$ ose CAD$ | CAD |
Namibia | Dollari namibian | N$ | NAD |
Portorikoja | Dollari i Shteteve të Bashkuara | $ | USD |
Surinami | Dollari surinamez | $ | SRD |
SHBA | Dollari i Shteteve të Bashkuara | $ | USD |
Tajvani | Dollari i Ri i Tajvanit | $ ose NT$ | TWD |
Territori Australian Antarktikan | Dollari australian | $, A$ ose AUD | AUD |
Xhamajka | Dollari xhamajkez | $ | JMD |
Zelanda e Re | Dollari i Zelandës së Re | $ | NZD |
Zimbabveja | Dollari i Shteteve të Bashkuara (Së bashku me euron, paund sterlinën, pulën botsvane, randin jugafrikan dhe me shumë e shumë monedha të tjera) | $ | USD |
Dollari në Hong Kong dhe Makao
Në Dy Rajonet e Veçanta Administrative të Republikës Popullore të Kinës (Hong Kongu dhe Makao) përdoret një monedhë e përbashkët : Dollari i Hong Kongut. Në Makao dollari i Hong Kongut nuk është monedhë zyrtare, por përdoret shpeshherë së bashku me patasën makaoneze, ndërsa në Hong Kong është monedhë zyrtare.
Qyteti | Monedha për të cilën bëhet fjalë | Monedha tjetër | Pozicioni i valutave |
---|---|---|---|
Hong Kong | Dollari i Hong Kongut | Patasa makaoneze | Dollari zyrtar, patasa jo zyrtare |
Makao | Dollari i Hong Kongut | Patasa makaoneze | Dollari jo zyrtar, patasa zyrtare |
Dollari zimbabvejan
Dollari zimbabvejan ka qenë monedha e Zimbabvesë nga viti 1980 deri më 12 prill 2009. Kjo monedhë ka pasur shumë hiperinflacion duke e bërë monedhën më të vogël në botë nga vlera. Dollari i Zimbabvesë ka pasur një monedhë shumë të madhe në vlerë, kartëmonedhën 100 trilion dollarëshe ! Kjo kohë ka qenë shumë e keqe për dollarin, sepse monedha më e vogël në botë nga vlera ishte një lloj dollari. Në këtë kohë qeveria mori masa për ta zëvendësuar këtë monedhë me hiperinflacion kaq të madh dhe më në fund ja arriten qëllimit : që më 12 prill 2009 monedha me emrin "dollar" në Zimbabve është dollari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (dollari i SHBA-së është monedha që pranohet nga qeveria), së bashku me disa valuta të tjera.
Monedha | Kodi ISO 4217 | Simboli | Përdorimi |
---|---|---|---|
Dollari zimbabvejan | ZWD | $ | 1980-2009 |
Dollari i Shteteve të Bashkuara | USD | $ | Prezent në ditët e sotme |
Euro | EUR (numër 978) | € | Prezent në ditët e sotme |
Paund sterlina | GBP | £ | Prezent në ditët e sotme |
Pula botsvane | BWP | P | Prezent në ditët e sotme |
Randi jugafrikan | ZAR | R | Prezent në ditët e sotme |
Rupi indiane | INR | ₹ | Prezent në ditët e sotme |
Nga paundi te dollari
Disa prej dollarëve kanë ardhur nga paundi, si për shembull dollari kanadez ka ardhur nga paundi kanadez etj.
Shteti | Monedha e tanishme | Monedha e mëparshme |
---|---|---|
Australia | Dollari australian | Paundi australian, Paund sterlina |
Fixhi | Dollari fixhijan | Paundi fixhijan |
Kanadaja | Dollari kanadez | Paundi kanadez |
Xhamajka | Dollari xhamajkez | Paundi xhamajkez |
Zelanda e Re | Dollari i Zelandës së Re | Paundi i Zelandës së Re |
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |