Rafael Correa
Rafael Correa është një politikan dhe ekonomist ekuadorian i cili shërbeu si president i Ekuadorit nga viti 2007 deri në 2017. Correa është një socialist demokratik dhe administrata e tij u përqëndrua në zbatimin e politikave të majta.
Rafael Correa | |
Presidenti i 43-të i Ekuadorë | |
15 janar 2007 – 24 Maj 2017 | |
Paraardhësi: | Alfredo Palacio |
Pasardhësi: | Lenín Moreno |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 6 Prill 1963 |
Lindi në: | Guayaquil, Ekuadori |
Profesioni: | Politikan |
Partia politike: | PAIS |
Bashkëshortja | Anne Malherbe Gosselin |
Correa e fitoi presidencën në zgjedhjet e vitit 2006 duke kritikuar elitat. Pasi mori detyrën në janar 2007 ai u përpoq të largonte Ekuadorin nga modeli ekonomik neoliberal duke zvogëluar ndikimin e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai mbikqyri miratimin e një kushtetute të re duke u rizgjedhur në 2009 dhe përsëri në 2013.
Duke përdorur formën e tij të socializmit të shekullit të XXI, administrata e Correa-s rriti shpenzimet e qeverisë, zvogëloi varfërinë, rriti pagën minimale dhe rriti standardin e jetesës së Ekuadorit. Mes viteve 2006 dhe 2016, varfëria u ul nga 36.7% në 22.5% dhe rritja vjetore e PBB ishte 1.5 përqind, krahasuar me 0.6% që ishte që prej 2 dekadave më parë. Në të njëjtën kohë, pabarazia ekonomike, e matur me koeficientin Gini, u ul nga 0.55 në 0.47. Në fund të presidencës së Korreas, një rënie me 50% e cmimit të naftës që nga viti 2014, kishte shkaktuar futjen e ekonomisë ekuadoriane në recesion, gjë që solli shkurtimin drastik të shpenzimeve qeveritare.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |