Ebu Hanife
Ebu Hanife Nu’man Ibn Thabit Ibn Zeuta ibn Mazuban (Arabisht: أبو حنيفة نعمان بن ثابت بن زوطا بن مرزبان; rreth 699 – 767) i njohur si Ebu Hanifeja ose Imam Ebu Hanife ishte një teolog dhe jurist mysliman sunit i shekullit të 8-të me prejardhje persiane, i cili u bë themeluesi me të njëjtin emër i shkollës së jurisprudencës sunite Hanefij, e cila është shkolla juridike më e praktikuar në traditën synite.
Ebu Hanife أبو حنيفة نعمان بن ثابت بن زوطا بن مرزبان ابوحنیفه | |
---|---|
Personal | |
Lindur | 699 (80 hixhri) Kufe, Hilafeti Emevi |
Vdekur | 767 (150 Hijri) Baghdad, Hilafeti Abasit |
Vend pushimi | Xhamia Ebu Hanife, Adhamije, Irak |
Feja | Islam |
Fëmijë | Hammad |
Etnia | Persian[1][2] |
Era | Epoka e Artë Islame |
Rajoni | Kufe |
Emërtimi | Suni |
Jurispodenca | Ixhtihadi |
Interesi kryesor (et) | Jurisprudenca |
Ide (të) e dukshme | Istihsan |
Puna (ët) e dukshme | Al-Fiqh al-Akbar |
Muslim leader | |
Influenced by
| |
Influenced
|
I lindur në një familje myslimane në Kufe, Ebu Hanife dihet se ka udhëtuar në rajonin e Hixhazit të Arabisë në rininë e tij, ku studioi në Mekë dhe Medinë. Ebu Hanife u bë i njohur për favorizimin e përdorimit të arsyes në vendimet e tij ligjore (fakih dhū ra'y) dhe madje edhe në teologjinë e tij. Shkolla teologjike e Ebu Hanifes pretendohet të jetë ajo që më vonë do të zhvillohej në shkollën e teologjisë sunite të Maturidisë.
Jeta
RedaktoEbu Ḥanifeja lindi në qytetin Kufe të Irakut në vitin 80 hixhri,[3][4] gjatë sundimit të kalifit emevi Abdylmelik.
Gjyshi i tij Zuta thuhet se u soll si skllav nga Kabuli dhe u transportua në Kufe, dijetari indian Qazi Athar Mubarakpuri megjithatë raporton nga nipi i Ebu Hanifes, i cili tha: "Pasha Zotin, familja jonë nuk ishte kurrë skllav i kushdo dhe gjyshi im Numan ka lindur në vitin 80 hixhri." Athar gjithashtu sugjeron se Zuta kishte përqafuar Islamin gjatë mbretërimit të Aliut dhe u quajt Numan.
Ebu Hanife studioi në Kufe dhe gradualisht fitoi ndikim si autoritet në çështjet juridike, duke themeluar një shkollë të moderuar racionaliste të jurisprudencës islame që u emërua pas tij.
Vdekja
RedaktoEbu Hanife vdiq më 15 gusht 767 (15 Rexheb 150 hixhri[5]) në burg. Shkaku i vdekjes së tij nuk është i qartë, pasi disa thonë se Ebu Ḥanīfah lëshoi një opinion ligjor për armëmbajtjen kundër el-Mensurit dhe ky i fundit e helmoi atë. Thuhej se aq shumë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, saqë shërbimi i varrimit u përsërit gjashtë herë për më shumë se 50,000 njerëz që ishin mbledhur përpara se ai të varrosej. Me autoritetin e historianit el-Hatib, mund të thuhet se për plot 20 ditë njerëzit vazhduan të falnin namazin e xhenazes për të.
Referime
Redakto- ^ A.C. Brown, Jonathan (2014). Misquoting Muhammad: The Challenge and Choices of Interpreting the Prophet's Legacy (në anglisht). Oneworld Publications. fq. 24–5. ISBN 978-1780744209.
- ^ Mohsen Zakeri (1995), Sasanid soldiers in early Muslim society: the origins of 'Ayyārān and Futuwwa, p.293 [1]
- ^ Meri, Josef W. (31 tetor 2005). Medieval Islamic Civilization: An Encyclopedia (në anglisht). Routledge. fq. 5. ISBN 9781135456030.
- ^ Hisham M. Ramadan, Understanding Islamic Law: From Classical to Contemporary, (AltaMira Press: 2006), p.26
- ^ Ammar, Abu (2001). "Criticism levelled against Imam Abu Hanifah". Understanding the Ahle al-Sunnah: Traditional Scholarship & Modern Misunderstandings (në anglisht). Islamic Information Centre. Marrë më 2018-06-13.