[go: up one dir, main page]

Jini Zot i Emrit Tuaj, Me Një Përkatësi Vetjake

sarahbenett. link
Falas për vitin e parë

Shndërrojeni profilin tuaj në një qendër që është e kollajtë të ndahet me të tjerët dhe të mbahet mend—e përsosur për profesionistë, krijues dhe këdo që po ndërton markën e vet personale.

Kërkoni Përkatësinë Tuaj Vetjake Falas për vitin e parë

Pse Ka Rëndësi Përkatësia Juaj

Përkatësia juaj është identiteti juaj në internet. Është rruga si ju gjejnë dhe ju mbajnë mend njerëzit. Bëjeni të ketë vlerën e duhur.

Dukuni Profesional

Zëvendësoni gravatar.com/emër_përdoruesi me emrijuaj.link.

Krijoni Besim

Përkatësitë vetjake përfitojnë 30% më shumë klikime se lidhjet e përgjithshme.

Jini Zot i Hapësirës Tuaj

Pa kyçje brenda platformash. Përkatësia juaj, rregullat tuaja!

Jini i Zhdërvjellët

Mbajini funksionale lidhjet tuaja, edhe nëse ndryshoni shërbime.

Kërkoni Përkatësinë Tuaj Vetjake

Ç’përfshihet

Simple Sharing

Një lidhje të qëruar për te krejt profili juaj.

Emër përdoruesi në Bluesky

Integrim i thjeshtë me Bluesky-in.

Statistika të Mençura

Ndiqni vizitorët, me Google Analytics.

Mjete Marketingu

Integrim me Facebook Pixel dhe Google Tag Manager.

Shkurtore Vetjake

Përdorni emrinjuaj.link/calendar për planifikime.

Lidhje pagesash

Për transaksione jepuni emrijuaj.link/pay.

SSL Falas

Do ta rigurojmë dhe japim dëshminë tuaj, duke i mbajtur vizitorët të parrezik.

Asistencë Me Pagesë

Merrni ndihmë lidhur me përkatësinë tuaj, ose DNS-në, po u dashtë.

Adresa Email

Përdorni me përkatësinë tuaj adresë email vetjake (përmirësim me pagesë).

Si Funksionon

  1. Zgjidhni përkatësinë tuaj (ka të gatshme mjaft zgjatime)
  2. Merrni falas për vitin e parë
  3. Ujdiseni me një klikim
  4. Ndani me të tjerë adresën tuaj të re web
Kërkoni Përkatësinë Tuaj Vetjake
Ronnie Burt profile

Avantazhi i WordPress.com-it

Përkatësitë regjistrohen dhe administrohen nga shoqëria jonë motër, WordPress.com, për t’ju dhënë punimin më të mirë të mundshëm me përkatësitë:

  • Tarifat më të ulëta të rinovimit rreth e qark
  • Pa tarifa të fshehura
  • Administrim i thjeshtë
  • Qëndrueshmëri e fortë si shkëmb
Kërkoni Përkatësinë Tuaj Vetjake

Pyetët, u Përgjigjëm

Ç’ndodh pas vitit të parë falas?

Mund ta mbani përkatësinë tuaj duke paguar tarifën standarde të rinovimit. Nëse zgjidhni të mos e rinovoni, profili juaj thjesht kthehet te adresa juaj gravatar.com/emërpërdoruesi. Tarifën tuaj të rinovimit do ta shihni kur merrni përkatësinë tuaj, por mundeni edhe t’i shihni tarifat e rinovimit këtu.

A mund të përdor një përkatësi që e kam tashmë?

Ende jo. Hëpërhë nuk mbulojmë përdorimin e një përkatësie të regjistruar gjetkë, por është diçka me të cilën po merremi. Rikthehuni së shpejti!

A mund të kem disa përkatësi vetjake?

Aktualisht mund të keni vetëm një përkatësi vetjake aktive për një profil Gravatar. Kjo i mban gjërat të thjeshta dhe ndihmon të garantohet se identiteti juaj internetor mbetet i qëndrueshëm.

A mund ta përdor këtë përkatësi për diçka tjetër?

Pa problem. Mund të shpërngulni kurdo përkatësinë tuaj te një tjetër regjistrues. Thjesht mbani mend se nëse më vonë doni të shtoni një tjetër përkatësi te profili juaj Gravatar, do t’ju duhet ta regjistroni sipas tarifës standarde.

A më duhen dije teknike për ta ujdisur këtë?

Aspak! Thjesht klikoni “Kërkoni përkatësi” te pulti juaj i Gravataritt dhe ndiqni procesin e thjeshtë të përfundimit të blerjes. Përkatësia juaj do të jetë gati brenda pak minutash.

Kërkoni Profilin Tuaj Falas Gravatar Sot!

Fillojani Tani