[go: up one dir, main page]

Jump to content

tip

Nga Wiktionary

TIP m.

  • 1. Trajtë a formë e veçantë e diçkaje, së cilës i përgjigjet një grup i njohur sendesh a dukurish me tipare të njëjta a të përafërta. Tip shtëpie (ndërtese). Tip makine (traktori). Tip aeroplani (vapori). Kooperativë e tipit të lartë.
  • 2. biol. Nënndarje e madhe e botës së gjallë (e kafshëve dhe e bimëve), që përmbledh qenie me tipare kryesore të ngjashme në ndërtimin e tyre dhe në veçoritë e zhvillimit. Tipi dhe klasa. Tipat e botës shtazore (bimore).
  • 3. Grup njerëzish, që bashkohen nga disa tipare të brendshme të përbashkëta (të karakterit, të ndjenjave etj.); ai që shpreh me tipar vetjak në mënyrë më të gjallë veçoritë e këtij grupi dhe bëhet përfaqësues i tij. Tipa të ndryshëm. Tip i mbyllur (i qeshur, i druajtur, i qetë, nevrik). Tip flegmatik. Ndarja e tipave.
  • 4. Pamja e një njeriu, e cila lidhet me mjedisin ku ky jeton, me popullin a me shtresën shoqërore ku bën pjesë, me veprimtarinë që kryen etj. Tip punëtori. Tip fshatari. Tip shqiptari. Tip shkencëtari. Tip sportisti. Tip shoferi.
  • 5. Njeri që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta. Tip i çuditshëm. Është tip më vete.
  • 6. let., art. Personazh në tiparet vetjake të të cilit mishërohen artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një klase a shtrese shoqërore, të një kombësie a kombi etj. Tipi i revolucionarit ( i komunistit). Tipi i punëtorit (i kooperativistit). Tipi i borgjezit (i feudalit). Tipi i intelektualit. Tipi i burokratit. Tipi i malësorit shqiptar.
  • 7. Natyra e veçantë e diçkaje; mënyra e kryerjes së një veprimi; lloj. Tipat e punimeve (e ndërtimeve). Tipi i punës.
  • 8. përd. mb. Që shërben a që është si model i një grupi të njohur, sendesh ose dukurish. Njësi tip. Rregullore tip. Projekt tip. Statut tip.