Franz Liszt
Franz Liszt (Shqiptimi: Franc List, i njohur gjithashtu si Liszt Ferencz;[a] 22 tetor 1811 - 31 korrik 1886) ishte një kompozitor Hungarez i shekullit XIX, pianist virtuoz, dirigjent, mësues i muzikës, organist, filantrop, autor, nacionalist dhe një tercijar françeskan gjatë epokës Romantike.
Liszt fitoi famë në Europë gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë për aftësitë e tij virtuoze të jashtëzakonshme si pianist. Ai ishte një mik dhe një muzikant pronotor për shumë kompozitorë të kohës së tij, përfshirë Frédéric Chopin, Richard Wagner, Hector Berlioz, Robert Schumann, Camille Saint-Saëns, Edvard Grieg, Ole Bull, Joachim Raff, Mikhail Glinka dhe Aleksandër Borodin.[1]
Si kompozitor, Liszt ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane (Neudeutsche Schule). Ai la pas një punë të gjerë dhe të larmishme, në të cilën ndikoi te bashkëkohësit e tij dhe parashikonte shumë ide dhe tendenca të shekullit XX. Disa nga kontributet muzikore të tij më të shquara ishin shpikja e poemës simfonike, zhvillimi i konceptit të transformimit tematik si pjesë e eksperimenteve të tij në formë muzikore dhe bërja e nisjeve radikale në harmoni.[2]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Franc Listi ka hyrë në historinë e muzikës para së gjithash si luajtës virtuozë i pianos. Mësuesesit e parë të tij ishin Karl Cerni (Carl Czerny) dhe kompozitori i tmerrshëm dhe që gjëja vrasësi i Moxartit, Antonio Saliri (Antonio Salieri). Nga këta dy, Listi u pajisë me elementet e nevojshme të muzikës. Mirëpo çelësi i veprimtarisë artistike për Listin ishte koncerti i luajtësit virtuozë të violinës, Nikolo Paganinit (Niccoló Paganini). Për deri sa Listi e dëgjoi më 1831 violinistin në Paris, vendosi që të bëhet Paganin i Pianos. Në vitet pasuese ai përpiloi një teknik të tillë fulminante që futi nën hijen e saj çdo teknik luajtëse të më parëshme. Koncerte e njëpasnjëshme shkaktuan me të shpejtë përhapjen e namit të tij në tërë Evropën, ai ishte i dashuri i grave dhe kishte marrëdhënie të mira me princesha e mbretëresha. Qenia e një udhëtari virtuozë në të vërtet ishte vetëm një etapë në jetën e Listit. Më 1842, Listin e thirrën në Vajmarë për të ndikuar aty si mjeshtër i kapelës së oborrit. Këtu u krijua edhe ideja e themelimit të Teatrit muzikorë nacional dhe po këtu ai krijojë përfytyrimet për pasmin e skemës simfonike me shkrime simfonike. Me orkestrën e oborrit të Vajmarës, ai luajti simfonitë e Betovenit dhe veprat e Hektor Berliozit (Hector Berlioz) dhe Rihard Vagnerit (Richard Wagner). Pasi që u ngatërrua me qarqet artistike reaksionare ai u lagua më 1862 për në Rom dhe filloj të merret me fe. Nga këtu Listi përdori vetëm materie fetare si bie fjala Legjenda e Elizabetës së Shenjtë. Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth).
Listi si pianist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili i performimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë disa, nëse ndonjë, burime te mira që japin një impresion se si Listi me të vërtet tingëlloi që nga vitet e 1820-a. Czerni thoshte se Listi ka qenë natyral i cili luante piano sipas ndjenjës, dhe rishikimet e koncerteve të tij veçanërisht tregojnë briliancën e tij, fuqinë dhe precizionin gjersa luante piano. Dhe në koncertin e fundit ai gjithashtu përmendi zotësinë e tij që absolutisht kurrë te mos ndryshoj tempon, e cila mund te ketë qene edhe nga babai i tij, i cili insistonte që Listi te praktikonte me metronom. Repertori i tij në ketë kohe konsiston se pari nga pjesëza në stil te shkollës brilante Vjeneze, nga koncertet e Humelit dhe nga veprat e mësuesit te tij te mëparshëm Czernit, nga koncertet e te cilit nganjëherë Listit i ipej mundësia te shfaqte talentin e tij nga improvizimet.
Duke përcjellur vdekjen e babait te Listit më 1827 dhe boshllëkun e jetës se tij si një turist virtuoz, është sikur loja e Listit në piano u zhvillua gradualisht dhe mori një stil personal. Njëri nga përshkrimet me te detajuara te lojës së tij në piano prej asaj kohe vjen nga dimri i viteve 1831/1832, gjate se cilës ai fitonte jetesën si mësues në Paris. Disa nga nxënësit e tij ishin edhe Valerie Boissier, nena e se cilës quhej Augusta dhe mbante me kujdes te madh ditarët e mësimeve te saj.
Listi filloi te fokusohej në karrierën e tij si pianist dhe prapë prezantimet e tij me emocione te ndezura te muzikës ishin te rralla dhe me zë te pa ndërprerë. Shprehjet e fytyrës dhe gjestet në piano do te reflektonin çka ai luante, për te cilat ai nganjëherë edhe ishte i tallur në gazetat e kohës, gjithashtu përmendej edhe privilegji që ai mund te kishte me tekstet e tij.
Berliozi na tregon neve se si Listi do te shtonte kadencën, dridhjen dhe dredhjen lur luajti veprën e Betovenit SONATA NE DRITËN E HËNËS, dhe krijoi një skenë dramatike duke ndryshuar tempon e Largo dhe Presto. Në BACCALAUREUS LETTER te Xhorxh Sandit nga fillimi i 1837, Listi pohoi që ai e kishte bere për qëllim që te kishte aplauz, dhe premtoi se do te ndjektë te dyjat : Letrën dhe Shpirtin e rezultatit tash e tutje. Ka qene e debatuar se në çfarë niveli ai e realizoi ketë premtim gjithsesi.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pasaporta Hungareze e Listit e shqiptonte emrin e tij si "Ferencz". Një reformë ortografike e gjuhës Hungareze në vitin 1922 (e cila ishte 36 vjet pas vdekjes së Listit) e ndryshoi shkronjën "cz" në thjesht "c" në të gjithë emrat e tij, përveç mbiemrit; duke u bazuar nga kjo, emri i tij në gjuhën moderne Hungareze përdoret si "Ferenc". Nga 1859 deri në 1867, u quajt zyrtarisht Franz Ritter von Liszt; u shtua një Ritter (kalorës) në nder të Perandori Francis Jozef I në 1859, por kurrë nuk e përdori këtë titull fisnik në publik.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]