[go: up one dir, main page]

Jump to content

Alabama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alabama
Shteti i Alabamës
Nofka(t): 
The Yellowhammer State, the Heart of Dixie, the Cotton State
Parimet: 
Latin: Audemus jura nostra defendere
(Ne guxojmë të mbrojmë të drejtat tona)
Himni: "Alabama"
Harta e Shteteve të Bashkuara me Alabama të theksuar
Harta e Shteteve të Bashkuara me Alabama të theksuar
VendiShtetet e Bashkuara
Para shtetësisëTerritori i Alabamës
U pranua në Bashkim14 dhjetor 1819 (22-të)
KryeqytetiMontgomery
Qyteti më i madhHuntsville
Metroja më e madhe dhe zonat urbaneBirminghami i Madh
Qeveria
 • GuvernatoriKay Ivey (R)
 • Guvernatori togerWill Ainsworth (R)
LegjislaturaLegjislatura e Alabamës
 • Dhoma e sipërmeSenati
 • Dhoma e ulëtDhoma e Përfaqësuesve
GjyqësoriGjykata e Lartë e Alabamës
Senatorët amerikanRichard Shelby (R)
Tommy Tuberville (R)
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA6 Republikanë
1 Demokrat (lista)
Sipërfaqja
 • Gjithsej52.419 sq mi (135.765 km2)
 • Sipërfaqe tokësore50.744 sq mi (131.426 km2)
 • Sipërfaqe ujore1.675 sq mi (4.338 km2)  3.2%
Sipërfaqja vendi30th
Dimensionet
 • Gjatësia330 mi (531 km)
 • Gjerësia190 mi (305 km)
Lartësia mbidetare
500 ft (150 m)
Lartësia më e lartë2.413 ft (735,5 m)
Lartësia më e ulët0 ft (0 m)
Popullsia
 (2021)
 • Gjithsej5.039.877[3]
 • Vendi24-të
 • Dendësia99,1/sq mi (38,4/km2)
 • Dendësia vendi27-të
 • Të ardhurat mesatare shtëpiake
$52,000[4]
 • Të ardhurat vendi
46-të
Gjuha
 • Gjuha zyrtareAnglisht
 • Gjuhët e foluraQë prej 2010[5]
  • Anglisht 95.1%
  • Spanjisht 3.1%
Zona kohore
entire state (legally)UTC−06:00 (Central)
 • Verës (DST)UTC−05:00 (CDT)
Phenix City area (unofficially)UTC−05:00 (Eastern)
 • Verës (DST)UTC−04:00 (EDT)
Shkurtesa USPS
AL
Kodi ISO 3166US-AL
Shkurtesa tradicionaleAla.
Gjerësia gjeografike30°11' N to 35° N
Gjatësia gjeografike84°53' W to 88°28' W
Faqja zyrtarealabama.gov
image_skyline nga kryeqyteti Montgomery

Alabama (shqiptimi: Ellëbema) është një nga Shtetet FederaleSHBA-së, ndodhet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeqyteti i Alabamës është Montgomery.

Prej Luftës Civile Amerikane deri në Luftën e Dytë Botërore, Alabama, si shumë shtete jugore, pësoi vështirësi ekonomike, pjesërisht për shkak të varësisë së vazhdueshme nga bujqësia. Me gjithë rritjen e industrive të mëdha dhe të qendrave urbane, interesat rurale të të bardhëve dominonin legjislaturën deri në vitet 1960, ndërsa interesat urbane dhe afrikano-amerikanët ishin të nën-përfaqësuar.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Alabama përjetoi rritje kur ekonomia e shtetit kaloi nga një ekonomi me bazë kryesisht bujqësore në një ekonomi me interesa të larmishme. Krijimi ose zgjerimi i instalimeve të shumta të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara zgjeroi ekonominë e shtetit dhe ndihmoi në kapërcimin e hendekut midis një ekonomie bujqësore dhe industriale gjatë mesit të shekullit të 20-të. Ekonomia e shtetit në shekullin e 21 bazohet kryesisht në industrine e automobilave, financat, aeronautikë, nxjerrjen e mineraleve, shëndetësi, arsim, tregëti me pakicë, dhe teknologji.

Alabama kufizohet me Tenesin në veri, Xhorxhian në lindje, Floridën dhe Gjirin e Meksikës në jug dhe Misisipin në perëndim. Kryeqytet i Alabamës është Montgomeri dhe qyteti me popullsi më të madhe është Birmingham. Alabama renditet i 30-i ndër shtetet e SHBA-se për nga sipërfaqja (135 775 km²). Pjesa veriore e Alabamës është kryesisht malore.

Klima e shtetit është subtropikale me lagështi. Temperatura mesatare vjetore është 18 °C. Temperaturat kanë tendencë të jenë më të ngrohta në pjesën jugore të shtetit duke iu afruar Gjirit të Meksikës, ndërsa pjesët veriore të shtetit, sidomos në malet Appalashe në verilindje, kanë tendencë të jenë pak më të freskëta. Në përgjithësi, Alabama ka verë shumë të nxehtë dhe dimër të butë me reshje të bollshme gjatë gjithë vitit.

Sipas Byrosë së Regjistrimeve të Shteteve t Bashkuara popullsia e Alabamës në vitin 2008 ishte 4 661 900 banorë.

Sipas Byrosë së Analizave Ekonomike të Shteteve të Bashkuara prodhimi i pergjithshëm bruto i Alabamës në vitin 2006 ishte 160 miliard dollarë ose 29 697 dollarë për frymë të popullsisë.

  1. ^ "Cheehahaw". NGS data sheet. U.S. National Geodetic Survey. Marrë më 20 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Elevations and Distances in the United States" (në anglisht). United States Geological Survey. 2001. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 21 tetor 2011.
  3. ^ Bureau, US Census (26 prill 2021). "2020 Census Apportionment Results" (PDF). The United States Census Bureau (në anglisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 26 prill 2021. Marrë më 27 prill 2021.
  4. ^ "US Census Bureau QuickFacts" (në anglisht). Marrë më 30 prill 2022.
  5. ^ Stephens, Challen (19 tetor 2015). "A look at the languages spoken in Alabama and the drop in the Spanish speaking population". AL.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2016. Marrë më 21 shtator 2016.