[go: up one dir, main page]

dhe m. sh

  1. Korja e rruzullit tokësor në tërësinë e saj a në një pjesë të caktuar; shtresa e sipërme e kësaj koreje; lëndë e fortë a e shkrifët që përben koren e rruzullit tonë; tokë. Dhe i bardhë (i kuq, i zi, i verdhë, i hirtë). Dhe i ngjeshur (i shkrifët, i fortë, i rrahur, i hedhur). Shkarjet (shembjet) e dheut. Grumbull (pirg) dheu. Enë dheu. Digë dheu. Ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme, me të përhimë. Punime dheu. Mbi (nën) dhe. Heq (mblodhi) dheun. Mih dheun. Qëroj dheun me lopatë. Fut (vë, kall) në dhe diçka. Futi (vuri, kalli) në dhe dike varrosi dikë. Nxjerr nga dheu. Mbuloj me dhe.
  2. vet. nj. Trualli ku qëndrojnë a lëvizin njerëzit, kafshët etj., vendi ku rrimë a ku lëvizim, sipërfaqja e tokës, tokë. Ra në dhe. Ulem (shtrihem) në dhe. U bë njësh me dheun. Del mbi dhe. Fshij (zhduk...) nga faqja e dheut dikë a diçka. Mbështet (vë) këmbën (gjurin, dorën) mbi dhe.
  3. bised. Copë toke që e punojmë dhe e mbjellim me bimë bujqësore, tokë, arë. Dhe i lëruar. Një pendë dhe. Ai dhe e mbante gjallë. Beu i punonte dherat me argatë.
  4. Pjesa e fortë e rruzullit tokësor në kundërvënie me ujin ose me atmosferën, pjesa e ngurtë e tokës e kufizuar nga uji ose e rrethuar nga atmosfera, tokë; stere. Preku (zuri) dhe anija (aeroplani). Shkel në dhe. I zunë këmbët dhe. Pas shumë ditësh lundrimi panë dhe me sy.
  5. gjeol. Shtresë tokësore me ndërtim e përbërje të caktuar, e formuar nën ndikimin e faktorëve kimikë, biologjikë etj.; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor). Prejardhja e dheut. Përbërësit e dheut. Analiza e dheut. Studimi i dheut.
  6. vet. nj. bised. Planeti ynë, si një nga planetët e sistemit diellor; rruzulli tokësor si vend i jetës dhe i veprimtarisë së njerëzimit; Toka, bota. Lëmshi i dheut. Kërthiza (qendra) e dheut. Në të gjitha anët (nga të gjitha anët) e dheut. Se gjen në të gjithë dheun dikë a diçka s'i gjendet shoku a shoqja. S'ka në dhe si ai (si ajo). E mori vesh i gjithë dheu. U përhap në të katër anët e dheut.
  7. bised. Hapësirë tokësore ku banon një popull a komb ose që shtrihet brenda kufijve shtetërorë, vend, tokë; atdhe. Dheu arbëror. Dheu ynë. Dhe i largët. Në dhera të huaj.
  8. vet. nj. përmb. bised. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një vend, në një krahinë, në një qytet a në një fshat; populli, popullsia. U mblodh gjithë dheu. U ngrit në këmbë tërë dheu.
  9. euf. Gjarpri, tokësi, dhetokësi. I zuri dheu lopën.
  • Nën dhe fshehurazi, tinëz, jo hapur. Burrë i dheut burrë i zoti, me karakter të fortë, burrë mbi burra (përdoret edhe si thirror, kur i drejtohemi dikujt). U bë beja e dheut shih të BE,~JA. I dha dhenë dikujt e detyroi të ikë me të shpejtë, e detyroi t'ua mbathë këmbëve, e vuri përpara; i dha dermën. Me faqe në dhe (përdhe) shih te FAQ/E,~JA. Hëngri (kafshoi) dhe (botë) përçm. vdiq. Hyri në dhe
  • a) vdiq, mbaroi;
  • b) nuk e duronte dot turpin që e zuri, s'dinte ku të futej e të zhdukej nga turpi. Mos u kalbtë në dhe! shih te KALB. S'më mban dheu e ndiej veten ngushtë, jam në hall të madh, jam shumë i shqetësuar; s'rri dot i qetë; s'më mban vendi. Mori fjala dheun (dynjanë) shih te MARR. Mori dhen (botën) ndër sy shih te MARR. E nxjerr (e qit) nga dheu bëj çdo përpjekje, bëj ç'është e mundur dhe e gjej diçka. I vdekur i pa futur (i pakallur) në dhe shih te VDEKUR (i, e). E piu (e thithi, e përpiu, e rrufiti) dheu dikë u zhduk pa lënë gjurmë, s'mbeti fare mbi tokë, u shfaros krejt. I rëndon (i rëndet) dheut shih te RËNDOJ. Rrahu (çau, kërkoi) dheun (vendin, dynjanë) shih te RRAH. S'e tret dheu dikë shih tek TRET. Besën (amanetin) s'e tret dheu shih tek TRET. E bëri dheun (sheshin, fushën) breg mospërf. shih te BREG,~U. Iu bë fytyra dhe (u bë dhe në fytyrë) u zbeh shumë, u nxi, u irnua (nga frika, nga tronditja etj.). Bën hije mbi dhe keq. shih te HIJ/E,~A. Është i miri (i zgjuari, më i bukuri, më trimi) i dheut
  • a) është me i miri (me i zgjuari, me i bukuri, me trimi) ndër të gjithë, është i mirë (i zgjuar, i bukur, trim) sa s'ka ku të vejë më;
  • b) iron, lëre sa i mirë (sa i zgjuar, sa i bukur, sa trim) që është! E futi (e vuri, e shtiu) në dhe (në varr) për së gjalli (të gjallë) shih te VARR,~I. E hap dheun me thonj shih te THUA, THOI. Me hedh (me ngre) dheu përpjetë kam një hall të madh që me mundon, jam i shqetësuar, me ngre vendi. S'është as në qiell as në dhe (as në tokë) shih te QIELL,~I. E merr me gur e me dhe diçka shih te GUR,~I. S'e mban (s'e duron) as qielli, as dheu (toka) shih te QIELL,~I. I ka rënë hunda në dhe (përdhe) iron, shih te HUND/Ë, ~A. E ruan si breshka dheun shih te BRESHK/Ë,~A. Shtatë pashë nën dhe shih te SHTATË. E vuri barkun në dhe shih te BARK,~U. I ardhtë era dhe! mallk. vdektë! S'i zënë këmbët dhe (tokë, vend) shih te KËMB/Ë,~A. E kërkoja në qiell, e gjeta mbi dhe (në tokë) shih te QIELL,~I. Iu haptë dheu (varri) nën këmbë! mallk. shih te HAPEM. E hëngërt (e ngrëntë, e përpiftë) dheu! mallk. shih te HA. Mos u kallsh në dhe! mallk. shih te KALL. Arrë dheu shih tek ARR/Ë,~A. E Bukura e Dheut mit. shih të BUKUR, ~A (e). I Bukuri i Dheut mit. shih te BUKUR,~I (i). Dhe larës shih BOT/Ë,~A II. Këlysh dheu zool. shih te KËLYSH,~I. Kërp dheu zool. shih te KËRP,~I. Mizë dheu zool. milingonë. Mollë dheu bot. shih te MOLL/Ë,~A. Të rëndët e dheut shih te RËNDË,~T (të).

dhe I lidh.

  1. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë fjalie të një fare ose dy fjali të bashkërenditura këpujore a shtuese; e. Punëtorë dhe fshatarë. Burra dhe gra. Të rinj dhe të reja. Pleq dhe fëmijë. Shokë dhe shoqe! Është i ndershëm dhe punëtor. Punojnë dhe mësojnë.
  2. Përdoret e përsëritur përpara dy a me shumë gjymtyrëve a fjalive të një fare, kur ato numërohen me radhë njëra pas tjetrës ose kur shënojnë a tregojnë sende, dukuri, veprime që kanë të njëjtën rëndësi, vlerë etj., që janë të njëkohshme etj.; edhe. Dhe i aftë, dhe i palodhur. Dhe për të sotmen, dhe për të nesërmen. Dhe në teori, dhe në praktikë. Dhe për shkollën, dhe për jetën. Dhe për dimër, dhe për verë. Dhe punon, dhe mëson. I mori të gjithë me vete — dhe fëmijët, dhe prindërit, dhe shokët.
  3. Gjithashtu, po ashtu, ashtu edhe, edhe. Si ai dhe ti. Si i ati dhe i biri. Sipas vendit dhe kuvendi. fj.u.
  4. Përdoret për të kundërvënë dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali të një fare; e, edhe. Duhet punë dhe jo fjalë. Dhe qeros, dhe fodull. Duhej të shkonte me shokët dhe jo të rrinte.
  5. Përdoret për të lidhur dy fjalë a dy trajta të së njëjtës fjalë në togje me bashkërenditje, që tregojnë përsëritje a vazhdimësi veprimi ose gjendjeje, që shprehin përforcim etj. Mirë dhe me mirë. Vetëm dhe vetëm. Keq dhe mos me keq. Foli dhe foli sa u lodh. Kur zë dhe ha, s'ka të ngopur. Kur zë dhe mburret, s'durohet.
  6. Përdoret për të lidhur trajtat e njëjta të një foljeje (një herë me pjesëzën mohuese «s» ose «nuk» dhe një herë pa të) për ta paraqitur veprimin a gjendjen e shprehur prej saj si jo të sigurt, jo të prerë etj. Dhe e bën, dhe s'e bën. Dhe e thotë, dhe s'e thotë. Dhe është, dhe s'është. Dhe vjen, dhe s'vjen.
  7. Përdoret në fillim të një fjalie që plotëson, zhvillon a sqaron një mendim të shprehur nga një fjali tjetër para saj. E lan, e ushqen, ia bën të gjitha gati. Dhe pastaj ka gojë e flet. Shkuan të gjithë. Dhe fëmijët. Japim gjithçka për mbrojtjen e vendit tonë socialist. Dhe jetën.
  8. përd. pj. Përdoret në fillim të një togfjalëshi a të një fjalie për të përforcuar ose për të theksuar kuptimin që shprehet prej tyre ose për t'i dhënë gjallëri e bukuri ligjërimit a për të rritur fuqinë shprehëse të tij. Dhe pranvera erdhi. Dhe sot fshati lulëzon. Dhe lindi te ne jeta e re.
  9. përd. ndajf. Përdoret përpara mbiemrave dhe ndajfoljeve në shkallën krahasore me kuptimin «në një shkallë me të lartë, me shumë, me tepër, ca». Dhe me të mëdha. Dhe me i fortë (me i mirë...). Dhe me bukur (me shumë, me keq...).

dhe II pj.

  • Përdoret për të theksuar a për të përforcuar kuptimin e një fjale, të një togfjalëshi a të një fjalie. Dhe atje nuk u mësua. Dhe të lodhur katër sy shohin prapë me mirë se dy. fj.u.
  • Dhe ja shih te JA. Si dhe përdoret si lidhëz bashkërenditëse këpujore a shtuese, si edhe, dhe. Si ..., (ashtu) dhe përdoret si lidhëz bashkërenditëse këpujore a shtuese për të lidhur dy fjalë të një fjalie a dy fjali të një fare që krahasohen midis tyre; ashtu edhe, gjithashtu.