Shrek
film
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Shrek është një film i animuar bazuar në romanin Shrek! nga William Steig me regji të Andrew Adamson and Vicky Jenson. Filmi tregon historinë e një përbindëshi i cili, për të rifituar qetësinë në moçalin e tij, detyrohet të udhëtojë së bashku me një gomar që flet për të shpëtuar Princeshë Fionën nga një dragua e për t'ia dorëzuar atë Lordit Farkuad, një lord i cili dëshiron të martohet me një princeshë vetëm e vetëm që të bëhet mbret.
Përralla më e bukur e patreguar.
Shreku
Redakto- [Pasi Fiona gogësin] Unë them gjithmonë, më mirë jashtë se brënda!
- [Pasi tremb disa njerëz dhe ato mbesin në vend nga frika] Kjo është pjesa kur ia fusni vrapit...
- [Menjëherë sapo arrin te pjesa ku tregohet si shpëtohet princesha] Aty mbahu ti se e la mëndja ndonjërin të shkojë aty!
Gomari
Redakto- [Kur Fiona pandeh se Shreku është në fakt Princi i Kaltër] Bjeri mor qylit!
- Lule kuq, gjemi blu, lule kuq, gjemi blu! Do t'ishte më e lehtë sikur të dija të dalloja ngjyrat! [Duke tentuar të gjejë një lule të kuqe me gjemba blu për të shpëtuar Shrekun]
- Do t'i gjej shkallët. Do t'i fus një shkelm bythëve... Shkallët s'do dinë ku të shkojnë! [Duke i dhënë guxim vetes teksa kërkonte shkallët për dhomën më të lartë të kullës më të lartë]
Dialogët
Redakto- Fiona: S'e paske vrarë dragoin?!
- Shrek: Është në listën e gjërave për tu bërë po hajde!
Slloganet
Redakto- Përralla më e bukur e patreguar.
- Princi nuk është simpatik. Princesha nuk është duke fjetur. Ndihmësi nuk po ndihmon. Përbindëshi është heroi. Përrallat nuk do të jenë më kurrë të njëjta.