Zveçani
Zveçani (serbisht: Звечан Zvečan) apo Komuna e Zveçanit ndodhet në pjesë veriore të Kosovës. Kjo komunë është urë lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Sanxhakut Tregu i Ri dhe një herit është njëra nga katër komunat e Kosovës e banuar me shumicën Serbe. Komuna kufizohet me Albanikun në lindje, Mitrovicën në jug dhe Zubin Potokun në perëndim. Në maje të malit në pjesën lindore të vendbanimit gjendet manastiri ortodoks serb.
Zveçani
Звечан / Zvečan | |
---|---|
Koordinatat: 42°54′N 20°50′E / 42.900°N 20.833°E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Mitrovica |
Vendbanime | 36 |
Qeveria | |
• Kryetari i Komunës | Ilir Peci (Partia Demokratike e Kosovës) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 122 km2 (47 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 461 m (1.512 ft) |
Popullsia (2015) | |
• Gjithsej | 16.650 |
• Dendësia | 140/km2 (400/sq mi) |
• Dendësia urbane | 140/km2 (350/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 43000 |
Prefiksi | +383(0)28 |
Targat automjeteve | 02 |
Faqja zyrtare | kk |
Historia
RedaktoLashtësia
RedaktoPër Zveçanin në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përpos se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. Në përgjithësi për Zveçanin si vendbanim dihet shumë pakës dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Nga hartat antike vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotshme.
Mesjeta
RedaktoNë mesjetë Zveçani fillimisht ka qenë pjesë e Perandorisë bizantine. Në vitet 1091 e 1094 ishin zhvilluar dy beteja midis bizantinëve dhe serbëve në këtë zonë sepse perandoria serbe atëherë po zgjerohej me luftë dhe përhapej në Kosovë në shekujt XI e XII. Pastaj në shekujt XIV e XV, turqit e kanë pushtuar gjithë vendin.
Koha osmane
RedaktoNga burimet osmane lë të kuptohet që Zveçani në dhjetorë të vitit 1660 ishte qytet kufitar në mes të elajetit të Rumelisë dhe elajetit të Bosnjës. Qyteti kishte një emër latin (serbë) dhe qendej pranë Tyrbes së Baba Mustafait, përafërsisht 200 metra largë kalasë së Mitrovicës (Kalaja Ogurzezë). Në këtë qytet ishin mbledhur fisnikët e viseve fqinje të Rumelisë për t´i uruar udhë të mbarë Pashait, i cili kishte falë namazin dy herë në xhamin e Zveçanit dhe kishte shpërndarë sadaka.
Qyteti në atë kohë llogaritej ai qytet i pasur në rrafshin e Kosovës dhe përbëhej nga 300 shtëpi me çati të ndërtuara nga tjegullat, xhamia, hani i qytetit, Hamami i qytetit dhe disa dyqane të hijshme. Qyteti ishte seli e një guvernatori (hakim) dhe e një vojvode. Qyteti ndodhej 7 orë udhe në këmbë, largë qytetit të Vushtrisë.[1]
Burimet e boshnjakëve të Sanxhaut të Pazarit të Ri, thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit. Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhakut.
Koha moderne
RedaktoPara luftës në Kosovë në këtë komunë, qytetarët e sajë si parti udhëheqëse kanë zgjedhur "opozitën" e Millosheviqit, mirëpo ndikimi i partive mbështetëse të Millosheviqit ka qenë me gjithë atë i dukshëm. Pas humbjes së serbëve në Kroaci, qeveria e Millosheviqit ka tentuar disa herë të vendoste familje nga Knini në këtë komunë. Mirëpo pas arritjes së tyre në këtë pjesë që atë botë ishte fuqi baroti, një pjesë e tyre u largua drejtë Serbisë dhe një pjesë ka mbetur aty. Pas dëbimit të pjesës më të madhe të njësive të armatosura të bandave serbe nga Kosova, banorëve serbë të ardhur nga Knini ju bashkëngjiten edhe serbë nga viset tjera të Kosovës. Si pasojë përbërja etnike e qytetit u shndërrua.
Edhe pse komuna e Zveçanit bojkoton pavarësinë e qeverinë e re të Kosovës, ajo merr të ardhura nga shteti kosovar. Në anën tjetër merr paratë poashtu nga një fond i organizuar dhe financuar nga qeveria e Serbisë për mbështetjen e strukturave paralele serbe. Në vitin 2011 kishte përplasje midis serbeve dhe forcat e sigurisë (KFORi, Policia kosovare) ku janë ngritur barikade nga serbet për të parandaluar hyrjen e shtetit kosovar në veriun e territorit. Katër ushtarë të KFORit u plagosen me arme nga serbet si pasojë. Protestat në atë kohë ishin nxitur kryesisht nga ekstremisti serb me nofkën "Pagi".
Zveçani akoma vazhdon të refuzohet çdo bashkëpunim me institucionet kosovar apo ndërkombëtar.
Gjeografia
RedaktoKomuna e Zveçanit përfshinë një sipërfaqe prej afro 115 kilometra katrorë dhe ndahet në 18 njësi kadastrave. Serbët thonë se në këtë komunë gjenden 45 katunde, mirëpo ato në të vërtet janë të vogla të klasifikohen si të tilla. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 54 V dhe 20° 50 L.
Ekonomia
RedaktoEkonomia e Zveçanit është e lidhur ngushtë me fatin e Trepçës. Pas luftës shkritorja e Trepçës që gjendet në Zveçan punon me një kapacitet prej 5%. Para luftës në këtë shkritore punonin 4,000 punëtorë. Për shkake të ndotjes së lart që shkaktonte kjo shkritore më 14 gusht 2000, administrata e UNMIK-ut ka kufizuar proceset e punës në vetëm prodhimin e baterive.
Si do që të jetë në këtë komunë tani (2005) operojnë 57 ndërmarrje dhe 152 shitore. Gjitha veprimtarit në këtë komunë janë private dhe punësojnë rreth 500 vetë.
Si problem ekonomik dhe jetësor i kësaj komune është furnizimi me ujë të pijshëm dhe ndotja e lartë e ajërit dhe ambientit me mbeturina e metale të rënda.
Demografia
Redakto- Shiko : Lista e ardhacakëve - Zveçan
Në strukturën e popullsisë së komunës Zveçan përpos ndryshimeve natyrore një rolë të madh kanë luajtur edhe projektet e qeverive të ndryshme Serbe të cilat që nga okupimi i kësaj pjese me qëllim të ndarjen së kësaj pjese nga lidhja tradicionale kulturore me Sanxhakun. Deri më tani ka informata të pakta që mund të përdoren si burime të sakta për numrin e serbëve të prurë në këtë komunë. Kështu nga një burim kuptohet se nga qeveritë serbe janë sjellur banorë nga Serbia. Mirëpo numri i familjeve të vendosura që figuron aty nuk është i plotë. Në këtë dokument qeveritë serbe pranojnë që në kuadër të "reformave agrare" në këtë komunë është vendosur një familje. Sido që të jetë, nga burimet e Sanxhaklive (banorëve jo serb) kjo pjesë ka qenë e banuar nga shqiptarët dhe boshnjakët e sanxhakut që dallojin pak nga ata të Bosnjës. Po ashtu nga këto burime bëhet e ditur që pas largimit të Perandorisë Osmane ka pasur pastrime të mëdha etnike në këtë komunë e cila më parë ishte e zhvilluar dhe luante rolin e një ure lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit.
Si do që të jetë pjesa më e madhe e popullsisë serbe përbëhet nga pasardhësit e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në frontin e Selanikut gjatë luftës ballkanike kundër osmanëve. Si shpërblim të këtyre luftëtarëve të quajtur "solunci" qeveria serbe e asaj kohe ju ka dhënë atyre tokat e shqiptarëve.
Përbërja etnike
RedaktoTani në komuna e Zveçanit përfshinë një sipërfaqe prej afro 140 kilometra katrorë dhe ndahet në 18 njësi kadastrave. Serbët thonë se në këtë komunë gjenden 45 katunde, mirëpo ato në të vërtet janë të vogla të klasifikohen si të tilla. Si do që të jetë në hapësirën e komunës gjenden 16,600 familje duke llogaritur këtu 4,000 serbë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë viti 1999, 250 refugjatë nga Kroacia dhe 300 Romë që thonë se kanë ikur nga Mitrovica në Serbi dhe tani janë kthyer dhe tani jeton (2006) në fshatin Zhitkovac.
Po ashtu thuhet se në këtë komunë janë vendosur gjatë trazirave të Marsit 2004, serbë të ikur nga Sinjara e Mitrovicës (514), Sllatina e Vushtrrisë (48), Obiliqi (35) dhe nga vende tjera (48).
Para ndërhyrjes së NATOS-ë (1999), administrata e Kombeve të Bashkuar gjegjësisht UNHCR ka pasur të dhëna për rreth 12,500 banorë në këtë komunë nga të cilët 95% serbë të Kosovës. Sipas disa burimeve në vetë qendrën e Komunës para luftës kanë jetuar katër familje shqiptare si ndërsa në komunë kanë qenë tri katunde shqiptare: Boletin, Lipë dhe Zhazha.
Përbërja etnike | |||||||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serbë | % | Të tjerë | % | Të strehuar | % | Total | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1991 regj.* | 1,934 | 19.3 | 7,591 | 75.7 | 5054 | 5 | 0 | 0 | 10,030 | ||||
janar 1999 | 2,261 | 24.5 | 6,8225 | 73.9 | 146 | 1.6 | 0 | 0 | 9,229 | ||||
Tani (2005) llog. | 350 | 2.1 | 12,050 | 72.6 | 250 | 1.5 | 4,200 | 25.3 | 16,600 | ||||
Burimi:1991 (*Unreliable) Figures: Civil Registration 1991–Population; National Structure of Municipalities (Yugoslav Statistics Bureau, Belgrade, 1993), pages 123-125. 1999 Figures: Kosovo Village List (UNHCR, March 9, 1999). Current figures: Zvečan/Zvecan municipality. Ref: OSCE .pdf Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine ose .html |
Kultura
RedaktoKultura në komunën e Zveçanit është e dominuar nga kisha ortodokse Serbe pasi që popullsia shqiptare është e dëbuar.
Të dhënat mbi Hanin, xhamin dhe hamamin e qytetit si dhe rrugët me dyqanët e hijshme të përshkruara nga udhëtarët që në vitin 1660, mund të gjenden vetëm në dorshkrime. Mbi ruinat e tyre nuk është e ditur se çka është ndërtuar. Kultura e tanishme Zveçanit është pasqyrë e zhdukjes së kulturës së qytetit kufitar dhe mbushje e saj me elemente serbe.
Qendra kulturore gjendet në qendër të komunës në të cilën gjendet edhe kinemaja me 400 ulëse. Kjo kinema nuk shfrytëzohet për prezantimin e filmave mirëpo shërben për tubime dhe manifestime politike dhe kulturore. Po ashtu në këtë ndërtesë është edhe baza e radio stacionit lokal Radio Mitrovica e Kosovës. Renovimi i saj herën e fundit është bërë më 2004 nga Qendra e Koordinimit për Kosovë. Tani në këtë objekt gjendet edhe Qendra e të rinjve IMC.
Vitet e fundit janë mbajtur tubimet e piktorëve dhe poetëve të mëdhenjtë të Evropës në shtatorë. Si do që të jetë aty kanë marrë pjesë piktorë dhe poet nga vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja. Ky manifestim i quajtur "Piktorët" është një herit edhe manifestimi më i lartë kulturorë. Manifestimi i fundit i përbashkët i serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës është bërë në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë më 2004.
Feja
RedaktoNë territorin e komunës anë e mbanë janë ndërtuar kisha të cilat nga banorët merren për manastire. Në anën tjeter objektet fetare shqiptare janë dëmtuar apo rënuar tërsisht. Objektet më të njohura fetare janë:
- Ruinat e xhamisë nga 1660-ta, lokaliteti i tyre është i panjohur
- Manastiri i Sokolicës në krye me Nënën Makarija
- Kisha e Shën Gjergjit në Zveçan në krye me Milija Arsoviqin, Velimir Stojanoviqin dhe Stanisha Arsiqin
- Kisha në Korilje (kryen shërbime kishtare) në krye me Mish Mitkiqin
- Manastiri i Banjës me në krye me Ati Simeon.
- Kisha ortodokse në Banov Do
- Kisha ortodokse në Zheromincë (Doljanë)
- Si dhe në Zhitkvarë a filluar ndërtimi i një kishe të re Ortodokse
Media
RedaktoNë Zveçanë emitojnë emisionet e tyre një statcion teliviziv dhe dy radiostacione. Për dashamirët e shtypit përposë gazetae të ardhura nga Serbia banorët përkujdeset edhe një gazetë lokale.
- TV Most - është një stacion televiziv në gjuhën serbe, pronë e Zvonimir Miladinoviqit.
- Radio AS - është një radio stacion në gjuhën serbe, pronë e Sllobodan Krstoviqit dhe Lubisha Radovanoviqit.
- Radio Kosovska Mitrovica - është një radio stacion në gjuhën serbe, pronë e Milan Mihaloviqit .
- Jedinstvo - është gazeta lokale në gjuhën serbe, pronë e Nada Simiqit
Politika
Redakto- Artikulli kryesor: Zgjedhjet lokale - Zveçani
Politika e komunës dominohet nga partitë serbe, partitë shqiptare nuk janë prezentë pos asaj të AAK-së. Para luftës Zveçani ka qenë e vetmja komunë "opozitë" nga gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kështu kjo komunë është udhëhequr që nga 1992-ta nga partitë opozitare dhe deri më tani kuvendi i komunës ka pasur 10 kryetarë i pari i tyre ishte Desimir Pelkoviq si anëtarë i "Iniciativës Qytetare". Mirëpo në të njëjtën kohë SPS dhe SRS kishin një mbështetje të fortë në Zveçan. Marrëdhëniet në mes të prijësve lokal të partive kanë qenë po thuaj se që nga 1992-ta të baraspeshuara. Në asamblenë e kuvendit momental (2006) partia në fuqi ka 13 vende nga gjithsej 27.
Infrastruktura
RedaktoDeri vonë pas luftë në komun për "siguri" janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punënsim edhe të popullates serbë në rradhët e veta. Si do që të jetë der në këtë kohë për gjendjen e siguris ka shumë pak të dhëna dhe ato që janë vijnë nga bandat serbe me qender në Beograd.
Shih edhe
RedaktoBurim i të dhënave
Redakto- Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1209_en.pdf Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine
- Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: zvecani.pdf
- Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
- Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
Redakto- Qarku Mitrovica Arkivuar 4 nëntor 2008 tek Wayback Machine
- KK Zvecan
- Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
- OSCE Profile of Zvecan .pdf Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine
- OSCE Profile of Zvecan .html
- Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Zveqani - sharri.net
- Organizata Internacionale e emigrimit
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions Arkivuar 15 tetor 2008 tek Wayback Machine - raport para dhe pas luftës - anglisht
Stema e shtetit |
|
Banjska | Banovdolli | Boletini | Breznica | Dolana | Graboci | Grizhani | Izvori | Jasheviku | Kamenica | Korila | Kulla | Lipa | Lipovica | Llovaca | Llovka | Llozishti | Matica | Mekidolli | Potoku i Jankut | Rahovica | Reka e Banjskës | Rudari i Madh | Rudari i Vogël | Rudina | Sendoja | Sërboci | Suhadolli i Banjës | Vallaçi | Vilishti | Zveçani i Vogël | Zhazha | Zherovnica | Zhitkoci