Ulcera peptike
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ulcera peptike është plagë në mbështjellësin e brendshëm të lukthit ose duodenit. Duodeni është pjesa e parë e zorrës së hollë (pjesa e parë pas përfundimit të lukthit). Ulcera peptike në lukth quhet ulcerë gastrike. Nëse ulcera peptike ndodhet në duoden, quhet ulcerë duodenale. Ulcera peptike po ashtu mund të zhvillohet edhe mbi lukthin, në ezofag, kanalin i cili lidh gojën me lukthin. Por shumica e ulcerave peptike zhvillohen në lukth dhe duoden.
Shumë njerëz kanë ulcerë peptike. Ju mund të keni edhe ulcerën gastrike edhe atë duodenale në të njëjtën kohë dhe po ashtu mund të keni më shumë se një ulcerë gjatë jetës.
Ulcera peptike mund të mjekohet me sukses. Hapi i parë për ta mjekuar atë është të vizitoni mjekun.