[go: up one dir, main page]

Coordinated Universal Time

(Përcjellë nga UTC)

Coordinated Universal Time (shqip: Koha e Koordinuar Universale), njohur edhe si UTC, është referenca kryesore e orëve dhe e kohës, sipas së cilës ndahet Tokazona kohore. Ky standard është përndryshe pasardhësi i Greenwich Mean Time (GMT).

Koordinimi i transmetimeve të frekuencave dhe të kohës u vendos më 1 janar 1960. UTC për herë të parë u adoptua zyrtarisht në 1963 si Rekomandimi 374 i CCIR-së, Standard-Frequency and Time Signal Emissions (shqip: Transmetime të Sinjalit të Kohës dhe Frekuencës Standarde), por emri zyrtar anglisht i Kohës së Koordinuar Universale (bashkë me atë francez) nuk u adoptuan deri në 1967.[1]

Sistemi u tjetërsua disa herë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër kur sinjalet radiofonike transmetuan edhe në UTC dhe në "Kohën e Ecur Atomike (SAT)" përpara se të adoptohej një UTC e re në 1970 dhe të futej në përdorim në 1972. Ky ndryshim poashtu pati vend edhe për sekondat e brishta për të thjeshtësuar tjetërsimet në të ardhmen. Ky Rekomandim i CCIR-së 460 "deklaroi që (a) frekuencat bartëse dhe intervalet kohore duhet të mbahen stabile dhe duhet të përputhen me definimin e sekondës SI; (b) tjetërsimet e hapave, kur nevojiten, duhen të jenë saktësisht 1 sekondë për të mbajtur pajtimin e përafërt me Kohën Universale (Universal Time, UT); dhe (c) sinjalet standarde duhet të mbajnë të dhëna mbi dallimin mes UTC-së dhe UT-së."[2]

Konferenca e Përgjithshme mbi Peshat dhe Matjet adoptoi një rezolutë për t'a ndryshuar UTC-në me një sistem për t'i mënjanuar sekondat e brishta para vitit 2035.[3]

Varianti i tanishëm i UTC-së përkufizohet nga Rekomandimi i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU-R TF.460-6), Standard-Frequency and Time Signal Emissions,[4] dhe bazohet mbi Kohën Atomike Ndërkombëtare (International Atomic Time, TAI) me sekondat e brishta të shtuara në intervale jo të rregullta për të kompensuar për dallimin e grumbulluar mes TAI-së dhe kohës së matur nga rrotullimi i Tokës.[5] Sekondat e brishta shtohen kur duhet që të mbahet UTC-ja brenda 0.9 sekonda nga varianti kryesor i kohës universale, UT1.[6] Shihni nëntitullin "Numri i sekondave të brishta të shtuara" për numrin e sekondave të brishta që u shtuan deri tash.

Etimologjia

Redakto

Përdorimet

Redakto

Mekanizmi

Redakto

Zonat kohore

Redakto


Ora e verës

Redakto

Gjithë verë do të ndrojmë orën normale nën orën e verës duke vënë orën një orë më përpara.

Historia

Redakto

Numri i sekondave të brishta të shtuara

Redakto

Sekonda e parë e brishtë u shtua më 30 qershor 1972. Që atëherë, sekondat e brishta kanë ndodhur përafërsisht çdo 19 muaj, çdo herë më 30 qershor ose 31 dhjetor. Që prej korrikut 2022, kanë ndodhur gjithsej 27 sekonda të brishta, të gjitha pozitive, duke e vendosur UTC-në 37 sekonda prapa TAI.[7]

Arsyetimi

Redakto

E ardhmja

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ McCarthy 2009, f. 4.
  2. ^ McCarthy 2009, f. 5.
  3. ^ "Resolutions of the General Conference on Weights and Measures (27th Meeting)". Bureau Internatioonal des Poids et Mesures (në anglisht). 19 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2022. Marrë më 19 gusht 2022.
  4. ^ ITU Radiocommunication Assembly 2002.
  5. ^ Chester 2015.
  6. ^ "How often do we have leap seconds?". NIST Time Frequently Asked Questions (FAQ) (në anglisht). National Institute of Standards and Technology, Time and Frequency Division. 4 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 13 korrik 2017.
  7. ^ Bulletin C 2022.