[go: up one dir, main page]

Partia Socialiste e Shqipërisë

parti politike shqiptare
(Përcjellë nga PSSH)

Partia Socialiste e Shqipërisë është aktualisht mazhoranca ne Shqipëri. Ajo lindi në vitin 1991 pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë. Lider i kësaj force politike është Edi Rama.

Partia Socialiste e Shqipërisë
ShkurtesaPS
KryetariEdi Rama
Sekretari i përgjithshëmDamian Gjiknuri
Kryetar i Grupit KuvendorTaulant Balla
Themeluarkorrik 13, 1991 (1991-07-13)
Paraprirë ngaPartia e Punës
SeliaSheshi Austria 4, 1001 Tiranë
GazetaZëri i Popullit
Krahu i të rinjveForumi Rinor Euro-Socialist
Anëtarësimi (2021)Increase 112,000[1]
IdeologjiaDemokracia socialiste[2]
Pro-Evropianizëm[3]
Krahu politikQendra e majtë[2] deri në krahun e majtë[4][5][6]
Përkatësia evropianePartia e Socialistëve Evropianë (bashkëpunëtor)
Përkatësia ndërkombëtareInternacionalja Socialiste
ParimiPër Shqipërinë që duam
Kuvendi
74 / 140
Bashkitë
53 / 61
Faqja zyrtare
ps.al

Histori

Redakto

PPSH-ja u themelua në vitin 1941 me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë dhe në vitin 1948 ndërroi emrin duke u quajtur Partia e Punës se Shqipërisë. PPSH-ja ishte një parti marksisto-leniniste dhe udhëhoqi në formën më ekstreme. Vizioni i saj komunist ishte ndër më të rreptit. Ajo mori pushtetin në vitin 1946 dhe i dha jetë sistemit më të egër diktatorial në Evropën e bllokut Sovjetik. Ishte Shqipëria i pari shtet ne Evropë i cili ndaloi fenë me ligj kushtetues duke ndaluar kështu ushtrimin e besimit jo vetëm nëpër institucione fetare por edhe ne kushte shtepijake. PPSH-ja u udhëhoq qysh nga fillimi nga Enver Hoxha, i cili që nga viti 1944 e deri në vitin 1954 ushtroi njëkohësisht dhe funksionin e Kryeministrit, dhe funksionin e Ministrit te Jashtëm. Shqipëria nën drejtimin e Enver Hoxhes ndoqi veç të tjerash dhe politiken e izolimit nga bota.

Me vdekjen e Hoxhes në vitin 1985 drejtimin e Partisë së Punës e mori në dorë Ramiz Alia i cili i detyruar nga kushtet zbuti disi luftën e klasave. Pas rënies se murit të Berlinit filluan demonstratat masive të cilat do të ndryshonin dhe kursin. Partia e Punës se Shqipërisë do të quhej Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Ramiz Alia i detyruar nga gjendja e rende në vend do të bënte ndryshime kushtetuese. Ne vitin 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste ku Partia e Alise do të fitonte, por për te ndenjur në pushtet vetëm një vit. Zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992 do të sillnin në pushtet Partine Demokratike të Sali Berishes.

Udha e re

Redakto

Në Kongresi e PPSh të vitit 1991 u morr vendim që ti ndërrohet emri partisë se Enver Hoxhes në Partia Socialiste e Shqipërisë. Partia Socialiste qëndroi në opozite që nga viti 1992 deri në vitin 1997. Ne zgjedhjet e vitit 1992 PSSH arriti të marrë 25,7 % të votave kundrejt 56,2 % që kishte marrë vetëm një vit më parë ndërkohe që PDSH mori 62,1 % duke marrë 92 nga 140 vendet në Parlament. Ne zgjedhjet e vitit 1996 PSSH humbi terren duke marrë vetëm 20,4 % e përkthyer në dhjet vende në Parlament ndërkohe që PD mori 122 vende. PSSH akuzoi Berishën për manipulim të zgjedhjeve duke qenë se numërimi i votave nuk ishte zhvilluar nga një komision qendror por nga komisione qendrash votimi. Ne vitin 1997 Qeveria e Aleksander Meksit u detyrua të japë dorëheqjen dhe të shpalle zgjedhjet e parakohshme. Protestat dhe pakënaqësia ndaj Berishës sollën partine socialiste në pushtet.

Pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997 PSSH arriti të marrë 52,7 % ose 101 vende në parlamenti. Kryetari socialist Fatos Nano u zgjodh kryeministër. Edhe në zgjedhjet e vitit 2001 socialistet do të rikonfirmoheshin në maxhorance por me një përqindje me te ulet nga ajo e zgjedhjeve të mëparshme, 41,5 %. Se bashku me Partine Socialdemokrate dhe me Aleancën Demokratike do të kishin 73 deputete nga 140.

Në vitin 2004 Partia Socialiste do të kishte ndarjen me një grup brenda saj të cilët krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005 ku pushteti kaloi në duart e qendrës se djathte pas tetë vitesh. Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PSSH dhe u zëvendësua me Edi Ramën i cili njëkohësisht është dhe Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009 koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga Partia Soicialiste e Edi Ramës siguroi 64 vende, 6 vende më pak se koalicioni Aleanca e Ndryshimit e drejtuar nga Partia Demokratike i cili siguroi 70 vende. Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim siguroi 4 vende. Disa ditë pas zgjedhjeve kryetari i PSSh deklaroi që zgjedhjet ishin të rregullta dhe korrekte. Këto zgjedhjet ashtu si edhe zgjedhjet e mëparëshme u monitoruan nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë të OSCE. Mbas daljes së rezultateve kryetari i PSSH ndryshe nga deklarimet e mëparëshme deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar, edhe pse rezultatet e tyre ishin firmosur nga komisionerët e partisë së tij. Vëzhguesit ndërkombëtarë i deklaruan zgjedhjet e vitit 2009 si zgjedhjet më të mira që ishin zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Disa nga drejtuesit e PSSH i kërkuan Ramës të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen ashtu siç bëri edhe paraardhësi i tij Fatos Nano. Edi Rama edhe pse humbi zgjedhjet vendosi përsëri kandidaturën për kryetar të PSSH dhe u zgjodh kryetar i kesaj partie për mandatin e tij të 2-të me mbi 99% të votave. Këto zgjedhje u kritikuan nga disa drejtues të PSSH-së si zgjedhje formale të paracaktuara.

Në vitin 2013, krytari i partisë, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet.

Partia Socialiste e udhëhequr nga Rama mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017 më 25 qershor 2017. Një ditë më pas, rezultatet e pjesshme sugjeruan se Partia Socialiste kishte fituar shumicën.[7]

Referime

Redakto
  1. ^ "Baza sukseseve të Partisë Socialiste janë: fryma, organizmi dhe lidershipi". PS. Socialist Party of Albania. 12 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2021. Marrë më 24 tetor 2021.
  2. ^ a b "European Election Watch Albania" (në anglisht). Center for Strategic and International Studies. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2022. Marrë më 4 janar 2022.
  3. ^ "Strategic Partnership with Kosovo". Socialist Party. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 19 maj 2022.
  4. ^ "AP Interview: Albania PM says opposition ruining EU chances". Associated Press (në anglisht). 22 qershor 2019. Edi Rama, also leader of the ruling left-wing Socialist Party, also told The Associated Press in an interview Friday he was determined the June 30 municipal elections would be held despite opposition unrest since mid-February.
  5. ^ "Albanian Socialists Pledge Reforms, Jobs After Election Win Confirmed". Voice of America (në anglisht). 27 korrik 2017. Albania's left-wing Socialist Party appears headed for a new governing mandate.
  6. ^ "Socialists win majority in Albania general election". Independent.ie (në anglisht). 27 qershor 2017. Albania's left-wing Socialist Party has secured a second mandate in a general election, winning a majority of seats in parliament, nearly complete results showed on Tuesday.
  7. ^ Albanian Socialists to get parliamentary majority, partial vote count shows Reuters