Organizata joqeveritare
Organizatat joqeveritare janë organizime të financuara dhe të mbështetura nga faktorë të ndryshëm joqeveritare dhe janë të paramenduara të krijohen për të zgjidhur një problem shoqëror, individual, grupor ose më gjerë; për të marrë pjesë në jetën publike; për të shfrytëzuar burimet për arritjen e një qëllimi të caktuar.[1]
Varësisht nga financimi dhe veprimtaria e tyre ato mbështete apo edhe ndalohen nga qeveritë shtetërore në territoret ku ato veprojnë.
Në lidhje me karakteristikat e organizatave joqeveritare, mendohet se dominojnë këta përcaktorë: ato janë formalisht të institucionalizuara; janë joqeveritare, janë jofitiprurëse; vullnetare dhe, natyrisht, vetëqeverisëse. Ndërsa, sa i përket funksionit të tyre, ai shtrihet në: “shoqërimin e qytetarëve; në-shoqërimin politik të qytetarëve-politizimi; në mbledhjen e informacioneve; në arsimimin e njerëzve për fusha të caktuara; në përfaqësim dhe në shtrirjen e ndikimit dhe të mbikëqyrjes.[1]
Kështu p.sh organizata joqeveritare me seli në një shtet tjetër zakonisht paraqiten në shtetin tjetër si organizata joqeveritare ndërkombëtare, mirëpo veprimtaria e tyre në shtetin tjetër varet në shkallë të madhe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të atyre shteteve. Në botë ka shumë raste të ndalimit apo të mos lejimit të hyrjes në shtetin e vet për shkak të mbështjeteve indirekte qeveritare. [2]
Referime
Redakto- ^ a b Esat Stavileci : Kontribute për studentë Arkivuar 13 maj 2007 tek Wayback Machine
- ^ "Zëri Yt, Kujdes nga OJQ-të". Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2009. Marrë më 30 qershor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)