[go: up one dir, main page]

Nemanjiqët (serbisht: Немањићи / Nemanjići) ishin familje mbretërore dhe sundimtarë të Serbisë mesjetare.[1]

Stema e Nemanjiqet

Ishte dinasti e madhe serbe. Sundimtari i parë i dinastisë ishte zhupani i madh Stefan Nemanja i cili sundoi nga 1166-1196, më vonë ai u bë murg. Ai kishte tre djem - Stefanin, Vukanin dhe Rastkon. Rastko u bë murg dhe tani ai njihet si Shën Sava. Stefani mori fronin me sukses nga babai në vitin 1217, u bë mbret, dhe drejtoi deri në 1228. Ai është i njohur si Stefan Prvovenčani (i pari i kurorëzuar). Ai u ndihmua nga djali i tij i madh, Stefan Radosllav, i cili sundoi nga 1228-1234, derisa vëllai i tij i vogël Stefan Vladislavi e rrëzoi atë. Vladislavi mbretëroi deri më 1243, dhe u pasua nga vëllai i tij Uroshi I, i cili mbretëroi më së gjati nga të gjithë Nemanjiqët - nga 1243-1276. Djali i tij më i madh, Stefan Dragutini e rrëzoi atë, por ai mbretëroi vetëm gjashtë vjet, deri në vitin 1282, sepse ra nga kali. Ai u pasua nga vëllai i vogël, Milutin. Milutini ndërtoi mbi 40 manastire dhe kisha, përfshirë Manastirin e GraçanicësSerbinë e sotme të jugut. Djali i tij, Stefan Deçanski, mbretëroi nga 1321-1331. Pas kësaj, froni iu dha Stefan Dushanit, i njohur gjithashtu si Dushani i Fuqishëm. Ai pushtoi territore të mëdha - nga Bosnja deri në Bullgari dhe Greqi. Ai u pasua nga djali i tij i vetëm, Uroshi i Dobët, në 1355. Uroshi ishte shumë i ri në atë kohë, kështu që nëna e tij sundoi në vend të tij. Ai ishte mbret deri në vitin 1371.

Referime

Redakto
  1. ^ Enciklopedijski leksikon, Istorija, Beograd, 1970, f. 463