Hunda
Hunda i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëjë me nuhatjen. Hunda te gjallesat zakonisht është e vendosur në kokë dhe përdoret për frymëmarrje gjat së cilës nuhaten aromat që kalojnë nëpër këtë zgavër. Ky organ nuk është njësoj i zhvilluar te të gjitha gjallesat, por dallon për nga forma dhe aftësia e nuhatjes.
Anatomia e hundës
RedaktoDy vrimat e hundës, të quajtura hojzat e hundës, çojnë në një vend bosh të quajtur zgavra e hundës. Kur marrim frymë, ajri thithet në pjesën e poshtme të zgavrës së hundës. Atje, disa qime të shkurtra filtrojnë grimca të mëdha pluhuri nga ajri, dhe mukusi në muret anësore të zgavrës e ngroh dhe e njom ajrin përpara se të shkojë në mushkëri. Tavani i zgavrës së hundës ka në sipërfaqe shumë fije të vogla të ndieshme-fibra nervore ndijimore të nervit të nuhatjes. Lëndët kimike në ajër shpërbëhen në mukus dhe "thithen" nga fijet.